Drejtësia në Egjipt ka dënuar presidentin e rrëzuar islamik, Muhammad Morsi, me 20 vjet burgim, në lidhje me vrasjen e protestuesve më vitin 2012. Verdikti është marrë sot nga Gjykata Penale në Kajro.
Morsi është rrëzuar nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij.
Që prej asaj kohe, autoritetet kanë shpallur të paligjshme partinë Vëllazëria Myslimane dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të saj.
Morsi dhe disa liderë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane janë akuzuar për nxitjen e mbështetësve për të vrarë një gazetar dhe protestues opozitarë, gjatë përleshjeve jashtë pallatit presidencial, në fund të vitit 2012.
Redaksia Online
(Javanews.al)