Billbordet, me të cilat premtohet një mënyrë e re e jetës, janë vendosur përgjatë rrugëve të mbingarkuara në qendër të Kajros.
Në reklamat për komplekset e banimit me emërtimin “Regent’s Park”, “Beta Greens” ose “Uptown”, premtohet gjelbërim kudo dhe hapësira të hapura.Një nga posterat e tillë në një rrugë të ngarkuar i fton vëzhguesit të marrin frymë, shkruan Koha Ditore.
Premtimi i ikjes nga ndotja e Kajros qendrore në një jetë të re të larguar 35 kilometra i referohet atyre që mund ta përballojnë atë.
Krijuesit e promovojnë idenë e tyre si “hyrja në një qytet të ri, një mënyrë të re jetese, një komunitet të ri dhe një seli të re botërore të atraksioneve”… (b.an)