Sapo u dha lajmi se po qarkullon një variant i ri i rrezikshëm i koronavirusit, i mbiquajtur “Omicron”, filluan kufizimet e udhëtimeve nga shtete të ndryshme të botës. Dhe menjëherë filluan edhe turbulencat në bursat financiare botërore.
Frika e një ngadalësimi të ri ekonomik, ka shkaktuar panik në bursa, duke bërë që shumë zotërues të aksioneve të kompanive të listuara nëpër bursa të ofrojnë shitjen e aksioneve që disponojnë. Si rezultat, çmimi mesatar i ponderuar i të gjitha aksioneve të kompanive të listuara nëpër bursa të ndryshme ka pësuar një rënie prej 4% deri më sot.
Thenë ndryshe, vlera totale e të gjitha kompanive të listuara nëpër bursat financiare të botës ka pësuar një tkurrje prej 4 trilionë dollarësh (4000 miliardë dollarësh), qysh kur doli lajmi për variantin “Omicron”.