Për shumë banorë dhe individë, të cilët pretendojnë se kanë prona në Dhërmi dhe që kanë kryer investime të rëndësishme në fushën e turizmit, të hotelerisë, turizmit familjarë, apo që kanë ndërtuar në pronat e tyre shtëpi pushimi etj., është ndezur drita e gjelbër nga bashkia e Himarës për të marrë certifikatat e pronësis. Të gjithë ata persona të cilët nuk kanë paraqitur dokumentat për pronat që disponojnë duhet t’i paraqesin ato tashmë pranë zyrave të regjistrinmit të pasurive të hapura në Himarë dhe Dhërmi.
Pas paraqitjes së dokumentacionit do të fillojë edhe matja në terren të parcelave që pronarët pretendojnë se i kanë në pronësi të tyre. Gjatë procesit të matjes së pronave do të jetë jo vetëm personi që pretendon pronësinë, por edhe kufitarët me të, me qëllim shmangijen e konflikteve apo të mbivendosjeve. Urdhëresa e Bashkisë Himarë përcakton se është e domosdoshme që parcelat të jenë të pastruara, sidomos pikat kufitare të pronësis. Dokumentacioni që duhet të kenë me vete pretenduesit e pronave duhet të jetë 1.
Akti i marrjes së tokës në pronësi; 2. Vendimin e gjykatës për ekzekutim; 3. Vendim kthimi nga Agjensia e Kthimit të Pronave; 4. Çdo document tjetër që provon pronësin. Duket se ky është hapi I parë I madhë me qëllim certifikimin e pronësive në jug të vendit, sidomos në një nga zonat më të lakmuara në fushën e turizmit që është Dhërmiu. (www.javanews.al)










