• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekperienca e parë me një kurs kurrikular mbi edukimin mediatik në universitet

by A R
23/04/2021 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erlis Çela

Në verën e vitit 2019, në prag të përfundimit të vitit akademik, bashkë me kolegët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, diskutuam për herë të parë idenë e përfshirjes së një lënde mbi edukimin mediatik në  kurrikulën e programit Bachelor në Shkenca Komunikimi. Që nga ajo periudhë ideja u desh të  kalojë nëpër disa faza, deri sa në vitin akademik 2020-2021, studentët e vitit të parë të këtij programi, morën lëndën “Edukimi mbi Median dhe Informacionin” si pjesë e kurrikulës së detyrueshme. Kjo vendimmarrje ka një domethënie për studentët në radhë të parë, pasi ata do të jenë brezi i parë i studentëve të komunikimit që marrin një formim në nivel universitar, në fushën e edukimit mediatik.

Përmbajtja e lëndës dhe mënyra si zgjodhëm ta implementojmë atë, përbën dhe sfidën kryesore të kësaj nisme. Dilema kryesore ishte nëse duhet të përfshinim një sërë konceptesh teorike mbi edukimin për median dhe informacionin, ndërkohë që studentët vijnë nga një cikël i arsimit parauniversitar, ku kjo fushë nuk trajtohet gjerësisht. Një formim i hershëm në këtë fushë, si pjesë e kurrikulës parauniversitare do të ndihmonte studentët që aftësimin praktik ta përvetësonin para se ata të bëheshin pjesë e katedrave universitare.  Kjo do të lehtësonte procesin e njohjes së koncepteve teorike në nivel universitar. Ndërkohë që një tjetër çështje kishte të bënte me faktin nëse brendia e lëndës duhej konceptuar si një set njohurish që të rritin aftësitë praktike të studentëve apo si një hyrje në konceptet bazë teorike të fushës.

Aftësimi praktik është një domosdoshmëri në fushën e edukimit mediatik, pasi pavarësisht statusit si student, nxënës, pedagog, etj.. ne kemi të përbashkët faktin që jemi të gjithë konsumatorë të përmbajtjes mediatike, pavarësisht platformës ku e aksesojmë atë.

Duke u nisur nga rëndësia që ka edukimi i audiencave mbi median dhe informacionin, si një mundësi për t‘u mbrojtur nga fenomene si dezinformimi dhe propaganda, ne zgjodhëm ta konceptojmë brendinë e lëndës duke ndjekur një model që ndërthur konceptet bazë të teorive të efekteve të medias, sistemeve dhe industrisë së medias, pushtetit dhe kontrollit të medias,  si dhe aftësimit për të analizuar në mënyrë kritike produktin e medias.

Parimi kryesor që udhëhoqi gjithë procesin e përgatitjes së brendisë së lëndës ka të bëjë më idenë se niveli aktual i njohurive që studentët kanë mbi median dhe produktin mediatik mund t’u shërbejë për të bërë shumë gjëra me median, por nuk është i mjaftueshëm për të ushtruar kontroll mbi përmbajtjen dhe efektet që ajo ka mbi individin apo shoqërinë. Me fjala të tjera, sa më shumë të vetëdijshëm të jemi për mënyrën se si veprojnë mediat dhe se si ndikojnë ato tek ne, aq më shumë kontroll fitojmë në raportin që ne ndërtojmë me to.

Shumica e njerëzve ndërtojnë një marrëdhënie me median dhe përmbajtjen që aksesojnë në platforma të ndryshme, e cila e lejon median të ndikojë botëkuptimin e tyre, pa u vënë re nga ata. Nisur nga kjo premisë qëllimi i kësaj lënde është që t’u tregojë se si mediat formësojnë bindjet dhe modelet tona të sjelljes.

Kjo bazë njohurish që lënda u jep studentëve, do të ndihmojë në adresimin e dy problematikave kryesore që shërbyen si nxitje për të përfshirë një kurs të tillë në kurrikulën e komunikimit. Ato janë dezinformimi dhe teoritë konsipirative. Pyetja më kuptimplotë që bëhet në këtë rast është, A mund të gjejmë mënyra sesi të imunzojmë qytetarin e sotëm nga dezinformimi dhe teoritë konspirative?

Analogjia e imunizimit, përtej të qenit një metaforë, është edhe një teori konkrete. Teoria e inokulimit (imunizimit), e përpunuar nga studiuesi amerikan William J. McGuire ofron një model për ndërtimin e rezistencës ndaj përpjekjeve për të bindur njerëzit, duke i ekspozuar ata ndaj argumenteve kundër besimeve dhe qëndrimeve të tyre. Qëllimi është që  t‘u ofrohet njerëzve kundërargumente për të hedhur poshtë këto tentativa për bindjen dhe ndryshimin e opinionit. Nëse e analizojmë këtë mburojë në  kontekstin e dezinformimit, atëherë mund të dalim në përfundimin se, duke ofruar njohuri dhe aftësi për t’i rezistuar kësaj kategorie informacionesh dhe për t‘i interpretuar në mënyrë kritike ato, edukimi medial u mundëson individëve të “imunizohen” kundër çdo ndikimi të dëmshëm, që mund të vijë prej tyre.

Kjo qasje përbën bazën e nismës tonë për të përfshirë edukimin mbi median dhe informacionin në kurrikulën universitare.

Edukimi mbi median dhe informacionin duhet të jetë një proces i gjerë që synon të edukojë sa më shumë anëtarë të audiencës. Nisur nga ky fakt,  për të arritur një sukses në këtë drejtim, është e kuptueshme që duhet të ketë një përfshirje më te gjerë të universiteteve.  Për këtë arsye çështja duhet parë në një këndvështrim më të gjerë. Përfshirja e arsimit universitar dhe veçanërisht katedrave të komunikimit dhe gazetarisë në promovimin e edukimit medial dhe informacionit, mund të sillte një kontribut të rëndësishëm.

Edukimi mbi median dhe informacionin ka nevojë të kthehet në një temë qendrore në studimet dhe kërkimin shkencor në shkollat e komunikimit dhe medias. Efektet e mediave janë një nga temat më të studiuara në mesin e studiuesve  të komunikimit dhe medias. Megjithatë në kushtet e reja të krijuara nga transformimi i komunikimit dhe ekosistemit të mediave, si rezultat i teknologjisë, është e nevojshme që kjo temë të hulumtohet në kontekstin e koncepteve mbi edukimin medial.

 Këto shkolla duhet të luajnë një rol udhëheqës në promovimin e edukimit medial.

Së pari, në mesin e studiuesve dhe profesoratit duhet të fillojë një diskutim i gjerë për përfshirjen e kësaj fushe në kurrikulën e shkollës së komunikimit dhe gazetarisë si një nevojë për të pajisur me njohuri të kësaj fushe, gazetarët dhe ekspertët e ardhshëm të komunikimit.

Së dyti, departamentet e gazetarisë dhe komunikimit mund të përfshihen në studime të mirëfillta shkencore të bazuara në analiza empirike për të kuptuar nivelin e edukimit medial të grupeve të ndryshme të shoqërisë. Këto studime mund të shërbejnë si pikë referimi për hartuesit e politikave të arsimit, në procesin e përfshirjes së kësaj fushe në kurrikulën parauniversitare.

Së treti, është e nevojshme që të mendohet për hapjen e programeve të studimit në nivelin master për përgatitjen e mësuesve të ardhshëm që do të zbatojnë kurrikulën në arsimin parauniversitar. Departamentet e komunikimit dhe gazetarisë në bashkëpunim me katedrat e edukimit në universitet mund të ndërtojnë këto programe studimi.

Së katërti, është e rëndësishme që edukimi mbi median dhe informacionin të shtrihet edhe në programet e tjera të studimit, në universitete. Studentët e programeve të mjekësisë, infermierisë, dhe programe të tjera kanë nevojë të njihen me mënyrën si funksionon media, prodhimi i informacionit dhe procesi i efekteve të medias.

Ndërhyrja në kuadrin ligjor të arsimit të lartë do të mundësonte një liberalizim të kurrikulave në universitet. Kjo do të krijonte mundësinë që studentët të kishin mundësi të zgjidhnin lëndë që janë përtej programit dhe departamentit ku ata studiojnë. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që një student i inxhinierisë, ekomomikut apo drejtësisë, të merrte lëndën e edukimit mbi median dhe informacionin nga departamenti i komunikimit apo gazetarisë. Nga ana tjetër njohuritë për median që do të marrin studentët, do të rrisin aftësitë e tyre për të ushtruar kontroll mbi përmbajtjen mediatike, ndaj së cilës ekspozohen çdo ditë dhe do t‘i ndihmojnë për të kuptuar si ndikon media te individi dhe shoqëria.

Ky artikull është botuar në kuadrin e projektit “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median,” të zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe organizatat partnere, me ndihmën financiare të Bashkimit Europian.  

Next Post
‘Medalje e Artë’ për gjimnazistët ekselentë/ Rama: Është një shenjë e forcës që keni ju brenda. S’doja që të merrnit çertifikata, por…

'Medalje e Artë' për gjimnazistët ekselentë/ Rama: Është një shenjë e forcës që keni ju brenda. S'doja që të merrnit çertifikata, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In