• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dimër në fillim të verës?! Kapriçot e motit, sa rrezikohen pushimet verore?

by Java News
29/06/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përgjatë muajit qershor u përfshi nga një mot i pazakontë, i cili realisht duket se ka prishur jo pak planet për të gjithë ata persona, të cilët kishin planifikuar pushime ose fundjava në bregdet.

Luhatjet e temperaturave shoqëruar këto dhe me stuhi shiu të cilat nuk kanë qenë prezente as në stinën e dimrit, kanë ngritur jo pak pyetje lidhur me faktin se si do të jetë kjo stinë vere? A do të duhet që njerëzit t’i mbajnë edhe gjatë muajve në vijim rrobat e plazhit në dollap? Çfarë po ndodh me stinët e vitit që duket se janë kthyer “kokë poshtë”?

Për të gjitha këto pikëpyetje javanews.al kontaktoi me metereologen Rezarta Xhakollari, në një përpjekje për të daravitur sadopak këtë mjegullnajë që është ngritur dhe shqetësimet se mund të kemi një verë të pazakontë.

Xhakollari nënvizon se një situatë e tillë nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas saj, Ballkani këtë filim vere u përfshi nga zbritja e një mase të ftohte arji nga Europa Veriore, e cila solli këtë anamoli edhe në vendin tonë, shkruan javanews.al.

“Atmosfera është shumë komplekse dhe si pasojë ndodhin këto lloj anomalish dhe luhatjesh të temperaturave. Por nuk mund ta quajmë të jashtëzakonshme, pasi Anticikloni i Azoreve, i cili luan rolin kryesor ne kontinentin Europian në stinën e verës është tërhequr”, inormon Xhakollari.

Për të gjithë ata të cilët përballen me një lloje ndjesie “paniku” për stinën e verës metereologija nënvizon se nuk ka vend aspak për shqetësimë të tilla.

“Kemi një lajm të mire për të gjithë ata që kanë bërë plane për javën e parë të muajit korrik, pasi pritet të afrohen masat ajore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afriakan, e cila do të sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave. Këto të fundit do të rikthehen në normën e caktuar të muajit me vlera ku dita e martë dhe e mërkurë do të shënoje rrietje të temperaturave deri në 35 gradë celcius”, informon meteorologija Rezarta Xhakollari për javanews.al.

Pra duket se më e keqja ka kaluar dhe tashmë të gjithë do të duhet të marrim masa për një verë të nxehtë dhe pa prishur planet për pushimet verore.

javanews.al
Bisedoi A. Meta

Next Post
Çuçi: Teknologjia në zgjedhje nuk garanton besim mes palëve, duhet bashkëpunim

Reforma Zgjedhore/ PS, Çuçi: Votim elektronik në disa bashki, depolitizim komisioneve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In