• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Efekti i parë i AntiKÇK: Asnjë vrasje

by Java News
16/02/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zyrtare: Brenda dy javëve të fundit, në territorin e vendit, nuk është regjistruar asnjë vrasje. Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burimet e ministrisë së Brendshme.Kjo periudhë afro 15 ditore, përkon edhe me fillimin e aksionit të madh të strukturave të posaçme në terren, për zbatimin e asaj që njihet me termin AntiKÇK.

Ky duket që te jetë edhe një nga efektet e para të prekshme të këtij operacioni, që synon goditjen si kurrë më parë, të rrënjëve dhe burimeve të ekonomisë së zezë te krimit të organizuar në Shqipëri.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka nisur të hënën e parë të këtij muaji, më datë 3 shkurt dhe çdo ditë të paktën dy persona të dënuar me vendime të formës së prerë për një grup krimesh të rënda, kanë marë e plotësuar formularin e pasurive. Më pas ajo i është dërguar prokurorisë së posaçme SPAK, që po bën hetimin pasuror për ta.Debati dhe presioni i madh publik që ka krijuar ky operacion, duket se kanë ndikuar veç të tjerash edhe tek një nga kategoritë më të rënda të kriminalitetit: vrasjet.

Ndërkohë që po godasin bazat e tyre ekonomike, forca e shtuar e organeve ligjzbatuese ka frenuar me sa duket edhe kontigjentet që kryejnë këto kategori të tjera krimi. Duke treguar se kur shteti forcohet, antishteti tkurret dhe dobësohet gjithnjë e më shumë dhe kriminaliteti tërhiqet.

Në Shqipëri nga mbi 100 që ka qenë në vitin 2013, numri i vrasjeve ka ardhur duke u ulur përgjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, duke arritur në 57 gjatë vitit 2019.

Nga këto 14 kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim dhe 13 të tjera kanë ndodhur në rrethana të tjera cilësuese.Mesatarisht në Shqipëri regjistrohen më pak se 5 vrasje në muaj.

Është interesante që të shihet deri në fund të këtij viti, sesa do të jetë numri i vrasjeve, për të kuptuar më mirë edhe efektet indirekte që mund të prodhojë operacioni AntiKÇK edhe në këtë drejtim. Rastësisht ose jo, fakt është që këto dy javë, numri i vrasjeve është zero. Alpenews

 

Next Post
Inxhinieri shpik “anti-smartphone”-in: Celular me disk rrotullues për numrat

Inxhinieri shpik “anti-smartphone”-in: Celular me disk rrotullues për numrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In