• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekipi më i dobët në 34 vjet

by Artur Ajazi
26/03/2025 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike ka nxjerrë për fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, ekipin më të dobët në 34 vjet. Askush nuk e besonte se, pas humbjeve katastrofike pas 2013, Berisha nuk do të kishte mundësinë të  nxirrte të paktën një listë me emra dhe figura të pranueshme nga baza e asaj partie. Ajo që pritej ndoshta po ndodh tani në degët e rretheve të PD-së. Qejfmbetje, mërzitje, akuza, shpërfillje, largime, dhe gjithçka tjetër mund të dëgjosh në degët e PD-së dhe bazën e saj. Primaret e Berishës, të propoganduara me aq bujë, rezultuan “mashtrim”, dhe kur pale, në prag të fushatës më vendimtare të asaj partie.

Të fushatës nga ku varet fati i PD-së dhe Sali Berishës. Listat e primareve u hodhën në koshin e plehrave, kurse lista emërore me kandidatët e rinj të asaj partie, u hartua nga vetë Sali Berisha dhe rrethi i ngushtë i tij. Pa marrë fare parasysh kontributet dhe pikët e arritura nga konkuruesit në primare, Berisha fshiu nga memorja emra të spikatur të asaj force politike. Transferimi i “komisarëve politikë” nga njëri qytet tek tjetri pa asnjë argument bindës, si dhe futja në listat e sigurta të emrave aspak bindës dhe të akuzuar nga baza e partisë, tregoi qartazi, se Berisha luan me fatet e asaj partie për interesat e veta personale.

Të konkurosh në 11 Maj, me listë të mbushur me emra që nuk gëzojnë respektin e anëtarësisë, dhe të shpallësh “programin e fitores”, kur në fakt nuk ke program, alternativë dhe ekip bindës, është më tepër se tallje me fatin e mbështetësve të tu. Të mburresh me LaCivita-n, dhe ta paguash atë “sa frëngu pulën” për një fushatë thjesht fasadë, pasi humbjen e ke të sigurtë, kjo është poshtëruese për ata që deri dje, të rrinin poshtë ballkonit dhe shpresonin tek ti. Por Berisha nuk e ka problem. Ai e “nuhat” humbjen, dhe kësaj here po bën të gjitha përpjekjet, që fushata dhe propoganda e tij, për “arritjen e fitores” të duken sa më bindëse.

Largimi demonstrativ i Dash Sulës (gjë të cilën Berisha nuk e priste) e ka nxirë keq imazhin e ish-liderit historik të PD. Ka rënë përfundimisht mendimi dhe bindja absulote e shumicës së anëtarësisë se “Doktori është i drejtë dhe i ndershëm me njerëzit që i shërbejnë politikisht”. Jo, Doktori ecën vetëm në “rrugicën” që të shpie në interesat e tij, dhe të atyre që i përdor gjithmonë kur ndjen rrezik. Ndoshta tek Dashi, ai nuk shihte “njeriun e duhur” dhe e flaku. Ajo që ngjau me Dash Sulën, po ngjet edhe me emra të tjerë në Tiranë dhe disa degë, ndaj situata e brëndshme në PD, sa vjen dhe bëhet më dramatike.

Në këto kushte, edhe sikur të dojë Berisha, tani nuk ndryshon më asgjë. Largimi pa kthim i Dash Sulës, po pasohet nga të tjerë emra në Tiranë dhe rrethe, duke zhvleftësuar totalisht listën emërore të Berishës, e cila pa asnjë mëdyshje, mbetet  shkaku kryesor i një humbje të thellë në 11 Maj. Ajo që pritet pas 11 Majit, është furia e sulmeve të Berishës ndaj “bukshkelësve” që u larguan duke “i shërbyer Ramës”…  Një teori  dhe skenar i vjetër, sa vetë kariera e Doktorit në politikë, që nuk “pi më ujë” në 2025.

Next Post
Braktisi koalicionin, Jenishehri shpërthen ndaj Berishës: Ai ka hallin e SPAK, vuri servilët në listë!

Jenisheri ikën zyrtarisht nga Berisha, letër KQZ: 11 Maji i paligjshëm dhe nul, sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

February 9, 2026
Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

February 9, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

February 9, 2026

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

February 9, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In