Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, se një tjetër produkt “Made in Albania”, në industrinë e plastikës, do të jetë prezent në tregjet ndërkombëtare.
“Sedilie për makinat e garave në tregjet botërore”, shkruan Ekonomi, ndërsa statusin e shoqëron edhe me një forografi ilustruese për produktin shqiptar që do të jetë pjesë e makinave në gara sportive për kategori të ndyshme/a.k











