• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë PLANI C!

by Aalison Pearse Stevens
21/03/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Në të parën deklaratë për mediat pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i pyetur për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformës në drejtësi, shprehet se priste më shumë rezistencë për draftin e reformës. Ai thotë se nëse nuk do të ketë pengesa të reja rrugës, është i bindur se reforma do të kalojë “pa stërmundime”, shprehet Rama për Javanews.al

Ndërkaq, duke korigjuar deklaratën e tij të hershme rreth Planit B, i cili u konsiderua nga opinoni publik sikur nënkuptonte zgjedhjet e parakohshme, Rama shprehet se në fakt këto zgjedhje “janë Plani C”, si për të treguar sa e largët është sipas tij kjo mundesi. Rama thotë megjithatë  se “është plotësisht dakord me ata që flasin për zgjedhje të parakohshme, nëse reforma s’kalon”.

Ja prononcimi i Plotë i kryeministrit Rama për Javanews.al:

  1. Zoti Rama, sa besoni aktualisht se reforma nuk do të bjerë viktimë e makinacioneve politike, prej të cilave shumica qeverisëse u mundua ta mbajë larg procesin me këmbëngulje në muajt e shkuar?

Une besoj shumë se do te behet gjëja e duhur. Kam pritur më shumë perpjekje për ta penguar reformën. Ato kanë qenë mjaft të dobëta, po të kemi parasysh se sa të forta janë qëllimet dhe propozimet që permban kjo reformë.

Pra gjithçka deri me tash ka qenë fare normale, edhe sikur të kishte pasur shumë më tepër përpjekje për të ngritur pengesa, përsëri nuk do të kishte qenë anormale. S’ka reformë pa reaksion dhe kjo nuk është një reformë e zakonshme, është një tërmet! Prandaj nëse trendi i mëtejshëm do të jete ky i derisotmi, reforma do të kalojë pa stërmundime.

  1. A e konfirmoni qartë dhe prerë se në rast mosaprovimi të reformës në drejtësi, do të kemi zgjedhje të parakohshme?

Une s’flas asnjëherë me nëqoftëse dhe nuk shoh arsye për të menduar zgjedhjet, përderisa plani A është në rrugën e vet të natyrshme dhe as që është shtruar fare deri këtu nevoja për planin B!

Zgjedhjet do të ishin plani C, pra një mundësi shumë e largët që mbase do ta konsideronim nëse plani A nuk funksionon dhe nëse plani B nuk realizohet…

Por, thënë këto, jam plotësisht dakord me ata që kanë folur për zgjedhje nëse reforma s’kalon, në kuptimin që kjo reformë nuk mund të dështojë sikur asgjë s’ka ndodhur! Sepse është reforma që garanton të gjjtha reformat e tjera. S.MINXHOZI

 

Next Post

Ferri në tokë/ Ja sesi trajtohen të sëmurët mendorë në këtë vend (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In