Skuadra e Ansi Agollit, Qarabag me 10 lojtarë ka arritur të marrë një barazim 0:0 me Atletico Madridin në kuadër të grupit C të Ligës së Kampionëve.
Atletico nga minuta e 75’ ishte me një lojtar më shumë në fushë, por nuk arriti ta shfrytëzonte as këtë mundësi.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Agolli, i cili tregoi paraqitje shumë të mirë.
Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në vendin e tretë më 2 pikë, dy më pak se Roma në vendin e dytë dhe katër më pak se Chelsea në vendin e parë, që luajnë më vonë ndaj njëra tjetrës./a.m.