• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomia dhe qeveria e re/ Sfidat e ministreve Kumbaro, Ibrahimaj e Krifca

by
05/09/2021 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ministret e reja të kabinetit të qeverisë Rama 3, Delina Ibrahimaj, Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca kanë një sërë sfidash përpara në situatën në të cilën ndodhet ekonomia, turizmi apo bujqësia. Ministret duhet të gjejnë zgjidhje që nga mbetjet dhe plazhet e pandara deri tek mekanika bujqësore dhe amnistia fiskale.

Drejtoresha aktuale e tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Financave, do të përballet me një sërë sfidash pasi situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi nuk është aspak normale për shkak të pandemisë.

Edhe pse të dhënat mbi të ardhurat janë optimiste, Ibrahimaj duhet të marrë masa për të nisur konsolidimin fiskal dhe të ulë borxhin publik, që këtë vit do të kalojë shifrën e 80% për shkak të borxheve që janë marrë dhe do të merren në vijim për përballimin e pandemisë dhe financimin e huave të marra. Aktualisht borxhi është 10.5 miliardë euro, ndërsa në vitin që vjen do merret eurobondi tjetër prej 500 milionë eurosh.

Sfida tjetër është vënia në zbatim e ndryshimit të taksës progresive për pagat si dhe rritjen e pagës minimale nga 30 mijë lekë që është tani, në 40 mijë lekë brenda këtij mandati. Por pikëpyetja tjetër që ngrihet është nëse do të realizohet në mandatin e tretë amnistia fiskale, e premtuar prej dy vitesh.

Nga financat tek turizmi. Një nga sektorët më të goditur nga pandemia, ende nuk ka arritur të rikuperojë humbjet e shkaktuara nga mbyllja në vitin 2020. Ndërsa viti 2021 nxori në pah një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje, nga trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve që shoqëroi gjithë verën e këtij viti, për të vijuar me ndarjen e plazheve për privatët, e deri tek rritja e shërbimit dhe e cilësisë në strukturat akomoduese.

Mirela Kumbaro si ministre e re e turizmit do të duhet që përveç problemeve të lartpërmendura do duhet të punojë për paketa rajonale në mënyrë që vendi të arrijë në 10 milionë turistë në këtë mandat të 3.

Bujqësia është sektori me numrin më të lartë të të punësuarve në vend dhe me ndikim kryesor në rritjen ekonomike është në fokus të qeverisë. Nga AZHBR-ja në krye të Ministrisë së Bujqësisë Frida Krifca, sfidën e lënë nga paraardhësja ka rritjen e eksporteve bujqësore me 600 milionë dollarë, nga 400 milionë që janë tani synimi është të arrijnë në 1 miliardë dollar në këtë 4 vjeçar.

Po ashtu skemat mbështetëse për fermerët si ajo e naftës, skema kombëtare apo fondet e IPARD do jenë në fokus të këtij dikasteri. Për tu ndalur më pas tek modernizimi i pajisjeve bujqësore, rritja e sipërfaqeve të punuara apo lufta ndaj informaliteti në bujqësi. (Shqiptarja.com)

/b.h

Next Post

Kartë vaksinimi ose test për të hyrë në Shqipëri, në mesnatë nis zbatimi i masave të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In