Borussia Dortmundi raportohet se do të ketë mungesa të shumta ndaj Wolsburgut pasi një numër i lojtarëve është helmuar prej qebapëve.
Roman Burki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Christian Pulisic, Omer Toprak, Jacob Larsen, Nuri Sahin, Dominik Reimann dhe Andre Schurrle janë lojtarët e helmuar.
Lojtarët e Dortmundit u është dhënë leja që të ushqehen me qebapë pule në Marbella, por gazeta gjermane “Bild” raporton se nëntë lojtarë kanë dhimbje të barkut.
Edhe pse janë të helmuar, Dortmundi shpreson që një pjesë e lojtarëve të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës, përgatiti Koha. (b.an)