EKSKLUZIVE/ “Dekriminalizimi” i PD-së, kandidatët që do të hetojë komisioni “Kosova”. Drafti me 3 pika
JAVANEWS zbardh detaje të punës së komisionit për dekriminalizimin në PD, i cili do të drejtohet nga Halim Kosova. Që tani ky komision, nga zyrtarë të PD-së, është pagëzuar si “komision i verfikimit të figurave”. Tre do të jenë drejtimet e punës së këtij komisioni:
1.Kalimi në sitë i të gjithë kandidatëve të PD në nivel parlamentarë e lokal, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore dhe vendore;
2.Verifikimi i të gjithë kandidatëve për kryetar të PD në të gjitha rrethet e vendit;
3.Verifikimi i të gjithë të propozuarve për nivelet e larta dhe ato më të ulëta të administratës shtetërore kur PD të kthehet në pushtet.
Siç vihet re lehtazi, bëhet mjaft e qartë se se objekt i punës së këtij komisioni nuk do të jenë të zgjedhurit parlamentarë apo lokalë të PD-së të cilët janë pjesë e legjislativit shqiptar dhe që kanë fituar për kryetar bashkish në zgjedhjet e fundit vendore.
Pikëpyetjet
Ka shumë pikëpyetje në PD, për mënyrën sesi do të veprojë ky komision përsa i përket mënyrës së mbledhjes së informacionit, ashtu edhe verifikimit dhe interpretimit të tij.
Cili do të jetë raporti mes akuzave publike dhe vendimeve të gjykatave? Ajo që bie në sy lehtazi në këtë proces pune të komisionit “Kosova” është fakti se krerët e PD-së janë përpjekur të shmangin akuzat apo proceset gjyqësore të hapura në Shqipëri ndaj personave politikë, duke nënvizuar se do të merren në konsideratë vetëm ato procese gjyqësore apo vendime të dhëna nga gjykata të vendeve të BE-së. Është mjaft e lehtë për t’u kuptuar se mosmarrja në konsideratë e proceseve në gjykatat shqiptare mësë shumti synon që të “mos u hyjë gjemb në këmbë” mjaft figurave të larta në PD duke filluar që nga kryetari, Lulzim Basha, që ka pasur problem me drejtësinë për rrugën e Kombit, ish–kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe shumë figurave të tjera të larta të PD-së që në kohë të ndryshme kanë pasur problem me drejtësinë me akuza shumë të rënda duke filluar që nga koprrupsioni, e deri në sulme të armatosura ndaj inmstitucioneve shtetërore me qëllim marrjen me dhunë të pushtetit.
Kundërshtitë
Nga ana tjetër nuk mungojnë edhe zërat kundërshtues, të cilët vlerësojnë se puna e këtij komisioni më shumë është një përpjekje për makiazh, pasi si propozimet ashtu edhe vendimet e këtij komisioni nuk mund të zbatohen, përsa kohë nuk janë të mbështetura në statutin e PD-së. “Më parë duhet bërë një rregullim, i cili parashikon që vendimet e këtij komisioni të bëhen të zbatueshme për drejtuesit e lartë të PD-së që marrin vendime. Nga ana tjetër, mospërfshirja në objektin e këtij komisioni të verifikimit të kandidatëve në të gjitha nivelet politike dhe qeverisëse të PD-së që kanë qenë të lidhur me sigurimin e shtetit, provon se që në fillesë puna e këtij komisioni është e kompromentuar”, shprehet për JAVENEWS një anëtarë i kryesisë së PD-së. Është ende e paqartë sesa “dorë të lirë” do të ketë Halim Kosova për të kryer realisht funksionin për të cilin ai është zgjedhur. Ajo që është e qartë është fakti sesi Basha ashtu edhe Berisha i dinë shumë mirë se kush janë personat me precedentë penalë e kriminalë në PD që gëzojnë dhe mandate depuetetësh dhe të zgjedhrish lokal. Ata vetë i kandiduan. Kosova në këtë rast duket se u duhet thjeshtë për makiazh./M.A









