• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ekonomia jonë është e fundit në rajon”, Tabaku: Pandemia ekonomike po bën kërdinë edhe më keq se COVID-19

by Ardit Rada
03/05/2020 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan përmes një postimi në facebook, se kjo pandemi shëndetësore nxori në pah sipas saj fytyrën e vërtetë të qeverisë.

‘Ne ditën kur shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, kur të ardhurat e buxhetit duhet tu vendosen në dispozicion, ata që përfitojnë janë po 10 personat e përhershëm. Klubi i Oligarkëve, ortakë me qeverinë, që privatizojnë kufij, bregdet, porte, rrugë, aeroporte, miniera, naftë e çdo pasuri kombëtare dhe që në 7 vjet kanë privatizuar buxhetin.’-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Kjo pandemi shëndetësore nxori përfundimisht para çdo shqiptari fytyrën e vërtetë të qeverisë së fshehur pas maskës së propagandës. Në 7 vjet taksat e rritura të shqiptarëve shkuan në xhepat e oligarkëve.

Korrupsioni dhe vjedhja u kthyen në veprimtarinë kryesore. Edhe sot, në kulmin e pandemisë qeveria zien si një tenxhere korrupsioni dhe hajdutërie.

Ekonomia jonë është e fundit në rajon, me borxhin më të lartë publik në rajon, me papunësi dhe varfëri të shtuar sepse financat janë në shërbim oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Miliona euro për një grusht oligarkësh dhe gjysmë paketa me pikatore për njerëzit dhe ekonominë. Pa prekur milionat për PPP dhe koncesione e tendera. Ky fond nuk preket por mbrohet njësoj si hajduti plaçkën e vjedhur.

Përballë tyre janë shqiptarët. Familjet shqiptare kanë mbetur pa të ardhura për tre muaj me radhë. Lëmoshat me pikatore të qeverisë nuk i shërbejnë atyre.

Ne ditën kur shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, kur të ardhurat e buxhetit duhet tu vendosen në dispozicion, ata që përfitojnë janë po 10 personat e përhershëm. Klubi i Oligarkëve, ortakë me qeverinë, që privatizojnë kufij, bregdet, porte, rrugë, aeroporte, miniera, naftë e çdo pasuri kombëtare dhe që në 7 vjet kanë privatizuar buxhetin.

Kambanat e alarmit kanë rënë: Raporti i Bankës Botërore (BB) thekson se 61% e të punësuarve punojnë në të zezë. Këta kryefamiljarë nuk përfitojnë e nuk kanë më ç’të çojnë në shtëpi pasi qeveria nuk mendoi për ta. Jo! Nuk mendoi as për shumicën e të vetëpuësuarve, që sipas të njëjtit raport janë 35% e të punësuarve. Nga 173 mijë të vetëpunësuar qeveria ka vendosur të kryejë pagesa për 30 mijë të tillë.

Sondazhet e bëra publike edhe në media, raportojnë se 83% e bizneseve kanë mungesë likuiditeti. Pra, nuk kanë më parà as për të paguar punëtorët dhe furnitorët. Kriza ekonomike thellohet ndërsa qeveria vazhdon të këndojë të njëjtën si gjinkallë e ngopur këngën propagandës së vjetër.

Qeveria nuk ka vizion për të dalë nga kjo situatë edhe as për të ardhmen. Ajo njeh vetëm gjuhën e dhunës pa ofruar asnjë alternativë. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje me fonde dhe lehtësira, jo gjoba, vjedhje me tendera dhe propagandë. Pandemia Ekonomike po bën kërdinë edhe më keq se COVID-19. Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër pazarxhi që për hir të pushtet shet Shqipërinë dhe shqiptarët.

/e.rr

Next Post
“Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit?”, fansat i bëjnë pyetje me spec Armina Mevlanit

"Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit?", fansat i bëjnë pyetje me spec Armina Mevlanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In