• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i panjohur që ka sjellë reforma në drejtësi përgjatë një viti

by Ylli Pata
10/01/2018 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata/

Megjithëse nuk janë konstituuar ende katër institucionet thelbësore të drejtësisë së re, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit(KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP), Prokuroria Speciale(SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), realisht ky revolucion në drejtësinë shqiptare ka nisur prej një viti e po jep shenja të forta, në politikë e sallonet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për pjesën më të rëndësishme të reformës e cila më shumë se emra, është ligj që vendos parime të reja në sistem.

Konkretisht është rrëzuar një nga “kullat” më të forta të sistemit të vjetër, prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroria e centralizuar, e cila e kishte kthyer organin e akuzës në një “përbindësh” institucional që ishte realisht mbreti i gjyqësorit.

Me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi, Prokurorisë i janë hequr disa nga pushtetet e saja të pakufizuara, që u krijuan më shumë nga hapësira ligjore sesa ajo që shkruhej në ligj.

Konkretisht, Prokuroria nuk mundet më të hapë dhe të mbyllë dosje pa shkuar në gjykatë, nuk mundet të përgjojë pa shkuar në gjykatë, nuk mundet të bllokojë pasaportën pa shkuar në gjykatë.

Ndërkaq, brenda institucionit të Prokurorisë, kryeprokurori është më shumë një menaxher sesa një “mbret” që bën diellin dhe shiun siç ka ndodhur në 27 vite.

Asnjë dosje s’mund të hapë Prokurori i Përgjithshëm; janë prokurorët e rretheve dhe të krimeve të Rënda që mund të nisin një ndjekje penale, por këtë kompetencë e kanë të limituar.

Ndërkohë, edhe emërimet në sistem nuk i bën si deri tani prokurori i Përgjithshëm; ai thjesht mund të komandojë përkohësisht; ato i bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Si thelb i reformës që ka nisur zbatimin është ajo që “mbreti” i sistemit të drejtësisë është gjykata, e cila nuk është plotësisht sovrane, pasi çështja mund të apelohet në të gjitha shkallët.

Po çka ndodhur deri më sot?

Kryeprokurori ka qenë “vetë zot, vetë shkop”.

Urdhëronte një përgjim, hapte një dosje, mund të shantazhonte dhe më pas i mbyllte ato kur e shikonte të arsyeshme.

Për një çështje që çohej në gjykatë, kjo e fundit mund ta trajtonte thjesht akuzën e prokurorisë dhe jo ta hetonte në thelb. Pra gjykata kishte vetëm dy rrugë: ose ta miratonte kërkesën e prokurorisë, ose ta rrëzonte atë.

Kryeprokurori, më shumë se një institucion ishte një superpost që nuk kontrollohej nga askush, por që natyrisht mund të bënte marrëveshje me pushtetet e tjera, si me presidentin e Republikës që ishte kryetar i KLD-së, por edhe me kryeministrin që ka paratë e puxhetit.

Më shumë se pushtet i pavarur, siç u dizenjua nga ligjvënësit, Prokurori i Përgjithshëm ishte një institucion shantazhues  dhe i shantazhueshëm.

Marrim një shembull: 21 janarin. Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, kërKoi të merrte në pyetje zinxhirin komandues të Gardës të Republikës dhe vetë gardistët.

Berisha nuk i lejoi krerët e Gardës të shkonin në Prokurori, ndërkohë që gardistët i mbajti në katin e parë të Kryeministrisë për më shumë se një muaj. Prokurorja e Përgjithshme u sulmua egërsisht nga kryeministri.

Si përfundim, hetimet për çështjen u limituan vetëm në një akuzë për Agim Llupon, gardistin që qëlloi me armë dhe Ndrea Prendin komandantin e Gardës.

Në gjykatë shkoi vetëm një akuzë të bazuar mbi balistikën e FBI-së, pa marrë të gjithë çështjen në analizë dhe në bazë të saj të kërkonte përgjegjësitë penale konkrete.

Me legjislacionin e sotëm, Kryeprokurorja, edhe nëse kryeministri do të ndalonte krerët e Gardës të merreshin në pyetje, do të çonte çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit duhet të merrte një vendim për këtë dosje.

Atëherë nuk do të kishte nga shkonte askush. Pasi si Prokuroria si palë akuzuese, ashtu edhe qeveria si palë e akuzuar do të përballeshin në gjykatë, ku natyrisht debati do të bëhej ligjor në bazë argumentesh dhe nenesh të Kodit Penal. Dhe vendimi që do të dilte padyshim që do të ishte më i plotë, siç ndodhë në gjykatat e çdo vendi të botës.

Në 27 vjet, Prokuroria ka qenë përgjegjësja që ka hapur dhe ka mbyllur dosjet e politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke ndikuar politikisht.

Kryeprokurori hapte dosje mbi një ministër, kryetar bashkie apo kandidat për kryetar bashkie, duke ndikuar politikisht zhvillimin e mëtejshëm. Që do të thotë se Prokuroria ka qenë pjesë e lojës së madhe të elitës.

Tani me reformën në drejtësi, Prokuroria nuk mund ta bëjë këtë. Çdo dosje, edhe paraprakisht duhet ta çojë në gjykatë.

Ja ky është ndryshimi i madh që ka sjellë reforma dhe që  përbën revolucionin e heshtur duke përmbysur një sistem,  por që nuk e vë re kush. Pasi nuk është i zhurmshëm, por i vlefshëm.

Next Post
Këta janë 10 tradhtarët më të mëdhenj që njeh historia

Si sot, më 10 Janar, Çezari shqiptoi frazën "Alea iacta est"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In