• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti politik i ministrave demokratë në qeverinë e Edi Ramës

by Ylli Pata
08/09/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Deri të enjten kur të shpallen ministrat e rinj, pritet të rritet zhurma mbi hipotezën e demokratëve në kabinetin “Rama 4”.

E pritshme si një vuajerizëm më shumë showbiz sesa politik. Megjithatë, përtej kuriozitetit, që sipas gjasave do të pasohet me një zhurmë partizane mbi armiq e tradhëtarë, efekti politik është aty.

Efekt që nuk nis më 11 shtator nëse ndodh. Pasi ekipi i Edi Ramës ka prej kohësh, demokratë të marrë nga komuniteti politik i Sali Berishës së 2009-2013. Përtej polemikave, ai “ekip demokratësh” është marrë që nga të fortët e 2013-s, që është shtrirë në kohë vit pas viti, e sidomos në zgjedhjet përkatëse parlamentare po vendore. Përshembull Ylli Shehu, ish deputet i PD-së në zgjedhjet e vitit 2013, kali me LSI-në 2 vjet më pas.

Në zgjedhjet e vitit 2017 kandidon në listat rezervë të LSI-së dhe pas djegies së mandateve në 2019, hyn sërish në Parlament. Në vitin 2021 dhe 2025 i bashkohet PS-së, kryesisht në zonën e Kamzës dhe paskuqanit, duke përfaqësuar komunitetin e Kukësit.

Ndërkaq, një tjetër deputet i PD-së, Halit Valteri, pasi kalon në listat rezervë të PD-së në Parlamentin e 2019-s, ku si shoku i tij Shehu akuzohet si tradhëtar, kalon me PS-në dhe sot është një anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2025 kandidoi për deputet në qarkun Tiranë.

Ndërkaq, infuzioni demokrat në pushtetin soialist është më i madh se kaq, e kjo mund të shikohet në Shkodër, kku përveç votës për të zgjedhur Benet Becin nga një pjesë e rëndësishme e elektoratit të djathtë, edhe mjaft nga stafi i tij janë pjesë e komunitetit demokrat.

Në deputetët e PS-së së Shkodrës, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela vijnë nga një pprejardhje familjare opozitare historikisht, por që prej disa vitesh i janë atashuar PS-së.

Këta indikatorë nuk janë gjë tjetër veçse të dhëna të një rjedhje të qartë e të vazhdueshme nga PD-ja drejt PS-së pa asnjë kompleks dhe problem politik. Rrjedhje që ka sjellë atë eksod të votave të opozitës që në zgjedhjet e vitit 2023 e deri më sot.

Nuk duan ta pranojnë, pasi e mveshin me terma bolshevike të shitjes dhe tradhëtisë, por politikisht ky është një fakt i patjetërsueshëm. Që do të thotë është efekti politik i ardhjes së demokratëve në PS.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë nëse Edi Rama, demokratët i fut në qeverinë e tij të mandatit të katërt. Sado që të ketë motivacion apo arsye ky aksion politik i kryeministrit, gjasat janë që të krijojnë probleme të mëdha brenda PS. Sidomos te kata figura politike që mund të ndjehen të lënduar që nuk janë thirrur në qeverisje, edhe pse kontributin elektoral e kanë pasur të konsiderueshëm.

Shenjat e kësaj mërzitjeje, edhe pse paradhënie janë paraqitur aty këtu edhe pse me ndrojtje. Por nëse rëndohet dora e demokratëve në qeveri, ka shumë gjasa që efekti të jetë më i fortë.

Next Post
Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

Comments 1

  1. Lamborgini says:
    6 months ago

    Minister i Përurimeve,( njesoj si shoku Rita “që pret shirita”), do të bëhet Bledi Sulaj.
    Minister Drejtesie, Dash sula.
    Minister i Brendeshem, Ulsi Manja.
    Minister Ekonomie, Mond Spaho.
    Minister Aresimi, Zheni Gjergji
    Minister Pa portofol Ervin Salianji
    Këta ka aprovuar edhe Muç ambasadori, kur piu kafe me Ramën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In