• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ekonomia po ringrihet fuqishëm”/ Rama sqaron Bashën për 200 mln euro: S’janë borxh, por garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit

by Java News
14/10/2021 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama replikoi me kryedemokratin Lulzim Basha pasi ai e fundit e akuzoi për keqmenaxhim të situatës në kushtet e krizës energjetike. Rama u shpreh se ekonomia është rritur dhe do vazhdojë të rritet pavarësisht tërmetit dhe pandemisë së COVID. Ai shtoi se kriza nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por të gjithë shtetet nga Kosova deri në SHBA dhe të gjitha shtresat.

“FMN-në e kam këtu përpara. Po e citoj. “Ekonomia e Shqipërisë ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Pas 2020 aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm ashtu si thotë që me një tjetër mandat qeveriva është e mirëvendosur për të adresuar sfidat”. Dhe Më tutje “pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020” e cila është shumë më pak se parashikimi fillestar apo ku e ku më pak se parashikimi juaj. Ekonomia po ngrihet fuqishëm. Ne kemi parashikuar mbi 8% në vitin 2021. Nuk po vazhdoj më tutje me FMN. Kjo është FMN.

Më tutje përsëritet këtu prapë. Është e njëjta gjë që bën që kur ke hyrë në këtë sallë si kryetar i opozitës. Përsërit duke u thënë shqiptarëve që kemi vajtur të marrim borxh. Para një jave u the u rrit çmimi i energjisë. Sot nuk përsëritet që çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri. Në Kosovë deri në Amerikë çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë globale për të mëdhenj dhe të vegjël. Për të pasur dhe jo të pasur. Këtë kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë. Kur i gjithë vendi përballet me një krizë të kësaj natyre”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për faktin se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

“Pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020 e cila ishte shumë më pak se parashikimi fillestar, ekonomia po rritet fuqishëm me rritje të parashikuar 7.8 % për 2020-ën, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave fiskale nga rindërtimit. Kjo është FMN. Shqip dhe anglisht. Më tutje përsëritet prapë, se është e njëjta gjë që bën, përsëri të njëjtën gjë që kur ke hyrë kryetar i opozitës. Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë. E the dhe sot; “ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston”. Sot nuk përmende se çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri, se çmimet janë rritur kudo. Në Kosovë, Maqedoni, deri në Amerikë, çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit.

Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh. Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre. ne po përgatitemi, shumë shpejt do të bëjmë konstruktim me shqiptarët se kush do e mbajë barrën dhe se si do të shpërndahet ajo.”, pohoi kryeministri.

g.kosovari

Next Post
Garda do të mbrojë Lulzim Bashën? Vendimi është marrë nga Berisha që në 2007

Garda do të mbrojë Lulzim Bashën? Vendimi është marrë nga Berisha që në 2007

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In