• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomia Kreative bën bashkë profesionistë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, Veliaj: Çështje kohe që Tirana të jetë edhe qyteti i punëve dixhitale të së ardhmes”

by A R
28/01/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Tirana bëri bashkë profesionistë të ekonomisë krijuese nga Mbretëria e Bashkuar, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, për të diskutuar mbi fushën e filmit, muzikës, teknologjisë, arkitekturës, arteve pamore etj. Në ambientet e Piramidës, u nënshkrua dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe British Council, ku shprehet angazhimi për të punuar së bashku në tre vitet në vijim për hartimin e një Strategjie Zhvillimi për ekonominë kreative.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është krenar që Tirana e ka ngritur “stekën” në fushën e kreativitetit, teksa shtoi se gjithashtu ndihet krenar për vendosjen e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi me British Council, për të mësuar nga më të mirët.

“Jam vërtet krenar që Tirana shërbeu si Kryeqyteti i Sportit dhe i Rinisë, ku besoj me gjithë zemër se ne do bëjmë një punë të jashtëzakonshme, sidomos tani që kam Blendin në krah për Tiranën, Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, unë besoj se edhe te kjo fushë, te fusha e kreativitetit, që nuk është vetëm arti dhe kultura, është edhe fashion, është edhe start-up-i e gjithë kultura e biznesit dixhital, ne do kemi mundësi të mësojmë nga më të mirët. Unë besoj se duhet të fusim pak kulturën e sipërmarrjes, si t’i kontabilizojmë disa nga këto gjëra, si mundet që një produkt mos të shihet vetëm nga 100 apo 1000 vetë, por si mund të kontabilizojmë që e gjithë shoqëria të përfshihet në një marrëdhënie financiare dhe kontributi”, u shpreh kryebashkiaku.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, është vetëm çështje kohe që Tirana të jetë qyteti i punëve krijuese dhe dixhitale të së ardhmes.

“Bashkia e Tiranës ka sërish buxhetin më të madh që ka pasur në histori. Çdo vit kemi më shumë se viti tjetër për industrinë rekreative, për art e kulturë, për teatër e për shumë prej jush organizohen eventet më fantastike në këtë qytet e mezi pres që të shtohen edhe të tjerë. Do doja që ky vit të ishte një vit stuhi idesh, se çfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë për vitin tjetër, kur Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Kur mendoj që numri i turistëve vjet ishte 10 milionë, imagjino sa do jetë sivjet. Si mund të përfshihen ata në jetën kulturore, si mund të shkëmbejmë energji dhe me të tjerë? Kjo do ishte diçka fantastike. Sot 25% e ekonomisë së Tiranës është turizmi, 25% janë punët e reja dixhitale, punët e reja që në fakt kanë buruar nga komuniteti kreativ. Unë besoj që nëse ne mund ta kthejmë Tiranën nga qyteti i këpucëve, në një qytet të turizmit dhe të dixhitalizimit, është vetëm çështje kohe që Tirana, siç ishte Kryeqytet i Rinisë e i Sportit, të jetë gjithashtu një qytet i punëve dixhitale e të së ardhmes”, theksoi Veliaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se vendit i nevojitet sot më shumë se kurrë një bashkërendim i bazuar në dije dhe në meritë, në shërbim të interesit të përbashkët publik kulturor, ekonomik e kombëtar.

“Është pikërisht sot koha e kalimit përfundimtar nga tranzicioni i tej zgjatur i rrëmujshëm që kemi lënë pas, tek një zhvillim i qëndrueshëm kulturor e inovativ i së ardhmes së afërt ose asaj afatgjatë të shqiptarëve, por si gjithmonë si pjesë e komunitetit përparimtar ndërkombëtar”, u shpreh Gonxhja.

Alastair King-Smith, ambasadori britanik u shpreh se Shqipëria tashmë ka një vend të rëndësishëm edhe në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë sa i takon industrisë kreative. “Shumë ndryshime kanë ndodhur këtu në Shqipëri, në Tiranë, sa i takon zhvillimit ekonomik, infrastrukturës moderne, shoqërisë civile më aktive. Kjo piramidë në Tiranë po mbledh njerëz nga e gjithë bota përmes imagjinatës që ju keni sjellë dhe historisë suaj. Shqipëria tashmë ka një vend të rëndësishëm jo vetëm këtu, por në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë dhe jam i sigurt se ne sëbashku mund ta ndihmojmë Shqipërinë ta mbajë këtë vend”, tha ambasadori britanik.

Clare Sears, Drejtuese e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor u shpreh se Piramida është kthyer në një qendër rë inovacionit dhe kreativitetit. “Më pëlqen shumë fakti që tashmë Piramida është kthyer në një qendër të inovacionit dhe të kreativitetit dhe vazhdon të jetë argëtuese për të rinjtë”, deklaroi Clare Sears.

Në mënyrë që të integrojë dhe zhvillojë sektorin krijues, në vitin 2022, Bashkia e Tiranës ka themeluar Agjencinë e Industrisë Kreative.

Next Post
“Rama mund të kapë 100 mandate”/ Gjekmarkaj: Pa Berishën s’ka zgjidhje, me të s’ka fitore

Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In