• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi takohet me drejtues të sipërmarrrjeve private në Durrës: Mbështetje për inovacionin

by A R
20/05/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi zhvilloi dje një takim me drejtues të sipërmarrjeve private. Takimi ishte në formë bashkëbisedimi lidhur me problematikat që ka sektori i biznesit në qytetin e Durrësit dhe si duhet të adresohen ato në të ardhmen.

Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi foli fillimisht për reformat që janë ndërmarrë nga qeveria dhe që kanë përmirësuar ndjeshëm klimën e të bërit biznes. Ministrja i infiormoi bizneset për mbështetjen financiare që jepet në favor të bizneseve nga AIDA, sic janë fondet e konkurueshmërisë, për inovacionin për start up, për kreativitetin, dhe së fundi është hapur një fond për turizmin gjithë vjetor. Lidhur me këto fonde ajo tha se është dëgjuar zëri i biznesit dhe i atyre përfitues, dhe tashmë po punohet me disa propozime që vitin e ardhshëm fondi në dispozicion të jetë edhe më i madh.

Ministrja tha gjithashtu se në gjithë vizitat që ajo bën në sipërmarrje të ndryshme në vend, vihet re se ka pak informacion se si mund të mbrohet produkti shqiptar dhe si të mbrohet cilësia e tij. “Përsa i takon markave dhe patentave, sot kemi një ligj të ri të regjistrimit të pronësisë industriale që është miratuar së fundmi nga parlamenti, i cili lehtëson procedurat e regjistrimit dhe të mbrojtjes së markës”, tha Ministrja.

Lidhur me turizmin Ministrja përmendi gjithë rregullimet e tregut turistik që kanë ndodhur në këtë sektor në 20 muaj në Shqipëri, ku operatorët turistikë u ndanë në katër grupe kryesore: Agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, udhërrëfyes turistike si dhe struktura akomoduese.  “Qeveria uli TVSH për turizmin nga 20 për qind të shkojë në 6 për qind. Erdhi si premtim i mbajtur edhe në saj të komunikimit të vazhdueshëm biznes -shoqëri. Nuk duhet të heqim dorë nga kjo formë komunikimi për të arritur plotësimin e objektivave përpjekje”, tha Ekonomi.

Një nga problematikat e ngritura nga biznesi ishte problemi i licencave për përpunimin e produkteve ushqimore, që lëshohen  nga AKU dhe QKB dhe që shpesh ka një procedurë e gjatëkohore. Ministrja tha se po punohet për një qasje më inovative pë lëshimin e licencave, duke marrë dhe eskperiencën e vendeve që njihen si reformatore në fushën e biznesit.

Diskutimi vazhdoi me të tjera problematika konkrete të bizneseve të pranishme, ku Ministrja sqaroi dhe informoi të pranishmit se çfarë është bërë, dhe cfarë mbetet ende për t’u bërë në mënyrë që tia lehtësojmë sa më shumë punën biznesit./a.m.

Next Post
Plani Kombëtar për Menaxhimin e Ajrit, gati në 2017-n

Shqipëria mes vendeve me numrin më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In