Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur të hënën në përplasjen e dy autobusëve në veri të Kajros, njoftoi ministria e Shëndetësisë në Egjipt, ku aksidentet rrugore janë të shpeshta.
“Mes të plagosurve, tre janë në gjendje të rëndë, në aksidenitn që ndodhi në një rrugë që lidh dy lokalitete të provincës Daqahleya, disa qindra kilometra në veri të Kajros”, theksoi ajo në një komunikatë pa dhënë arsyet e përplasjes.
Aksidentet rrugore janë shumëp të shpeshtë në Egjipt ku rrugët janë në gjendje të dobët dhe kodi i rrugës nuk respektohet gjithnjë.
Ka rreth 12 000 të vdekur çdo vit, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./a.m.