• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Reforma në drejtësi, çfarë lëviz nën tryezë

by
03/06/2015 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokument rreth 400 faqe do të dalë nga tryezat e komisionit parlamentar të reformës në drejtësi në tetë qershor. Është një fotografi e detajuar e gjendjes që kalon sistemi ynë i drejtësisë, por edhe i nevojave për ndryshime strukturore e ligjore që ai ka tashmë prej kohësh. Për formulimin e këtij dokumenti është kryer një punë e madhe nga ekipet e ekspertëve që i janë bashkangjitur procesit të reformës të drejtësisë prej disa muajsh.

Nuk pritet që ky dokument të japë dhe zgjidhjet për situatën e  krijuar. Të paktën jo kaq shpejt. Megjithatë nga indikacionet që ai jep, dalin qartë disa nga piketat e ndryshimeve që priten në drejtësinë shqiptare. Ja disa prej ideve që po hidhen:

Ta prekim apo jo Kushtetutën

Kjo është shpata e madhe që qëndron mbi krye, në reformën e drejtësisë. Ditët  fundit kanë dalë në media disa nga detajet më delikate të draftit të reformës, siç qe propozimi për të pasur një “KLD” paralele edhe për prokurorinë. Pra, një instancë e cila të zgjedhë prokurorët në bazë të një sistemi rregullash të përcaktuara.

Që nga viti 1998 piramida e prokurorisë është tërësisht e centralizuar. Prokurori më i lartë ka kompetenca thelbësore mbi prokurorin më të ulët. Kështu, prokurori i apelit dominon mbi vendimet eprokurorit të shkallës së parë etj. Ndërkohë që Prokurori i përgjithshëm mund të ndërhyjë kudo, në çdo çeshtje, edhe në provincën më të largët të vendit.

Rezultati është ky që shohim të gjithë. Prokuroria është sot njëri ndër organet më të kritikuar për rezultate të dobëta në luftën kundër krimit, sidomos krimit ekonomik, korrupsionit, por edhe për krimet e rënda goditja s’ka qenë ajo që duhej.

Tashmë kryefjala e reformës duket se është “eksperimentim”. Pra, të provohen rrugë dhe mjete për të shkundur situatën aktuale. Po përvijohen dy linja kryesore, sipas ekspertëve që po merren me konceptimin e masave konkrete:

Niveli i parë: me anë të ndërhyrjes në Kushtetutë. Një hap i vështirë, për arsye se që të ndryshosh ligjin themeltar, duhen më shumë vota sesa ka shumica në parlament. Pra, duhet konsensusi i opozitës. Propozimet, në këtë rast, janë mjaft interesante. Fjala është që të ketë disa prokurorë “të përgjithshëm”, ose me kompetenca të krahasueshme me prokurorin e përgjithshëm, të cilët të mbulojnë sfera të ndryshme veprash penale. Për shembull, mund të ketë prokurorë të përgjithshëm që mbulojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri krimet e rënda, krimin ekonomik, krimet kundër rendit publik.

Nëse kjo nuk realizohet, hyn në fuqi niveli i dytë: do të bëhet përpjekje që të paktën për krimin ekonomik, të ketë një ligj të posaçëm, me një prokuror të veçantë, sipas modelit aktual rumun dhe kroat. Ata kanë një prokuror të veçantë, ose “të përgjithshëm” vetëm për këtë lloj krimi. Në këto vende, prokurori në fjalë është automatikisht edhe zv. Prokuror i përgjithshëm, duke mbajtur kompetencat më të larta për fushën në fjalë. Ky prokuror parashihet të ketë të njëjtën procedurë miratimi, si dhe prokurori i përgjithshëm.

Tendenca e grupit të punës që po merret me konturet e reformës, shprehen ekspertët pranë komisionit parlamentar, është që të thyhet centralizmi aktual i organit të akuzës, i cili ka prodhuar stanjacion, varësi politike, korrupsion dhe ngecje të hetimit për çeshtje të ndryshme.

Ngritja e “KLD” të prokurorisë është një nga lëvizjet e mundshme. Dhe ndryshimi do të jetë jo i vogël. Parashihet që masat të merren nga ky organ, e jo nga prokurori i përgjithshëm, siç ndodh aktualisht. Ndoshta ky hap s’do të kërkojë të ndërhyhet në Kushtetutë. Sot prokuroria ka një këshill të sajin, një instancë që formaisht ngjan me KLD, por që ka kompetenca minimale. Opsioni i parë që diskutohet, thonë ekspertët që pyeti JAVA, është që të zgjerohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në aspektin e kompetencave. Pra të mos ketë vetëm tagër për të kryer ndryshime në sistemin e gjyqësorit, siç ndodh sot, por edhe në sferën e hetimit. Pra, prokurorisë. Megjithëse quhet “Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, në fakt ky organ i drejtuar nga kreu i shtetit, ka kompetenca vetëm mbi gjyqësorin, duke e lënë Prokurorinë jashtë.

Kurse opsioni i dytë për të cilin ka diskutime në rangjet e ekspertëve pranë komisionit parlamentar të drejtësisë, është që këshilli aktual i prokurorisë të marrë kompetenca më të gjera. Pra, të vendosë ky organ, e jo Kryeprokurori. Edhe ky variant, me shumë gjasë, nuk do të kërkojë ndryshime në kushtetutë.

Ndryshimi i KLD, një imperativ i momentit

Në suazën e ndryshimeve që po debatohen, nuk mbetet jashtë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, molla e përjetshme e sherrit mes politikës dhe drejtësisë. Në kuadrin e reformës së drejtësisë, njëra ndër masat që po përflitet, thonë ekspertët, është ajo e uljes së përfaqësimit të gjyqtarëve në KLD. Sot dy të tretat e këtij institucioni përbëhet nga gjyqtarët, çka ka shkaktuar një fenomen shqetësues kientelizmi dhe fryme klanore brenda të gjithë sistemit të drejtësisë.

 

Next Post

Konflikti për një femër solli masakrën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In