Egjipti, jo shamitë në shkolla
Egjipti ka ndaluar bartjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat më nuk do të lejohen të bartin shaminë në shkollë fillore. Ministri shtoi se Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore. Bartja e shamive fetare në këtë vend është një çështje shumë e ndjeshme.









