Një profesor kinez ekonomie ka hedhur idenë se meshkujt e varfër të Kinës duhet të mblidhen së bashku dhe të ndajnë të njëjtën bashkëshorte.
Xie Zuoshi, profesor në Universitetin e Financës së Zhejiangut, e ka bërë këtë propozim të çuditshëm në blogun e tij personal, pas publikimit të disa statistikave që parashikonin se Kina do të kishte 30 milionë meshkuj më shumë se femra në vitin 2020, transmeton Tch.
Postimi i profesorit, që tashmë është fshirë, është parë nga më shumë se 3 milionë njerëz. “Të pasurit do të gjejnë grua pasi mund ta përballojnë, por si do i bëhet me të varfërit? Një zgjidhje është që të bëhen bashkë e të gjejnë një grua të përbashkët. Ka plot vende të varfra, ku disa vëllezër ndajnë të njëjtën grua dhe jetojnë shumë të lumtur”, shkruan profesori.