Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu po vëzhgohet nga disa skuadra të La Liga. Gazeta “Mundo Deportivo” zbulon se për Balliun ka shfaqur tepër interes Girona, ekip katalanas, ndonëse për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Metz.
Me klubin francez që tashmë do të luajë në ligën e dytë Balliu kishte kontratë edhe për një sezon. Në rast se mbrojtësi kuq e zi do të kalojë te Girona do të jetë një kthim në Spanjë ku ka lindur edhe është formuar si futbollist.
26-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar me moshat e Barcelona dhe ekipin B. Sipas “Mundo Deportivo” Ivan Balliu vëzhgohet edhe nga Levante, Eibar dhe Leganes.
Balliu u afrua te Kombëtarja shqiptare nga trajneri Christian Panucci vitin e kaluar dhe debutoi në takimin kualifikues të Botërorit 2018 me Spanjën në Alikante, por nuk preferuar në takimet e fundit nga tekniku italian.
a.ç