• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekipe nga Greqia, Italia e Rumania, BE mobilizon mbështetje shtesë: Javë pikëllimi, ndihmë për sa kohë të jetë e nevojshme

by Java News
29/11/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tërmetit me fuqi 6.3 ballë dhe pas-goditjeve të shumta që tronditën Shqipërinë që nga 26 Nëntori, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian është aktivizuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare. BE ndihmoi në mobilizimin e tre ekipeve nga Greqia, Italia dhe Rumania për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më 28 nëntor, autoritetet shqiptare aktivizuan përsëri Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, duke kërkuar inxhinierë të strukturës me qëllim vlerësimin e dëmeve në ndërtesa. Italia dhe Greqia janë ofruar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.

Përvec kësaj, Ekipi i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së po punon ngushtësisht me autoritetet vendore dhe donatorët për një vlerësim të konsoliduar të nevojave, me përparësi dhënien e ndihmës në materiale. Mbrëmjen e djeshme, Delegacioni i BE-së kryesoi një takim me shtetet anëtare të BE-së, vendet jo anëtarë të BE që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe partnerët e organizatat ndërkombëtare (agjencitë e OKB, USAID etj.), mbi reagimin ndaj emergjencës.

“Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë në këtë kohë të vështira. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë emergjencë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të mobilizuara përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, janë në terren. Do të doja të falënderoja Italinë dhe Greqinë që tashmë ofruan mbështetje shtesë përmes Mekanizmit,” – tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca deklaroi sot: “Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij janë duke qëndruar përkrah Shqipërisë dhe po punojnë pa ndalim për të ofruar ndihmë në këtë moment shumë të vështirë. Ekspertët e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE dhe dhjetë Shteteve Anëtare të BE, janë aktualisht në terren për të ndihmuar autoritetet qendrore dhe vendore. Është një javë pikëllimi të thellë dhe tragjik për Shqipërinë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë edhe një herë për popullin shqiptar dhe veçanërisht për familjet, miqtë dhe komunitetet e atyre që kanë humbur jetën.”

“Bashkimi Evropian ka dërguar një Ekip për Mbrojtjen Civile, i cili po ndihmon autoritetet të koordinojnë reagimin tonë dhe të vlerësojnë dëmet. Qëllimi ynë është të ndihmojmë popullin shqiptar që vuan pasojat e këtij tërmeti“, tha Drejtuesi i Skuadrës së Mbrojtjes Civile të BE-së Peter Glerum. Ekipi Evropian për Mbrojtjen Civile e ka bazën e tij në Delegacionin e BE në Tiranë dhe përbëhet nga ekspertë nga Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Dy ekspertë nga Vlerësimi dhe Koordinimi i fatkeqësive të OKB (UNDAC) janë gjithashtu pjesë e komanduar e këtij ekipi.

Sistemi evropian “Koperniku” prodhon rregullisht imazhe satelitore të zonave të prekura me qëllim për të asistuar në dhënien e ndihmës në terren. Qendra e Koordinimit për Reagimin në Emergjenca të Bashkimit Evropian me regjim 24/7, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën.

g.kosovari

Next Post
“Ndihmë, më shpëtoni…”/ Të afërmit rrëfejnë bisedat e fundit me Klementin: Qeshi pak para se të mbyllte sytë

"Ndihmë, më shpëtoni…"/ Të afërmit rrëfejnë bisedat e fundit me Klementin: Qeshi pak para se të mbyllte sytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In