Pasi u vu re se ish kreu i SHISH, Fatos Klosi ishte i pranishëm në një nga takimet e Shyqo Kapllanit, kandidat i LSI-së për zgjedhjet e 21 qershorit, i ulur pranë Petrit Vasilit, filluan aludimet në media se zoti Klosi po i rikthehet zyrtarisht sërisht LSI-së.
I kontaktuar nga javanews.al, zoti Klosi tha : “ Kam qenë përherë dashamirës i kësaj mazhorance dhe pranë LSI, por vajtja ime në takimin e Mallakastrës nuk ka asnjë domethënie se unë do rikthehem zyrtarisht në LSI. Jam dashamirës dhe mbështetës i saj, por kaq”, tha Klosi i pyetur nga javanews.al mbi këtë tezë të hedhur nga mediat.
Kujtojmë se zoti Klosi ka qenë pjesë e LSI dhe kandidat i saj në Mallakastër ne vitin 2005. Ishte pjesë e LSI deri në momentin kur kjo e fundit bëri koalicion me PD në vitin 2009, ku Klosi doli publikish kundër koalicionit.








