• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Astrit Beci: Ika për transparencë, pasi bëra transparencë

by
11/06/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i FSDKSH Astrit Beci është i qetë teksa i përgjigjet pyetjeve të Javanews.al, vetëm pak minuta pasi i ka dërguar tekstin e dorëheqjes ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. “Jam i bindur në atë që kam bërë për të shpëtuar imazhin e Fondit dhe për të vënë në vend atë që ka shkuar keq”, shprehet, duke shtuar se e ka nënshkruar dorëheqjen jo si gjest dobësie, por si një veprim të mirëmenduar të njeriut që nuk ka nevojë të mbrohet pas karriges zyrtare. “Kthehem i qetë në profesionin tim që më ka munguar shumë në këto 20 muajt e fundit”, thotë Beci.

Zoti Beci, Prokuroria ka ngritur akuza dhe ka arrestuar farmacistë dhe disa punonjës të Drejtorisë Rajonale të Tiranës, përfshi edhe drejtorin e saj. Flitet per nje vjedhje te rende dhe shperdorim fondesh publike. Cili është pozicioni Juaj si ish-drejtor i ketij institucioni lidhur me këto arrestime?

“Kam qene dhe mbetem i vendosur në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit apo skemave që çojnë në shpërdorim të fondeve publike. E kam nismuar këtë hetim dhe sot përkrah Organin e Akuzës në hetimin e plote të kësaj çështjeje. Dhashë dorëheqjen që hetimi të realizohet sa më gjerësisht, pa asnjë kufizim apo ndikim brenda-institucional, i qetë se gjithcka është evidentuar qartë dhe pastër në denoncimin zyrtar të paraqitur prej meje si ish-Drejtor. Besoj se institucioni i dorëheqjes është shëmbulli më i mirë që mund t’u japim brezave për të gëzuar një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi me institucionet e shtetit.

 Cilat ishin masat e marra nga ana Juaj në momentin që dyshuat për funksionimin e një skeme mashtrimi?

Masat tona ishin të menjëhershme, pasi, gjatë muajve mars-prill, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës u vërejt një rritje e beftë e rimbursimit në disa farmaci krahasuar me muajt paraardhës. Nisur nga kjo indicie që morëm falë përditësimit të të dhënave të rimbursimit, urdhërova që këtyre subjekteve t’ju bllokoheshin menjëherë likuiditetet dhe mbi to nisi një kontroll i plotë, i menjëhershëm dhe i detajuar. Pas kontrolleve të  ushtruara në terren, çështja u dërgua nga Fondi në Organin e Akuzës për hetime të mëtejshme me dyshimin e abuzimeve nga katër subjekte farmaceutike. Kontrolli ynë në fakt përfshiu 24 subjekte farmaceutike, nga të cilat 4 u dërguan në Prokurori  ndërsa 10 subjekte të tjera janë ende nën kontroll.

Paralelisht me këtë veprim, strukturat tona qendrore të auditit të brendshëm nisën një kontroll të detajuar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, për të parë të gjithë dokumentacionin në mënyrë që në rast përfshirjeje të punonjësve të kësaj drejtorie në këtë skemë, të merrnim dhe masat administrative përkatëse.

Me përfundimin e auditit me datë 10.06.2015, kam dërguar pranë Drejtorisë së Tiranës projekt-raportin Drejtorise se Auditit me masat e nevojshme organizative, disiplinore dhe administrative te nevojshme per mbarevajtjen e punes ne kete institucion. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij.

A do të ketë ndëshkime të tjera për farmacitë apo depot që kanë abuzuar?

Së pari, ndëshkimet e farmacive që abuzuan me fondet publike të skemës së rimbursimit të cilat unë i denoncova në Prokurori, i takojnë sistemit të drejtësisë. Kam mbajtur me vendosmëri një kurs të tolerancës zero ndaj shkeljeve të ligjit duke prodhuar në 5 muajt e fundit më shumë ndëshkime dhe masa sesa janë marrë në 8 vitet e kaluara. Vizioni im për të zhvilluar një sistem të dixhitalizuar të qarkullimit të mallrave, parave dhe informacionit në mënyrë që të mbikqyrej sa më mirë menaxhimi i barnave për publikun dhe i skemës së rimbursimit, i dha rezultatet e veta shumë shpejt.

Tashmë në Fond është ndërtuar sistemi Bussiness Inteligent (BI), i cili bën të mundur integrimin dhe konsolidimin e të dhënave të 6 sistemeve aktuale që përdor Fondi, mbi të cilat janë ndërtuar mbi 70 raporte. Pra Fondi arrin sot të kryqëzojë të dhënat e farmacive, depove farmaceutike, në mënyrë që të identifikojë problemet dhe të mundësojë marrjen e masave përkatëse.

Duke nisur nga ky muaj, në faqen e Fondit në internet (ëëë.fsdksh.com.al) është bërë transparenca e plotë e të gjithë rimbursimeve që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kryen për çdo farmaci.

Gjithashtu, për herë të parë është publike sasia e barnave të rimbursuara dhe vlera financiare për të gjithë rimbursimin në vend, si dhe lëvizja e barnave me rimbursim nga importues/shpërndarës farmaceutikë dhe vlera e rimbursimit të farmacive sipas drejtorive rajonale të FSDKSH.

Receta Elektronike është në fakt zgjidhja më afatgjatë që pres të ndryshojë kryekëput mekanizmin e kontrollit dhe të shmangë përfundimisht abuzimet. Këtë javë kjo risi fillon të aplikohet si fazë pilot në Durrës. Suksesi i saj do të mundësojë aplikimin e kësaj praktike raportimi në Tiranë e më pas në të gjithë vendin. Receta elektronike realizon gjenerimin, transmetimin dhe plotësimin e recetave mjekësore, bazuar në infrastrukturën elektronike, duke zëvendësuar përdorimin e recetave në letër. Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin te ekzekutoje ne menyre elektronike recetën. Ky komunikim bëhet brenda sistemit të mbikqyrur prej Fondit.

Bindja ime dhe praktika ndërkombëtare tregon se ky është një standard i ri që eleminon fenomenin e recetave fiktive për rimbursim dhe shmang abuzimet me recetat e rimbursueshme.

Çfarë do të bëni tani që u larguat nga drejtimi i Fondit?

Për një mjek, kthimi në klinikë është një cast shumë i lumtur. Këto 20 muaj jam kujdesur për pacientët e të gjithëve. Eshtë casti që t’u përkushtohem më mirë pacientëve të mi. Unë mbetem një mjek; madje më shumë se kaq: një mjek sysh – dhe kjo do të thotë se unë i ndihmoj njerëzit të shohin më larg. Shpresoj t’ja kem arritur këtij qëllimi edhe në krye të Fondit.

Jam i kënaqur që ja arrita në pak muaj jo vetëm të mësoj një praktikë të vështirë administrative dhe ligjore të sistemit shëndetësor, por kuptova fuqinë e madhe të një stafi të përkushtuar, kur frymëzimi politik mbështet sinqerisht reformat. Kam drejtuar një staf kombëtar prej 650 personash dhe kam menaxhuar direkt dhe indirekt me sukses disa qindra miljonë dollarë, duke i shtuar të ardhurat Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Sot Fondi ka një fond rezervë të rëndësishëm, si kurrë më parë.

Do të isha i lumtur ta ndaja këtë përvojë – ashtu si cdo përvojë tjetër që kam ndërtuar në këto 25 vite punë – qoftë në Universitet, në Klinikat rajonale apo edhe në marrëdhënie të tjera që mund të krijohen në tregun privat, brenda dhe jashtë vendit.

Next Post

Shkëndija zhvishet komplet (+18 vjeç)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In