• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi takim me krerët e bashkive bregdetare për masat e sezonit turistik 2017

by A R
17/03/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja  e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me kryetarët e Bashkive bregujore për të diskutuar mbi marrjen e masave për fillimin e sezonit turistik 2017.

Ministrja Ekonomi informoi kryetarët e bashkive me punën që ka bërë deri tani Ministria e Turizmit, në drejtim të rregullimit të tregut të turizmit, përmes ndarjes së roleve të operatorëve ekonomik në treg: agjenci turistike, operatorë turistikë, udhërrëfyes turistikë si dhe për procesin e standardizimit të strukturave akomoduese, proces që ka nisur tashme. Ajo informoi dhe për punën e madhe të MZHETTS në drejtim të promovimit të Shqipërisë në një sërë panairesh ndërkombëtare, ndërkohë që sfida tashmë është për të mirëpritur fluksin e turistëve dhe për të ofruar një turizëm më cilësor, mjedise më të pastra, dhe më shumë aktivitete kulturore.

Ministrja kërkoi angazhimin e bashkive për përgatitjen e Sezonit Turistik Veror 2017 duke u fokusuar në: sinjalistikën ujore dhe rrugore, në përcaktimin e vendparkimeve të automjeteve, në furnizimin  me ujë të pijshëm  dhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza në destinacionet turistike; në menaxhimin e mbetjeve urbane të ngurta dhe mbetje të tjera me impakt negativ në mjedis, sidomos të mbahet në kontroll grumbullimi dhe largimi i mbeturinave nga zonat turistike  drejt vendeve të depozitimit të paracaktuara; në kontrollin e subjekteve tregtare në destinacionet turistike për ekspozimin e  çmimeve për produktet/shërbimet e ofruara, në vende të dukshme për publikun; në përgatitjen dhe trajnimi i rojeve të plazhit, etj

Ministrja kërkoi angazhimin e bashkive për aksionin e pastrimit të plazheve që do të kryesojë Ministrja e Turizmit, në javën Europiane të plazheve të pastra në fund të muajit Mars.

Ajo u kërkoi kryetarëve të Bashkisë që përveç përpjekjeve në drejtim të pastërtisë së plazheve, të përgatisin një kalendar të aktiviteteve kulturore dhe t’i dërgojnë në MZHETTS për të qenë më të koordinuar, dhe gjithashtu u kërkoi që gjithë muzeumet të jenë të hapura gjatë muajve të verës, pasi është momenti për të diversifikuar produktin turistik, pra turisti veç plazhit të këtë mundësi të argëtohet, dhe të shohë gjithë atraksionet që ka zona. Synimi është tha Ministrja Ekonomi, që të zgjasim ditën e qëndrimit të turistit në Shqipëri, ndërkohë që tashmë sezoni është zgjatur, dhe këtë e tregojnë kontratat e operatorëve turistikë të huaj nënshkruar me ata vendas nga muaji maj deri në fund të tetorit.

Krerët e Bashkive shprehën shqetësimet e tyre për situatën para fillimit të sezonit turistik. Shqetësimet e tyre kishin të bënin kryesisht me mirëmbajtjen e rrugëve lidhëse me plazhet. Kërkuan gadishmeri në furnizimin me energji, sidomos Bashkia Shëngjin, mbështetje me menaxhimin e mbetjeve dhe transportin e tyre në landfill, konkretisht në bashkinë Himarë. Ndërkohë Bashkia Pogradec theksoi nevojën për kuratorë te Bazilika e Linit, pasi shumë pak zbulohet për turistët, nga frika se dëmtohet, si dhe për financimin për një mënyrë rrethimi të rrugës së thepisur e të rrezikshme për te Guri i Kamjes, si një atraksion natyror në këtë zonë. Gjithashtu u ngritën çështje për të cilat do të bashkrendohet puna për të siguruar mbështetje financiare për më shumë produkteve turistike të secilës bashki përmes projekteve dhe për promovim të secilës prej këtyre bashkive bregujore. 

Ministrja premtoi se disa probleme që nuk lidhen me MZHETTS t’i adresojë te ministritë përkatëse. U ra dakord që të zhvillohet një takim tjetër së shpejti për të diskutuar mbi masat që kanë marrë  bashkitë para se të shpallin fillimin e sezonit turistik./a.m.

Next Post
TAKIMI/Merkel futet në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pret me buzëqeshje

TAKIMI/Merkel futet në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pret me buzëqeshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

December 26, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

December 26, 2025
Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

December 26, 2025
Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
Ju vidhni

Ju vidhni

December 26, 2025
Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

December 26, 2025
Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

December 26, 2025
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com