• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ejani në jugun me diell të Evropës”/ Si po përpiqet t’i joshë Micotaqis pensionistët nga BE

by Java News
21/07/2020 10:11
Evening in Santorini - Thira town and Aegean sea at sundown, Greece - Landscape

Evening in Santorini - Thira town and Aegean sea at sundown, Greece - Landscape

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Micotaqis synon të joshë pensionistë nga BE-ja me përfitime fiskale dhe shpreson se kjo i ofron vendit mundësi të mëdha.

Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Krahas klimës së butë në dimër Greqia pritet t’u ofrojë pensionistëve edhe përfitime fiskale. Pra pensionistët që e transferojnë vendbanimin e tij kryesor në Greqi përfitojnë lëshime nga taksat. Sipas një projektligji që miratoi kabineti grek javën e kaluar pensionistëve që vendosen në Greqi u duhet të paguajnë vetëm shtatë përqind tatim mbi të ardhurat pavarësisht nga shuma e tyre. Projektligji tani do të shkojë në Parlament, i cili mund ta miratojë atë brenda muajit korrik.

16960906_303

Tatimi prej vetëm shtatë përqindësh vlen madje jo vetëm për pensionin, por edhe për të ardhura të tjera që mund të kenë pensionistët, si nga ardhura prej qirave apo prej interesave bankare.

Nga BE-ja nuk pritet asnjë kundërshtim

Për të përfituar nga ky rregull pensionistët duhet të regjistrohen në zyrën e taksave në Greqi dhe të qëndrojnë në Greqi të paktën 183 ditë në vit. Autoritetet tatimore greke do të pranojnë aplikime për vitin fiskal 2020 deri më 30 shtator, kurse për vitet në vijim, periudha e aplikimit mbaron më 31 mars.

Berlin Griechenland Ministerpräsident Mitsotakis bei DGAP (Dimitris Papamitsos)Kryeministri grek mendon se “ekonomia e argjendtë” i ofron Greqisë mundësi të mëdha

Autoritetet greke duhet të vendosin për aplikimet brenda 60 ditëve. Sipas burimeve greke kundërshtime nga vendet e tjera të BE-së, të cilat mund të humbnin të ardhura nga taksat nuk priten, sepse Portugalia, Italia, Malta dhe Qipro kanë rregulla të ngjashme.

Ekonomia e argjendtë

Kryeministri grek Micotaqis kishte theksuar që kur ishte drejtues i opozitës në mënyrë të përsëritur rëndësinë në rritje të së ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë” – të ardhurat që mund të gjenerohen prej moshës së tretë. Sipas një vlerësimi të Euromonitorit, fuqia blerëse globale e mbi 60-vjeçarëve është aktualisht rreth 13.5 trilion euro. Me rastin e hapjes së sezonit turistik të këtij viti më 1 korrik, kryeministri grek foli përsëri për këtë temë: “E gjithë ekonomia e argjendtë i ofron vendit tonë mundësi të mëdha”./ DW

g.kosovari

Next Post
“Firma e familjes s’ka përfituar fonde”/ Gonxhe: 12 arsye pse akuzat e PD-së janë Fake News

"Firma e familjes s'ka përfituar fonde"/ Gonxhe: 12 arsye pse akuzat e PD-së janë Fake News

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In