• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i miellit në Gjermani: Pse të çelen negociatat pas ‘kekut’ parlamentar?

by A R
13/04/2018 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm katër ditë përpara se Komisioni Europian të publikojë progres-raportin, në të cilin për herë të parë pritet që të rekomandohet hapja e negociatave për vendin tonë, shtypi gjerman pyet nëse është me vend të pranojmë Shqipërinë në Europë?

Sherri i ditës së djeshme në Parlament ka bërë jehonë në shtypin gjerman dhe dy gazetat me tirazhin më të madh në vend, “Bild” dhe “Der Standard” kanë publikuar me tonet tejet kritike ngjarjen.

“Disa vezë, pak miell dhe në Parlamentin Shqiptar bëhet një kek”, ironizon “Bild”.

Presioni i shtypit gjerman kundër hapjes së negociatave është gjëja e fundit që i duhej Shqipërisë në këtë moment.

Pak muaj më parë, Kancelarja Merkel u rikonfirmua për një mandat të katërt, por pa kapur shumicën parlamentare dhe vetëm pas disa muaj krize të tejzgjatur politike dhe si kurrë më parë, pozitat e saj në Parlament janë të brishta.

“Alternative fur Deutschland”, e përkthyer “Alternativa për Gjermaninë”, është një parti e ekstremit të djathtë, anti-emigracion që në zgjedhjet e fundit njohu një rritje eksponenciale dhe tashmë është forca e tretë në vend, pas CDU-së dhe social-demokratëve, dy grupimet më të mëdha politike, që kanë njohur një rënie të vazhdueshme të popullaritetit në vitet e fundit.

Në këto kushte, presioni i “Afd” dhe forcave të tjera anti-emigracion, për bllokimin e negociatave me vendet e Ballkanit do të jetë më i fortë se kurrë dhe pozitat e Merkelit në Parlament nuk janë aq të forta, sa të mos shqetësohet nga ky presion.

“Preteksti” që opozita me duart e saj i jep forcave anti-europiane, në këto kushte mund të rezultojë shumë i dëmshëm, sidomos duke pasur parasysh që shumë prej vendeve kryesore europiane kanë njohur vitet e fundit një rritje të vazhdueshme të frymës eurospektike.

Vetkuptohet, nëse edhe në Gjermani, bindja për nevojën e zgjerimit fillon të lëkundet, atëherë integrimi për vendin tonë është shumë i rrezikuar./Lexo.al

Next Post
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In