• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Ejani se na zhdukën të gjithëve’/ Olsi Leku, vrasësi i Gentian Beqirit dhe ‘Dodës’ së Elbasanit, akuzohet se ekzekutoi burrat e familjes Mahmuti teksa flinin

by Java News
31/10/2020 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë pak javë më parë, rezulton të jetë i përfshirë në masakrën e Elbasanit, të ndodhur në vitin 2011, ngjarje ku u shua familja Mahmuti. Mësohet se Prokuroria e Elbasanit, ka kërkuar analizën e AND-së së Lekut, për ta krahasuar me mostrat që janë gjetur në shtëpinë e familjes Mahmuti, pas krimit të trefishtë.

Organi i akuzës ra në gjurmët e Lekut, pasi mënyra se si është kryer ekzekutimi, ngjason me atë të ‘Dodës’ së Elbasanit, Ilir Rexhepit, ngjarje për të cilën, gjithashtu është vënë Leku nën hetim.

Si ndodhi krimi i trefishtë mafioz?

Në mars të vitit 2011, tre burrat e familjes Mahmuti, banues në qytetin e Elbasanit, mbyllën sytë në të njëjtin çast. Pak para se të shkonte ora 06;00 e mëngjesit, autori i krimit u fut fillimisht në dhomën e gjumit ku po flinte kryefamiljari Emin Mahmuti, 62 vjeç, me të birin, Xhelalin, 36 vjeç. Të dy kanë qenë duke fjetur përmbys kur autori me një armë pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me silenciator, i ka qëlluar me nga një plumb pas koke, duke i lënë të vdekur në çast.

Edhe pse me silenciator, zhurma e armës, ka bërë që djali tjetër i familjes. Pëllumb Mahmutaj, 42 vjeç në atë kohë, të zgjohej. Ai ka dalë nga dhoma, po është përballur me vrasësin, i cili me dy plumba e la të vdekur. Më pas, autori i krimit, u fut në dhomën tjetër të gjumit, ku ishte bashkëjetuesja e Pëllumb Mahmutajt, Myzeje Qosja. Edhe këtë të fundit, vrasësi e qëlloi me dy plumba, por arriti të mbijetonte. Gruaja ka arritur të përmendet dhe të telefonojë njerëzit e saj.

“Hajdeni se na vranë të gjithëve”, ka dhënë ajo alarmin. Një gjurmë e lënë në dorezën e derës së dhomës së gjumit, mund të nxjerrë përfundimin nëse vrasësi ka qenë Leku apo jo.

Si u vu në pranga Olsi Leku dhe për çfarë akuzohet?

Olsi Leku rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2011. Gazetari Elton Qyno shkruan se prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar që ka karakteristikat trupore të Olsi Lekut. ADN-ja e tij do të krahasohet dhe me atë që u gjet në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi.

Leku, i njohur me katër emra si: Jorgo Leku, Olsi Leku, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou u vu në pranga në Athinë, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Emri i tij doli nga dëshmia e të penduarit për krimin, Ervis Bardhi. Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut ka kryer vrasjen e Gentian Beqirit. Për Olsi Lekun, prokuroria ka dyshime të forta se fshihet pas sasisë prej 137 kg kokainë që ishte planifikuar të vinte nga Pireu në drejtim të portit të Durrësit, ngjarje për të cilën prokuroria ka zgjatur hetimet për të arrestuarin Gentian Malindi.

g.kosovari

Next Post
Përjashtimi i Salianjit, PD e Maliqit organizohet kundër Rulit e Mustafajt: Jeni fytyra të poshtra

Kë po kursen Basha nga “fshesa” e Komisionit Ruli/ Listës favorizuese i shtohen Hasa, Salianji dhe Baçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In