Përgatitjet për Festivalin e 56 të këngës, eventit më të madh të muzikës së lehtë shqiptare, po shkojnë drejt fundit. Skena po merr formë, ashtu siç po punohet me gjithë elementët e tjerë si fonia, ndriçimi etj.
JavaNews ka arritur të zbulojë disa detaje të skenës, që ndoshta është edhe më e madhja e bërë ndonjëherë në Pallatin e Kongreseve.
Konceptuar ne detaje si nje feste e vertete, publiku do te perballet me surpriza kete vit, qofte nga prodhimtaria muzikore, ashtu edhe skenike, regjisoriale etj.
JavaNews siguron ekskluzivisht edhe pamjet e skenës që po nërtohet pasditen e së dielës.