• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Ekonomia botërore në rrezik, një krizë e re po afrohet…”

by A R
09/10/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i financave gjermane që është në prag të largimit nga ky post ka deklaruar se politikat e Bankës Qendrore rrezikojnë të formojnë “flluska të reja” dhe se nivelet spirale të borxhit global dhe likuiditeti paraqesin një rrezik madhor për ekonominë botërore.

Në një intervistë të dhënë për Financial Times, eurofili, i cili ka drejtuar një nga ekonomitë më të mëdha të botës gjatë këtyre tetë viteve të fundit, tha se ekzistonte rreziku i formimit të “flluskave të reja” për shkak të triliona dollarëve që bankat qendrore kanë hedhur në tregje. Z. Schäuble paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që i kanoseshin stabilitetit në eurozonë, veçanërisht ato të paraqitura në bilancet bankare pas krizës së kredive me probleme.

Ai do të mbahet mend si një avokat i fortë i drejtësisë fiskale dhe kryesisht si politikanit më pro-europian në kabinetin e kancelares gjermane Angela Merkel, shumë i aftë në shitjen e përfitimeve të euros dhe të integrimit më të thellë europian në një publik skeptik gjerman.Ai u shpreh për FT se votimi i Brexit vitin e kaluar kishte treguar se sa “budallallëk’” ishte të dëgjonin “demagogët që thonë. . . ne po paguajmë shumë për Europën”. “Në këtë drejtim ata dhanë një kontribut të madh për integrimin europian, edhe pse në një afat të shkurtër që nuk e ndihmon vërtet Britaninë”.

Z. Schäuble do të zhvendoset në një detyrë të re, në atë të kryetarit të Bundestagut gjerman në mes të shqetësimeve në lidhje me legjislaturën e re e cila do të ndikohet nga ardhja e 92 deputetëve nga partia “Alternativa për Gjermaninë” një parti populiste e djathtë që tronditi krijimin politik duke fituar 12.6 për qind në zgjedhjet gjatë muajit të kaluar.

Z. Schäuble, i cili do të marrë pjesë në takimin e tij të fundit të ministrave të financave të eurogrupit  këtë të hënë, kërkoi të risigurojë aleatët e Gjermanisë se suksesi i habitshëm i Aleancës për Gjermaninë nuk do të ndikonte aspak në angazhimin e vendit ndaj demokracisë liberale. Nuk ka asnjë mundësi që Gjermani  të përkeqësoshet akoma më shumë.

Reagimi i votuesve të partisë Alternativa për Gjermaninë vjen pasi ata ishin të pakënaqur, ndiheshin të përjashtuar, dhe ishin të zemëruar për padrejtësinë e perceptuar dhe të shqetësuar për mënyrën se si bota po ndryshonte. “Por nuk ka asnjë arsye për të besuar se demokracia dhe sundimi i ligjit janë në rrezik”, tha Z. Schäuble.

Megjithatë, ai paralajmëroi se bota rrezikohej nga “inkurajimi i krijimit të flluskave të reja”. “Ekonomistët në mbarë botën janë të shqetësuar për rreziqet në rritje që vijnë nga akumulimi i gjithnjë e më shumë likuditeteve dhe rritja e borxhit publik dhe privat. Unë vetë jam i shqetësuar edhe për këtë, vazhdoi ai më tej. Komentet e tij vijnë një ditë pasi Christine Lagarde, drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se bota po shijonte kulmin e saj më të mirë që nga fillimi i kësaj dekade, por paralajmëroi për “kërcënimet e mundshme” nga nivelet e larta të borxhit dhe marrjen e rreziqeve të shumta në tregjet financiare.

Pikëpamjet e Z. Schäuble janë gjthashtu në sintoni me ato të Bankës për Rregullimet Ndërkombëtare, e cila ka argumentuar gjatë se lehtësimi agresiv i parasë nga bankat qendrore ka nxitur në krijimin e  flluskave në çmimet e aseteve. Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare paralajmëroi muajin e kaluar se bota ishte mësur aq shumë me përdorimin e kredive të lira saqë normat më të larta të interesit mund të pengonin rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Z. Schäuble mbrojti masat shtrënguese, duke përshkruar sipas një mënyrë anglo-saksone se një politikë e qëndrueshme financiare nuk i shikon më defiçitet e larta si një gjë e mirë.

Ai tha se bumi ekonomik i tanishëm i Gjermanisë, me rritjen e kërkesës së brendshme dhe investimeve dhe shkallën më të ulët të papunësisë që nga ribashkimi, ishte justifikim i një politike ekonomike që i dha përparësi “zbatimit të rregullave të caktuar” gjithashtu edhe duke shmangur deficitet. Nën administrimin e tij vendi ka drejtuar buxhetet e balancuara që nga viti 2014. “Britania e Madhe gjithmonë e ka tallur kapitalizmin e Rhinelandit”, tha ai, duke kundërshtuar modelin e tregut social të drejtuar nga konsensusi gjerman, me tregjet e lira anglo-amerikane dhe derregullimin.

Por ne kemi parë se mjetet e ekonomisë së tregjeve sociale ishin më efektive në trajtimin e krizës financiare. . . sesa në vendet ku ajo u rrit. Z. Schäuble vlerësoi “iniciativat e fuqishme” të Emmanuel Macron për rishikimin e BE-së, pa iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë propozimeve të presidentit francez për reformën e eurozonës.

Ai tha vetëm se detyra kryesore në të cilën përballet zona e përbashkët e monedhës është që “të zvogëlojë rreziqet, të cilat janë akoma shumë të larta. Ne duhet të sigurohemi se do të jemi mjaftueshëm elastik nësedo të përballemi ndonjëherë me një krizë të re ekonomike, shtoi ai. “Ne nuk do të kemi gjithmonë një situatë kaq pozitive sa tani”./monitor/a.m.

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

Nga Dibra për të vjedhur në Tetovë, goditet grupi i hajdutëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In