• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi viziton kompanitë fason: Kemi objekte të lira, shfrytëzojini me 1 euro

by A R
12/10/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Patosi gjatë një vizite në dy kompani fason, ministrja Milva Ekonomi tha se, MZHETTS nëpërmjet drejtorisë së pronës ka në dispozicion me qindra objekte në të gjithë territorin e Shqipërisë të cilat janë të gatshme për t’u vënë në shërbim të biznesit me kontratën simbolike 1 Euro. Duke dhënë detaje për kontratat 1 Euro ministrja e Ekonomisë tha: “Tre vitet e fundit janë realizuar 21 kontrata, dhënie objektesh shtetërore me qiranë simbolike 1 Euro në ndihmë të sipërmarrjes të cilat kanë mundësuar deri më tani investime me vlerë 25 milion Euro dhe kanë punësuar 3000 personave. I ftoj sipërmarrësit të vijnë në MZHETTS apo edhe të shohin përmes dritares së vetme të shërbimeve AIDA si t’i përdorim këto prona”.

“Tur Tekstil” në Patos prodhime për kompaninë Zara

Nga godina të rrënuara dhe të lëna në mëshirë të fatit sot në ndërmarrje të suksesshme ku punësohen me qindra punëtor. 

Njëra prej tyre ish “Ndërmarrja Gjeofizike Patos” me sipërfaqe të përgjithshme 12,507 m2. Sot në këto ambiente deri dje të braktisura falë mbështetjes së biznesit përmes kontratës simbolike 1 Euro operon Shoqëria “Tur Tekstil” SHPK.  Dy vite më parë e nisi aktivitetin duke punësuar 65 punonjës ndërsa sot numëron 320 punonjës. 

Veshjet e qepura me logon “Made in Albania” shkojnë për tregjet gjermane, franceze dhe spanjolle.

Disa prodhime të gjigandit të veshjeve Zara qepen nga kjo kompani.

Ministrja Milva Ekonomi së bashku me deputetët Ervin Koçi, Antoneta  Dhima dhe kryetaren e bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj vizituan këtë kompani.

“Tur Tekstil” tha ministrja Ekonomi është të një histori suksesi. “Përveç skemës së vënies në dispozicion të sipërfaqes për aktivitet me qira 1 Euro për 20 vjet, një mbështetje tjetër që ka marrë kjo kompani është mbështetja me fondin e punësimit. Këtu kanë ardhur dhe janë punësuar nga Fondi i Mbështetjes së Punësimit 87 punonjës, 70 prej të cilëve janë bërë forcë pune në këtë industri. Këto mbështetje janë shumë të rëndësishme sepse e para; rrisin mundësinë që Shqipëria të prodhojë produktin e vet “Made in Albania” dhe të ketë një fuqi të madhe eksportuese në këtë lloj industrie dhe e dyta; të lehtësojë shumë edhe skemën e punësimit të rajonit ku padyshim vlerësohet roli që ka bashkia”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Eksportet shqiptare, nënvizoi ministrja Ekonomi, në industrinë fason, tekstile dhe lëkurë po t’i krahasojmë me vitin 2014, rritja në 2015 ishte 5%, ndërsa rritja në 2016 përkundrejt 2015 për periudhën Janar – Korrik është 21%”.

Kaner Altan, sipërmarrësi i kompanisë “Tur Tekstil” tha se: “Falënderoj shumë zonjën ministre dhe kryetarin e bashkisë për këtë vizitë. Ne duam që njerëzit të punojnë. Deri tani nuk kemi patur asnjë problem. Sa më shumë punëtorë të punojnë me ne, aq më mirë është”. 

Picari Sh.P.K një tjetër histori suksesi e kontratave 1 euro

E njëjta panoramë shfaqej edhe një vit më parë në ish “Repartin e Axhusterisë” Patos,  me sipërfaqe të përgjithshme 9,800 m2. E rrënuar dhe e degraduar si godinë tërësisht jo funksionale.  E dhënë me qiranë simbolike 1 euro sipërmarrësve të kompanisë Picari SH.P.K, tashmë ky objekt është transformuar tërësisht duke prodhuar këpucë për tregjet europiane. E nisi aktivitetin me 250 punonjës në momentin e lidhjes së kontratës në Shkurt 2015, ndërsa tani, 1 vit më pas numëron 380 punonjës. Gjatë vizitës në këtë kompani, ministrja Ekonomi u shpreh e kënaqur se të tilla godina të braktisura kanë marrë jetë në funksion të mbështetjes së sipërmarrjes dhe nxitjen drejt produktit “Made in Albania”.

“Këtu jemi në një tjetër rast suksesi, kompania ka përfituar nga kjo paketë ndihmëse e kontratave me 1 Euro dhe sot jemi në një realitet komplet tjetër. Ajo që e bën edhe më të rëndësishme këtë lloj ndihme nuk është vetëm fakti i mundësisë që ky sipërmarrës të bëj investimin dhe të shtojë numrin e punonjësve, por i shërben këtyre bizneseve edhe në shtimin e inovacionit” u shpreh ministrja Milva Ekonomi.

Nimet Picari, sipërmarrësi i Picari SH.P.K thotë se: “Është kënaqësi të shikoj atë që qeveria ka bërë për biznesin, gjithashtu dhe investimin që kemi bërë ne si biznesmen. E kemi ndjerë këtë mbështetje, ndërkohë në të ardhmen kjo mbështetje të vazhdojë edhe në teknologji. Kërkojmë që këto sipërfaqe të lira me 1 euro që qeveria ka qenë e gatshme ta vendosë në dispozicion, kërkojmë që të shtohemi, premtojmë që në një të ardhme të afërt kompania “Picari” do të rrisë rreth 50% numrin e punonjësve”.

Z. Picari duke folur për evoluimin e prodhimit të këpucëve tha se nga qepja me dorë e pjesës së sipërme të këpucës po kalohet në një teknologji të re, siç është ngjitja me vakum. Synojmë, tha ia që produkti “Made in Albania” të jetë një firmë që do të konkurojë me cilësinë dhe korrektesën.

Sipërmarrësi Nimet Picari gjatë bashkëbisedimit me ministren Ekonomi në ambientet e reja që priten të vihen në punë për prodhimin e këpucëve për fëmijë, e vlerësoi si një arritje të qeverisë shqiptare heqjen e taksës fikse prej 180 Euro për transportuesit ndërkombëtar të mallrave drejt Italisë.

Ai kërkoi pasurimin me module të reja për sa i përket trajnimit profesional duke theksuar se ka ardhur koha që trajnimi të zhvillohet pranë kompanive dhe më pas ata të punësohen direkt. “Pas kaq vite eksperiencë duhet të lëmë pas të qenurit fason, por të prodhojmë produkte tërësisht  “Made in Albania” u shpreh  z. Picari./a.m.

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Lajmi i fundit/ Një makinë bie në liqenin e Shkopetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In