• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eklipsi i Super Hënës, ja kur filloi dhe u mbyll në Tiranë

by Java News
21/01/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qiellin e Shqipërisë u shfaq eklipsi i Super Hënës së “përgjakur”, quhet e tillë pasi gjatë këtij eklipsi, Hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë (ose gri) në të kuqërremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e Tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës.

Eklipsi që mund të shikohej me sy të lirë filloi edhe ne Tirane me zhdukjen dalëngadalë të Hënës së plotë në orën 04:30 të mëngjesit duke arritur në pikën kulmore kur Hëna zhduket totalisht dhe merr një ngjyrë të zbehtë të kuqërremtë, kjo ndodhi në orën 05:40.

Gjatë eklipsit të plotë Hëna u zhduk nga ora 05:40 deri në orën 06:10 ndërsa fenomeni përfundoi në orën 07:00 teksa sateliti ynë natyror u venit në horizont, në drejtimin perëndimor të vendit.

Eklipsi i plotë i Super Hënës për herë të fundit ndodhi në korrik 2018 por nuk u pa në të gjithë botën, ndërsa eklipsi i sotëm u pa në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore (SHBA, Canada, Meksikë, etj) dhe atë Jugore (Brazil, Argjentinë, Kolumbi, etj) si dhe në Arktik.

Fenomeni i parë i mahnitshëm natyror për këtë vit do të pasohet nga fenomene të tjera astronomike në muajt në vijim. Një tjetër eklipsi i Hënës, por që do të jetë pjesërisht i dukshëm në Shqipëri do të ndodh në 15 korrik të këtij viti si dhe në vitin 2022 (pjesërisht), por eklipsi i plotë i Super Hënës si ai që u shfaq sot do të ripërsëritet në vendin tonë vetëm pas 6 vitesh në Shtator të vitit 2025.

Si ndodhi eklipsi
Në 11 Nëntor 2019 do të ndodh transiti i Mërkurit përpara Diellit, planeti më i afërt pranë Diellit. Ky fenomen i rrallë ndodhi për herë të fundit para 3 vitesh dhe mund të shihet vetëm me pajisje të posaçme teksa planeti Mërkur do të duket si një pikë e vogël e zezë që kalon para Diellit.

/a.meta

Next Post
Meta, vizitë në Austri, zbardhet axhenda e Presidentit

FOTOT/ Presidenti Meta vizitë zyrtare sot në Mal të Zi me ftesë të Gjukanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In