• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Flet për herë të parë çifti gay që u martua në Shqipëri

by
03/06/2015 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Michael ka 30 vjet me partnerin e tij Donald. Në fillim ka sakrifikuar në lidhjen e tyre Michael, kurse në muajt e fundit është Donald, që po bën të njëjtën. Ai ka ardhur në Shqipëri dhe punon si mësues, të jetë pranë partnerit, nëpunës në Ambasadën britanike. Falë ligjit të vendit të tyre, por më shumë për të mos humbur më kohë, çifti i të njëjtit seks ka vendosur që këtë fundjavë të celebrohet në përfaqësinë e Madhërisë së Saj në Tiranë. “Për shkak se Ligji në Mbretërinë e Bashkuar mbi martesën ndryshoi vetëm kohët e fundit (dhjetor 2014), ne s’kishim mundësi për ta përfunduar këtë proces përpara mbërritjes tonë në Shqipëri (shkurt 2013). Kthimi ynë i planifikuar në Britaninë e Madhe është zyrtarisht në shkurt të vitit 2016, prandaj ne gëzojmë të drejtat që si qytetarë britanikë që jetojnë jashtë vendit të kemi akses njësoj si ata brenda Britanisë, pra si të gjithë çiftet për shërbime konsullore; kjo e përfshin edhe mundësinë për t’u martuar në Konsullatën britanike”, thotë Michael për “JAVA”.

Britania

Duke gjykuar për shtrirjen e gjatë të lidhjes së tyre, mund të hidhet dritë dhe për evoluimin e Ligjit të martesave së të njëjtit seks në Britani, ku ende Irlanda e Veriut nuk e ka aprovuar, kurse në ditët e fundit Irlanda ka bërë hapin e madh duke e lejuar martesën e të njëjtit seks. Duhet të kujtojmë se Britania që në mesin e viteve ’60 e ka dekriminalizuar homoseksualitetin, por në vitin 1988, Thatçer e çoi pas të gjithën, pasi përcolli një nen që e kufizonte. Vetëm pas viteve ’90, të drejtat e komunitetit të LBGT në Angli janë përmirësuar, si askund tjetër në botë, duke u bërë një shembull për vendet e tjera në këtë fushë. Vetë Michael dhe Donald janë prova më e mirë, kur mendon jetëgjatësinë e lidhjes. Ata janë lidhur tre dekada më parë dhe në fillim e kanë pasur shumë të vështirë derisa e kanë pohuar prirjen e tyre dhe më pas edhe partneritetin. Kanë mundur gjatë këtyre viteve që jo vetëm ta pohojnë, por edhe të marrin aprovimet e të afërmve të tyre dhe tashmë nga statusi i partneritetit civil, që sërish është status por nuk të siguron të njëjtat të drejta si martesa, po kalojnë në një stad të ri. Vetëm vitin e shkuar, Anglia miratoi ligjin e martesave mes së njëjtës gjini dhe të gjithë çiftet që ishin në partnership civil mund të bënin procedurat për të kaluar në martesë. Këtë proces, Michael dhe miku i tij vendosën ta bëjnë në Shqipëri: “Për më tepër, për t’u siguruar të kishim akses në të drejta të caktuara, si një çift i martuar sa më shpejtë të ishte e mundur: e këtu përfshihet shtimi i pensionit, nivel ndihmës taksash dhe rregullimin e punës tonë të përbashkët si një çift i martuar, p.sh. çështjet e trashëgimisë apo përgjegjësitë familjare në rast sëmundjeje”.

Shqipëria

Një nga arsyet, e cila është dytësore lidhet edhe me faktin se “…çdokush që shërben në një zyrë publike mund të veprojë si një shembull pozitiv për ndryshim. Duke realizuar ceremoninë e martesës tonë në një komunitet lokal dhe të qenit të hapur në lidhje me marrëdhëniet tona, mund të inkurajojë shumë më tepër anëtarët më të tërhequr të komunitetit të ngrihen për të drejtat e tyre dhe shpresojmë se mund të frymëzojmë shumë më tepër respekt për komunitetin LGBT prej vendimmarrësve lokalë dhe politikanët”, shprehet Michael.

Por Shqipëria megjithë hopin e jashtëzakonshëm që ka bërë, ka mbetur në vend. Edhe pse në këtë stad mund të quhet për disa shumë i avancuar. Të kujtojmë se: Kodi Penal kishte të sanksionuar dënime të ashpra ndaj tyre 20 vite të shkuara. Për hir të së vërtetës, janë premtimet e qeverive Berisha dhe tashmë Rama, që u kanë ngritur shpresat LBGT-ve shqiptarë për mbështetje. Anipse gjërat kanë ndaluar. “Para dy vitesh Këshilli i Europës dhe organizatat LGBT, draftuan ndryshimet në Kodin e Familjes ku bashkëjetesa nuk do te përcaktohej me si bashkim i një burri dhe një gruaje por midis dy personave. U premtua nga Ministria e Mirëqenies Sociale që ky ligj do të prezantohej në parlament brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes. Në fakt, janë bërë dy vjet dhe kjo çështje po sorrollatet. Tani ka ngecur tek Ministria e Drejtësisë, e cila nuk po tregon asnjë dëshirë për ta çuar përpara. Kam bërë një takim dhe me Metën për ta pyetur se ku ka mbetur puna dhe pse nuk po procedohet por na tha se do ish më mirë ta diskutonim me Naçon”, thotë Xheni Karaj, një nga drejtuesit e këtij komuniteti dhe aktivistet më aktive të kauzës së LBGT.

Një ndër rekomandimet e BE-së për Shqipërinë ka qenë dhe kuadri ligjor që lidhet me ta dhe madje, komuniteti e ka përdorur dhe si formë presioni, por duket se gjërat nuk lëvizin lehtë. Michael, personalisht, është një nga njerëzit që jo vetëm e ka mbështetur kauzën, por falë tij, aktivistëve të shquar shqiptarë të LBGT-ve dhe organizmave të huaja, që të realizohej dhe një vend prehje e tyre, sidomsos kushtuar pjesës së komunitetit më të cënuar.

Sot, ata kanë bërë disa parada ekspozimi në Tiranë, kurse pjesëtarë të ndryshëm të komunitetit (flitet për ata që janë mbi 30 vjeç) dëshirojnë ta mbrojnë ligjërisht marrëdhënien e tyre përmes martesës. “Unë mund të flas për çiftet e lesbikeve që njoh, të cilat duan të bëjnë dhe fëmijë e të krijojnë një familje, e cila njihet dhe nga shteti dhe nuk jeton ne hije”, citohet Karaj.

Edhe pse nuk ka një studim për anëtarët e këtij komunitetit duhet thënë se lufta e anëtarëve të tyre për tu konsideruar ka qenë shumë e spikatur, paçka fanatizimit dhe stigmës. Ndërkohë që martesa të shqiptarëve LGBT me shtetas të huaj ka pasur shumë por ato janë zhvilluar gjithmonë në Perëndim, ku lejohen këto lloj martesash, pasi në Shqipëri është e pamundur prej një ligj, thonë ata.

…

Kuptohet se shumë shpejt ligji i martesave të tyre do të aprovohet, paçka rezistencës pasive që bëjnë strukturat e shtetit shqiptar që me presionin fare të vogël të huaj firmosin gjithçka. Rasti i Michael dhe Donald thjesht, do mund t’i ndërgjegjësojë zyrtarët shqiptarë, që nuk kanë hezituar ta japin menjëherë lejen e këtyre shtetasve britanikë të celebrohen në vendin tonë. Michael, si një nga aktivistët kryesorë të kësaj kauze është gati. Që realizimin e kauzës së tij personale ta japë si shembull dhe për miqtë e tij në komunitetin e shqiptarëve LBGT.

 

Box1-Background histori: Martesat e të njëjtit seks në Britaninë e Madhe

1967- Homoseksualiteti u dekriminalizua në Angli (Që nga mosha 21 vjeç)

1980- Homoseksualiteti u dekriminalizua në Skoci (Që nga mosha 21 vjeç)

1981-Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka hedhur poshtë kriminalizimin e akteve seksuale në Irlandën e Veriut

1982- Homoseksualiteti u dekriminalizua në Irlandën e Veriut (Që nga mosha 21vjeç)

1988- Margaret Thatcher paraqiti Nenin 28, i cili ndalonte “promovimin e homoseksualitetit”, “botimin e materialeve me qëllimin e promovimit të homoseksualitetit” apo ” promovimin e mësimit në ndonjë shkollë apo pranimin e homoseksualitetit si një lidhje të zakonshme familjare”

2001- Mosha e lejimit të homoseksualitetit zbriti në 16-vjeç; e njëjta dhe për heteroseksualët.

2002- Çiftet e të njëjtit seks iu dha e drejta të mund të adoptojnë fëmijë

2003- U apelua Neni 28

2004-U aprovua akti i Partnershipit Civil duke i dhënë çifteve të të njëjtit seks të drejtat dhe privilegjet e çifteve të martuara.

2005- Ndodhi ligjërimi i partnershipit civil i të njëjti seks në Britani.

29 Mars 2014-Martesa e çifteve së të njëjtit seks u bë legal në Britani dhe Uells. Kurse më 16 Dhjetor kjo e drejtë e çifteve ndodhi në Skoci. Por martesat nuk funksionojnë ende në Irlandën e Veriut.

14Dhjetor 2014- Çiftet e të njëjtit seks në partnershipin civil u lejuan të konvertojnë statusin e tyre në atë të çifteve të martuara. Kjo nënkupton që data e martesës së tyre mund të konsiderohet ajo e bashkëjetesës civile të tyre

Box2-Ku i bëjnë martesat jashtë vendit të tyre britanikët?

Procesi i kontraktimit të martesave /konvertimit të një partnershipi civil me martesë

 ‘Martesa Konsullore dhe Martesat nën Ligjin e urdhrit të Huaj 2014’ hyri në fuqi më 3 Qershor dhe do të thotë se martesat e të njëjtit seks mund të realizohen në vende të tilla si: Shqipëria, Australia, Azerbaixhan, Bolivia, Kamboxhia, Kili, Kina, Kolumbia, Republika Domenikane, Estonia, Gjermania, Hungaria, Japonia, Kosova, Letoni, Lituania, Mongolia, Mal i Zi, Nikaragua, Peru, Filipine, Rusi, Serbia dhe Vietnam. Lista e vendeve është e kufizuar për shkak se misionet britanike mund të kryejnë procedurën vetëm në vendet, ku nuk është e mundur për qytetarët britanikë të kenë martesa bazuar në ligjet e vendeve, ku ndodhen, por që autoritetet lokale japin leje për misionet që të veprojnë për martesa konsullore të çifteve së të njëjtit seks.

——————————*–*

Çifti i parë homoseksual

martohen në Shqipëri

Mësuesi britanik Donald Holder dhe bashkëatdhetari i tij, nëpunësi Michael Kane kanë vendosur të martohen në Shqipëri. Jo sepse këtë hap të madh të jetës së tyre nuk e bënin dot në Angli, por sepse punojnë në Shqipëri dhe nuk duan të humbasin kohë. Në fundjavë celebrohet martesa e tyre, fryt i një lidhje gati 30-vjeçare, e cila shërben edhe si një përkrahje morale për komunitetin e LBGT-në në Shqipëri. Në një intervistë të gjatë ata shprehin të gjithë këtë proces dhe si e ndërmorën hapin e tyre

Intervistoi Ben Andoni

Në mars të vitit 2015, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare konfirmoi se nuk ka vërejtje nga ana e qeverisë shqiptare për Ambasadën britanike në Tiranë në mënyrë që ajo në ambientet e saj të mundësojë kthimin e partneriteteve civile në martesë mes çifteve të homoseksualëve. Ndërkohë, martesat britanikë e çifteve të gjinisë së njëjtë nuk janë të njohura nga Republika e Shqipërisë … A mund t’na shpjegoni këtë?

“Për arsye sepse nuk ka asnjë dispozitë të tillë në Kodin e Familjes shqiptare është e pamundur prej qeverisë të njohë lidhjen tonë si një marrëdhënie juridike. Në vendet evropiane, ku kryhen martesat e të njëjtit seks, ne trajtohemi si një njësi e martuar familjare. Por, në vende të tjera, ku martesat e të njëjtit seks nuk ekzistojnë, të tilla si në Gjermani, ne do të kishim vetëm thjesht statusin e një partneritet të regjistruar. Pavarësisht nga kjo, ne kemi një lejim të mirëkuptueshëm diplomatik në Shqipëri si partnerë gjatë nëpunësisë tonë këtu, siç është treguar në Listën që publikisht është në dispozicion të Tiranës Diplomatike”

Pse Ju të dy vendosët si çift për ta bërë të gjithë procedurën e martesës suaj në Shqipëri? Është një akt simbolik apo thjesht një lloj vendimi?

“Për shkak se Ligji në Mbretërinë e Bashkuar mbi martesën ndryshoi vetëm kohët e fundit (dhjetor 2014), ne s’kishim mundësi për ta përfunduar këtë proces përpara se të vinim në Shqipëri (shkurt 2013). Kthimi ynë i planifikuar në Britaninë e Madhe është zyrtarisht në shkurt të vitit 2016, prandaj ne gëzojmë të drejtat si qytetarë britanikë që jetojnë jashtë vendit të kemi akses si ata brenda Britanisë, në rastin tonë për shërbime konsullore, pra si të gjithë çiftet; kjo përfshin edhe mundësinë për t’u martuar në Konsullatën britanike (kjo e drejtë shtrihet në çifte me kombësi të përziera, ku të paktën një partner është qytetar britanik, ndaj ka ndodhur që çifte britaniko-shqiptare janë martuar në shumicën e ambasadave).

Për më tepër, vendimi i marrë për t’u martuar në Shqipëri për t’u siguruar të kishim akses në të drejta të caktuara, si një çift i martuar sa më shpejtë të ishte e mundur: përfshin shtimin e pensionit, nivel ndihmës taksash dhe rregullimin e punës tonë të përbashkët si një çift i martuar, p.sh. çështjet e trashëgimisë apo përgjegjësitë familjare në rast sëmundjeje.

Natyrisht kjo është edhe shpresë e jona që mund të shihemi si shembull për partnerët evropianë, duke përfshirë këtu edhe qeverinë tuaj, që një kod më i sqaruar familjar me dispozitat për çiftet e gjinisë së njëjtë pasuron shoqërinë në vend se të qënit i dëmshëm”.

 

Kush do ta menaxhojë si person në Misionin diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ceremoninë tuaj martesës? A ka personi në fjalë ndonjë përvojë në lidhje me këtë lloj martese?

“Zakonisht ky funksion kryhet nga Konsulli apo Pro-Konsulli në çdo post diplomatik. Për arsye se kjo është martesa e parë e të njëjtit seks në Shqipëri, pro-konsulli ynë ka kërkuar leje nga Drejtoria Konsullore jonë në Londër për të mundësuar Ambasadorin e Madhërisë së Saj të zyrtarizojë ceremoninë. Përpara ceremonisë më datë 29 Maj, ditën e premte Pro-Konsulli kreu procedurat e nevojshme; ka konfirmuar identitetin tonë, kryerjen e intervistave për të siguruar që ne jemi të lirë të martohemi dhe se ne jemi në një marrëdhënie të vërtetë”.

Ju, personalisht, e keni ndihmuar shumë kauzën e komunitetit LBGT në Shqipëri. A do të thotë diçka martesa juaj për këtë komunitet në Shqipëri?

“Ne besojmë se çdokush që shërben në një zyrë publike mund të veprojë si një shembull pozitiv për ndryshim. Duke realizuar ceremoninë e martesës tonë në një komunitet lokal dhe të qenit të hapur në lidhje me marrëdhëniet tona, mund të inkurajojë shumë më tepër anëtarët më të tërhequr të komunitetit të ngrihen për të drejtat e tyre dhe shpresojmë se mund të frymëzojmë shumë më tepër respekt për komunitetin LGBT nga vendimmarrësit lokalë dhe politikanët”.

A ishte e vështirë për ju dhe partnerin tuaj për të bërë këtë hap?

“Pas një marrëdhënie që përfshin plot 29 vjet, vendimi i martesës nuk ishte e vështirë për të gjitha. Ne diskutuam thjesht për kohën, vendin dhe nivelin e publicitetit komplet. Për ne, ky është një proces i natyrshëm, pasi shumica e miqve tanë homoseksualëve dhe lezbikeve në Britani të Madhe e kanë përfunduar tashmë”.

Si kanë reaguar familjet me vendimin tuaj?

“Familjet tona janë plotësisht në qetësi sa i përket marrëdhënies tonë dhe ne jemi të pranuar në mënyrë të barabartë nga të gjithë anëtarët tanë të familjes, si një çift i zakonshëm; pa përjashtim! Kjo shtrihet që nga kalimi i pushimeve familjare së bashku, por edhe duke u bashkuar me ta në të gjitha festimet e zakonshme, si edhe në faktin që ne luajmë një rol të rëndësishëm në jetën e nipërve dhe mbesave tona”.

 

Duke u kthyer pas në situatën e komunitetit tuaj Shqipëri. Pas “Strehës”, strehës së LGBT ndërtuar në Shqipëri, a e shihni se statusi i këtij komuniteti është përmirësuar?

“Popullariteti në rritje i ngjarjeve publike për komunitetin LGBT është një shenjë e mirë për qytetaret lezbike dhe homoseksualët në Shqipëri. Ka ende një punë akoma më të madhe për t’u bërë kudo në të gjithë Evropën për të siguruar respektimin e të drejtave të çdo qytetari, në veçanti ato të njerëzve transeksualë. Shqipëria ka shumë për të kapur hapin për të njohur rëndësinë e diversitetit. Për fat të keq, jam ende i habitur prej nivelit të injorancës në lidhje me komunitetin LGBT apo gjuhën bazë të pranueshme. Ne s’kemi asnjë iluzion se jeta e LGBT në Shqipëri nuk është e lehtë dhe dëshpërimisht ka nevojë për më shumë nivel ekspozimit ndaj rolit të modeleve homoseksual, lezbike, bi-seksuale dhe transgjinore në qeveri, televizion dhe në sektorin privat”.

Ceremonia e juaj do të thotë shumë për LBGT në Shqipëri. A mendoni, se ata do të shkojnë më larg në luftën për të drejtat e tyre?

“Ka qenë nderi më i madh për të takuar luftëtarët për të drejtat e LGBT në Shqipëri thjesht sepse ata janë tepër të guximshëm dhe përballen me një sërë fanatikësh, të cilët e mbajnë përsëri pas zhvillimin shoqëror në vendin tuaj. Gjatë kohës sime këtu, kam nxitur çfarëdo bashkëpunimi që kam mundur midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, për të siguruar se mbështetja jonë për këtë kauzë është e qëndrueshme.

Unë gjithmonë theksoj për këdo në lëvizjen e të drejtave civile që Donald dhe unë ishim në të njëjtën situatë kur filluan për herë të parë marrëdhëniet tona. Ne jemi ekspozuar pak nga pak edhe në jetën e përditshme, ku të drejtat e njeriut fillimisht ishin të kufizuara. Gjatë 20 viteve të fundit, megjithatë, kemi arritur në një pikë ku marrëdhënia jonë është respektuar plotësisht nga ligji dhe shoqëria jonë. Kjo është lufta që qëndron tashmë përpara Shqipërisë dhe kjo është luftë që kam zgjedhur për të mbështetur si një përfaqësues i vendit me komunitetin e LGBT më tolerant në Evropë. Kur miqtë e mi shqiptarë po e vazhdojnë luftën: Unë jam i sigurt se ata më në fund do të gëzojnë sigurinë dhe mbrojtjen që shumica e njerëzve lezbike dhe homoseksual në Evropë e kanë fituar”.

Next Post

Vrasja në Blegjikë, gjykata rrëzon Frrokun: Do mbetet në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In