Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi.
Ndaj Kuçit rëndojnë disa akuza të rënda, mes të cilave shpërdorimi i detyrës, përfshirja në trafik të paligjshëm si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.
Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si Zëvendës Shef Komisariati dhe njëkohësisht Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.
Gjithashtu, Kuçi ka qenë edhe Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.











