• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

by El Be
06/04/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kritikon qeverinë për rritjen ekonomike që nuk reflektohet në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Sipas saj, pas 12 vitesh, të ardhurat e shqiptarëve mbeten më të ulëtat në rajon, ndërsa rritja ekonomike vjen kryesisht nga ndërtimi dhe zgjerimi i shtetit, jo nga prodhimi.

Deklarata e plotë e Tabakut në rrjete sociale

Kush flet sot për rritjen ekonomike? E njëjta qeveri që pas 12 vitesh i ka lënë shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon. Pra ka diçka që nuk shkon. Ka një arsye që rritja që na tregohet në shifra nuk është ajo që ndjehet në jetën e përditshme. Nuk është ajo që sheh një familje në fund të muajit, as ajo që përjeton një i ri kur përpiqet të blejë një shtëpi apo të ndërtojë jetën e tij këtu. Problemi nuk është thjesht sa rritet ekonomia. Problemi është si rritet dhe kujt i shërben kjo rritje. Sot rritja ekonomike nuk vjen nga prodhimi.

Ajo vjen kryesisht nga ndërtimi dhe nga zgjerimi i shtetit. Vetëm këta dy sektorë japin rreth 2/3 e gjithë rritjes ekonomike, ndërkohë që bujqësia dhe industria — sektorët që mbajnë në këmbë ekonominë reale — janë në rënie prej vitesh. Rreth 78% e rritjes së të ardhurave buxhetore vjen nga tatimi mbi pagat dhe kontributet. Pra nga njerëzit që punojnë. Kjo do të thotë një gjë: shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga e njëjta shtresë shtresa e mesme dhe profesionistët jo duke zgjeruar ekonominë reale. Ndërkohë, sektorët që duhet të sillnin të ardhura ndërtimi dhe turizmi nuk kontribuojnë proporcionalisht me fitimet që gjenerojnë. Kjo është një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, por takson më shumë ata që punojnë.

Dhe kur një ekonomi nuk prodhon, pasojat i paguan qytetari. Inflacioni nuk është zhdukur. Ai është zhvendosur. Nuk e sheh vetëm te çmimi i ushqimeve, por e sheh te çmimi i apartamenteve që janë bërë të paarritshme, te qiratë që rriten çdo vit, te fakti që një çift i ri, edhe me dy paga, nuk arrin të blejë një shtëpi në vendin e vet. Në të njëjtën kohë, familjet vazhdojnë të paguajnë më shumë për jetesën e përditshme. Sepse një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, detyrohet të importojë më shumë dhe koston e paguan qytetari. Kështu krijohet një realitet i dyfishtë: çmime të larta për jetesën dhe çmime të paarritshme për pronën. Ndërkohë, pagat rriten në letër, por jo si rezultat i një ekonomie më të fortë. Ato nuk vijnë nga produktiviteti dhe konkurrenca, ndaj nuk përkthehen në më shumë mirëqenie për shumicën. Kësaj i shtohet mungesa e konkurrencës. Në shumë sektorë, tregu dominohet nga pak aktorë.

Monopolet dhe oligopolet mbajnë çmimet lart dhe mbyllin rrugën për zhvillim të ndershëm. Dhe mbi të gjitha qëndron korrupsioni. Jo si rast i izoluar, por si mënyrë funksionimi. Kur korrupsioni bëhet sistem, investimet nuk shkojnë aty ku ka nevojë ekonomia, por aty ku ka interesa të ngushta. Dhe kjo deformon gjithçka — nga çmimet te mundësitë. Rezultati është i qartë: një ekonomi që duket e fortë në sipërfaqe, por dobësohet nga brenda. Një mollë e kalbur nga brenda! Një ekonomi që ndërton kulla, por nuk ndërton mundësi.

Një ekonomi ku pakica pasurohet, ndërsa shumica përballet me kosto gjithnjë e më të larta. Shqiptarët sot po paguajnë dyfish: me taksa më të larta mbi pagën dhe me një kosto jetese gjithnjë e më të lartë. Pra nuk bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme por një fasadë që nuk mund të zgjasë dhe nuk i shërben qytetërve! Shqipëria ka nevojë për një model tjetër. Një model që prodhon, që konkurron dhe që e kthen rritjen ekonomike në mirëqenie për çdo qytetar. Pasi ekonomia nuk matet me shifra por me jetën reale të njerëzve.

Next Post
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In