Astrologia Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie”, bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për javën e parë të muajit mars.
Ajo paralajmëron një javë të mbushur me emocione dhe lëvizje, duke theksuar eklipsin e Hënës në shenjën e Virgjëreshës.
“Është një javë shumë interesante. Do të kemi eklipsin e Hënës në shenjën e Virgjëreshës. Po të shikojmë etimologjinë e fjalës, eklipsi bëhet fjalë për një humbje, mbyllet një kapitull, mbyllet diçka nga jeta jonë. Çdo pengesë, çdo sfidë dhe dalja nga zona e komfortit, ka si qëllim vetëm përparimin dhe zhvillimin tonë. Çdo pengesë do të jetë për mirë. E rëndësishme është që të kujdesemi sa më shumë për shëndetin dhe përditshmërinë. Të mos ndjehemi të fajtorë.
Nëse kemi mundësi të rregullojmë gjërat, atëherë duhet që ta bëjmë me vepra, jo duke humbur kohën dhe duke u ndjerë në faj. Kryesorja e këtij eklipsi është që të shkëputemi nga përsëritja e motiveve, nga përsëritja e sjelljeve dhe e situatave, që na lënë të bllokuar dhe që na lënë pas në punën dhe në marrëdhënien tonë. Do të jetë një javë shumë interesante nga ana emocionale, por edhe nga ana financiare”, tha astrologia.
Dashi: Eklipsi i cili zhvillohet në datën 3 në shenjën e Virgjëreshës, vendos theksin në përditshmërinë tuaj, në çështje që kanë të bëjnë me punën dhe është momenti që të bëni disa ndryshime. Duhet të hiqni dorë nga metodat dhe situatat e së kaluarës, të cilat iu linin pas në disa çështje. Nga ana tjetër kujdesuni më tepër për shëndetin. Jini shumë të kujdesshëm në takimet e fshehta që do të bëni me të tjerët. Tregoni kujdes së kë lini që të hyjë në jetën tuaj, sepse në vazhdim mund të ndjeheni të ekspozuar. Do të keni zhvillime në sferën emocionale dhe në atë financiare. Shumë të kujdesshëm duhet të tregoheni ju të lindurit në dy ditët e para të shenjës nga data 6-7 dhe 8.
Demi: Kjo javë dhe eklipsi i Hënës në datën 3, ju nxjerr nga disa probleme dhe u jep shanset dhe mundësitë për zgjidhjen e disa probleme. Megjithatë do të iu preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, me pjesën e jetës që ka të bëjë me krijimtarinë dhe investimet. Për të gjithë ju që jeni në një marrëdhënie, nuk përjashtohet mundësia që të kaloni në një krizë dhe do të jeni të detyruar që të bëni disa spastrime në jetën tuaj. Kalimi i Marsit që sot në shenjën e Peshqve do të ndikojë në zgjerimin e rrjetit social. Kalimi i Afërditës në datën 6 në shenjën e Dashit do iu bëjë që të ndjeheni pak më të tërhequr, ndoshta do të vendoseni përpara një situate ku do të jeni të detyruar që të merrni disa vendime. Kujdes nga data 6 deri në datën 9. Në përgjithësi është një situatë ku mund të përfitoni. Do të keni zhvillime pozitive.
Binjakët: Jeni pak më të ndjeshëm dhe emocionalë nga herët e tjera. Mendimet dhe veprimet tuaja janë më të ndikuara nga ana juaj emocionale. Kemi një subjektivitet në vlerësimin e situatave, diçka e cila nuk iu ndihmon shumë. Fokusohuni në karrierën dhe jetën sociale. Evitoni tensionet dhe konfliktet, por sidomos me njerëzit që janë më lart se ju. Me eklipsin e Hënës jeni një nga më të ndikuarit dhe duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës sociale, familjare dhe asaj profesionale. Hiqni, çdo gjë që përbën barrë në jetën tuaj. Përpiquni në shoqëri dhe në jetën sociale që të qëndroni larg situatave që mund të bëjnë një vlerësim jo shumë pozitiv për ju. Gjatë muajit mars do të jeni shanse që të përjetoni në sferën financiare. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në fillim të qershorit.
Gaforrja: Është përgjithësisht një periudhë shumë pozitive për ju. Më të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Duhet të jeni më të kujdesshëm në jetën sociale dhe në vendimet që do të merrni në akse të ndryshme të jetës. Jini të kujdesshëm në datat 6-7 dhe 8, ku do të jeni përballë një situate që nuk do iu pëlqejë dhe do iu stresojë. Keni shanse shumë të mira për të udhëtuar dhe për të qenë shumë aktivë. Ju të lindurit në 10 ditëshin e dytë të shenjës favorizoheni nga ky eklips, edhe pse mund të keni disa pengesa dhe probleme me njerëzit e rrethit tuaj. Do të shkoni drejt zhvillimit.
Luani: Ju sfidon ana financiare dhe vërtet duhet të jeni më të fokusuar në anën financiare. Bëjini llogaritë me laps dhe ketër, sepse mund të jeni përballë shpenzimeve të papritura. Nga ana emocionale mund të ndjeni një pasiguri. Psikologjia juaj mund të jetë në ulje dhe në ngritje. Nuk do të keni stabilitet dhe disa gjëra mund t’i ekzagjeroni më tepër nga sa duhet. Mos i bëni dëshirat tuaja nevoja, me qëllim që në sferën financiare të gjendeni në një situatë normale. Kalimi i Afërditës në shenjën e Dashit që nga data 6 dhe deri në fund të muajit krijon shanse shumë të mira për udhëtime.
Virgjëresha: Theksi vendoset në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, jini shumë të kujdesshëm. Kujdesuni më tepër për veten. Vendosni një ekuilibër në marrëdhëniet tuaja, qoftë ato profesionale dhe personale. Bëni një rregullim të marrëdhënieve që janë tronditur. Ndoshta mund t’i ktheheni pak të së kaluarës. Mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Kujdes në sferën financiare.
Peshorja: Me eklipsin që zhvillohet në datën 3 vendoset theksi në çështje që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj, në çështje që zhvillohen pa dijeninë tuaj, pas shpatullave tuaja. Ndoshta do të jeni të detyruar që të ndjeheni pak më të tërhequr, pak më të shqetësuar në lidhje me disa çështje. Duhet të fokusoheni në përditshmëri, të kujdeseni për shëndetin dhe të organizoni sa më mirë punën tuaj. Kujdes në marrëdhëniet e çdo lloji, ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Akrepi: Eklipsi i datës 3 ka një impakt pozitiv për ju, do ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me jetën sociale dhe zgjerimin e rrethit tuaj social. Mund të keni disa probleme me kolegë, shokë dhe miq që mbështesin synimet tuaja, por nga ana tjetër do gjenden njerëz që do ju mbështesin fuqimisht në planet që keni. Do të vini afër me të dashurit tuaj. Do të keni rikthimin e njerëzve nga e kaluara dhe më të kujdesshëm në përditshmëri, në punë dhe në familje. Një bashkëpunim interesant mund të paraqitet nga data 6 deri në datën 8-9.
Shigjetari: Jeni një nga më të ndikuarit e këtij eklipsi, ku theksi vendoset në karrierën dhe punën tuaj, ku atje disa gjëra të së kaluarës duhet që t’i rregulloni dhe ti trajtoni me qetësi. Paralelisht një pjesë të madhe të energjisë suaj do iu preokupojë familja dhe jeta personale, ku mund të keni disa konflikte, ose mund të gjendeni përpara një situate ku duhet të bëni një rinovim në ambientin ku ju jetoni dhe veproni.
Bricjapi: Një trajektore e re hapet për ju. Pasi të keni marrë disa vendime, do ndryshoni disa gjëra që kanë të bëjnë me njerëzit e jetës suaj, me njerëzit që hyjnë në ata që ne i konsiderojmë të dashurit tuaj do të shkojnë në një drejtim shumë pozitiv. Çështjet familjare dhe çështjet e pronës do ju sfidojnë nga data 6 deri në datën 9, prandaj kini kujdes në vendimet që do të merrni.
Ujori: Kryesorja për ju është sfera financiare. Një ekuilibër mes detyrimeve ndaj të tjerëve dhe xhepit tuaj. Të jeni sa më të përpiktë në detyrimet ndaj të tjerëve dhe nëse doni që të bëni një hap vigan, për detyrimet ndaj të tjerëve, apo të merrni një kredi, duhet që të dini sa më mirë që të veproni. Jini sa më të organizuar, ndërkohë që do të keni takime sa më interesante. Marsi do të sjellë shumë të ardhura në xhepin tuaj, mjafton që të jeni sa më të kujdesshëm.
Peshqit: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, ku theksi vendoset te të tjerët, te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Keni rikthimin e së kaluarës dhe ndoshta do të jeni të detyruar që të bëni disa spastrime në jetën tuaj. Disa gjëra që dje i kishit lënë nën rrogoz, tani do të dalin në sipërfaqe. Spastrimet që do të bëhen kanë për qëllim përparimin tuaj. Kujdes ju të lindurit në ditët e para të shenjës, për arsye se Marsi ka hyrë në shenjën tuaj, ju bën të nxituar dhe nervozë. Kryesorja është që t’i përveshni mëngët dhe t’i futeni punës.











