Prof.Dr. Sokol MATI (Mars 2019)
Legjislacioni fiskal minerar eshte nje instrument i rendesishem ne aspektin financiar per ndarjen e te ardhurave midis shtetit dhe subjekteve minerare dhe ate zhvillimor pasi ai sherben si nje mjet ne duart e shtetit per te orientuar, promovuar, nxitur dhe mbeshtetur veprimtarine e kompanive minerare ne perputhje me objektivat e zhvillimit te qendrueshem minerar dhe zhvillimit ekonomik te vendit.
Shpenzimi per taksat si pjese e kostos ne analizen ekonomiko-financiare te investimeve minerare eshte nje faktor kritik per suksesin apo deshtimin e nje veprimtarie minerare, aq me teper ndryshimi i tyre pergjate jetegjatesise se aktivitetit. Sipas vendeve apo rajoneve ekzistojne sisteme taksimi te ndryshem per sektorin minerar dhe do te ishte e veshtire te behej nje pershkrim i hollesishem i tyre, por ne pergjithesi ne shumicen e vendeve me industri minerare aplikohet taksa e rentes minerare si nje takse specifike vetem per industrine nxjerrese.
Teorite me te rendesishme ku historikisht eshte bazuar fiskaliteti minerar marrin ne konsiderate konceptin, qe mineralet jane dhurate e natyres ne perfitim te te gjitheve pra fitimet, qe rrjedhin prej shfrytezimit te tyre duhet te ndahen ndaj te gjitheve. Per me teper, meqe depozitat minerare jane te shterueshme e te paperseritshme, vendi duhet te mbledhe kompesimin per shfrytezimin e mineraleve, (mbi kete teori bazohet vendosja e taksave specifike per industrine nxjerrese si Renta minerare-Royalty dhe e drejta e uljes se vleres se aseteve – Depletion tax qe pak aplikohet nga subjektet tona minerare kryesisht ato qe kane filluar te aplikojne IFRS, ne bilancet e tyre).
Renta minerare (ROYALTY) aplikohet si takse e veçante e sektorit te industrisë nxjerrëse pasi nenkupton si koncept taksen për shfrytëzimin e pasurive natyrore, apo te perdorimit nga nje subjekt i caktuar privat ose shteteror te disa te mirave materiale te vendit, te percaktuara nga pronesia e tokes dhe vete rezerves minerale, qe mund te jete e mbretit, (me pare vetem prone e mbretit ndaj dhe eshte emertuar ROYALTY), shtetit, ose personave privat. Ne legjislacionin minerar shqiptar burimet minerale percaktohen si prone e shtetit shqiptar, “Mineralet në trajtë natyrore, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në sipërfaqen nënujore, shtratit dhe nënshtratit të hapësirës detare shqiptare, përtej detit territorial, të përcaktuar sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, i përkasin shtetit dhe janë prona publike”.
Fakti qe taksa e rentes minerare eshte vetem per sektorin e industrive nxjerrese, ben qe si takse e vecante, te kete historinë dhe sistemin e vet juridik, grupet e interesit qe e percaktojne nga nivelet e zhvillimit ekonomik, nevojat per te ardhura e zhvillim, institucionet qe e aplikojne dhe e vjelin, si dhe domosdoshmerisht eshte e varur nga rezervat dhe prodhimi i mineraleve per interesin publik.
Renta minerare (e varur nga modeli, baza e vleresimit, menyres si perllogaritet, perqindjet qe aplikohen) percaktohet si balance midis nevojes per perfitim financiar te menjehershem apo afatgjate, dhe kerkeses apo vizionit te zhvillimit te biznesit (te percaktuar nepermjet indikatoreve ekonomike), ndaj eshte e percaktuar ne menyra te ndryshme ne bote. Format e aplikimit dhe përllogaritjes se kësaj takse (baza e tatueshme, perllogaritja) ne vende te ndryshme (tabela 1), janë te bazuara:
Ne përqindje te perfitimit ekonomik nga veprimtaria minerare (kjo me perqindje te ndryshme ne shtete te ndryshme, ne varesi te investimit, prodhimit, te ardhurave), procedure e cila ka si avantazhe, pasi përcaktohet mbi vlerën reale te perfitimeve te sektorit, dhe dis-avantazhe pasi kerkon nje nivel te larte te informatizimit te sistemit te taksave, nivel te larte profesionalizmi te administrates, korrupsion ne nivele te ulta dhe transparence te procesit te vjeljes dhe shperndarjes apo perdorimit te takses.
Ne përqindje te vlerës se tregut te mineraleve te shitura (kjo me mënyra përllogaritje te ndryshme ne shtete te ndryshme, ne Shqiperi vlera e tregut monitorohet dhe percaktohet nga institucionet doganore dhe Komision AD-HOC per vleresimin e rentes minerare), procedure e cila ka si avantazhe, pasi përcaktohet mbi vlerën reale te tregut te mineralit ne momentin e nxjerrjes se tij; behet marrja e vlerës se taksës sipas çmimit real ne kohe te shfrytëzimit te mineralit; pëlqehet nga biznesi sepse paguhet ne momentin e shitjes, duke mos renduar kostot gjate operimit, dhe dis-avantazhe pasi krijon konfuzion gjate përllogaritjes nga organet tatimore ose doganore; jep mundësi kompanive te punojnë për optimizmin e bazës se taksimit, duke krijuar fenomenin e transferimit te çmimit (Transfer Pricing) nëpërmjet shpërndarjes se kostos, mbi/nen faturimit ndërmjet kompanive nene-bije, faturimit nëpërmjet kompanive ndërmjetëse ne vende me rregjim taksimi te ndryshëm, luhatjes ne çmimin e shitjes se produktit; merret me vonese dhe pse minerali mund te jete nxjerre ne kohe te mëparshme, krijon mospërputhje ne te ardhurat e siguruara nga kjo takse nga një subjekt ne tjetrin për te njëjtët minerale.
Për te bere efektive kete metode dhe eliminuar disavantazhet kerkohet profesionalizem dhe nivel i larte bashkëpunimi midis institucioneve (Ministrite, AKBN, SHGJSH, Dogana, Tatim-Taksat) per te përcaktuar e vleresuar Çmimin e Transferuar dhe çmimet e transaksioneve “arm’s length”, si dhe gjithë kostot/çmimet e shitjeve, duke përdorur një bazë fitimesh të pranueshme në çdo fazë të zinxhirit të veprimtarive të një produkti të përfunduar që është i gatshëm për t’u shitur dhe për t’u nxjerrë në treg, me përdorimin e metodave te Çmimit të Krahasueshëm të Pakontrolluar (CUP), Kostos Plus, Fiksimit të Çmimit, etj.
Ne një vlere fikse mbi njësinë e prodhuar te mineralit, procedure e cila ka si avantazhe pasi taksa përcaktohet lehtësisht; eshte lehtësisht e kontrollueshme dhe e mbledhshme nga organet tatimore dhe doganore; ka një përcaktim te sakte te të ardhurave ne buxhet pasi nuk eshte e varur nga fluktuacioni i çmimeve ne kohe; pëlqehet nga organet e tatim taksave dhe strukturat e buxhetit, dhe dis-avantazhe pasi nuk pëlqehet nga kompanitë pasi eshte kosto fikse pavaresisht fluktuacionit te çmimeve, ne momente te caktuara mund te ndihmoje kompaninë por ne momente te tjera mund te behet barre; mund te dekurajoje investimet sidomos ne momentet e kërkim-zbulimit; krijon te ardhura fikse por mund te mos i përgjigjet vlerës reale te mineralit dhe nuk reflekton fenomenet e zhvillimit; eshte jo koherente dhe nuk reflekton vleren reale ne kohe te produktit duke demtuar keshtu here buxhetin here bizneset.
Forma te kombinuara, metoda qe mund te kombinoje metodat e mësipërme për tipe te ndryshme mineralesh ose grupe mineralesh.
Tabela.1. Vlera e perqindjes se takses se rentes minerare dhe format e perllogaritjes se saj ne bote
Rajonet ose
shtetet |
Vlera e rentes ne perqindje te vleres se mineralit te shitur | Menyra te aplikimit ne shtete te ndryshme | ||||||||||||||
Shqiperia | 4-10% | · vlere kumlative sipas prodhimit qe vilet ne dogane kur eksportohet, nga tatimet kur shitet brenda vendit,
· % e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Australia | 2-7.5% | · sipas perfitimit ekonomik
· sipas prodhimit dhe kostos se perpunimit, · % e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Afrika | 0-12% | · vlere kumlative sipas prodhimit,
· % e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Azia | 2-3% | · vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut,
· e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Kina | 1-4% | · vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut,
· e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
India | 0,4-20% | · vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut,
· e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Amerika e Jugut | 1-5 % | · % e ndryshme per llojin e mineralit | ||||||||||||||
Amerika e Veriut | 2-14 % | · vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut,
· sipas prodhimit dhe kostos se perpunimit , · ne varesi te pronesise · i negociushem · % e ndryshme per llojin e mineralit |
||||||||||||||
Kanada | 5-15% | · sipas perfitimit ekonomik
· vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut, · sipas prodhimit dhe kostos se perpunimit , · % e ndryshme per llojin e mineralit · sipas fitimit neto · e perzier 5 % sipas fitimit neto dhe10 % te vleres se prodhimit |
||||||||||||||
Europa | 0-15% | · ska takse te rentes minerare
· vlere e percaktuar ne rregullore sipas vlerave te tregut, · sipas prodhimit dhe kostos se perpunimit , · % e ndryshme per llojin e mineralit · sipas fitimit neto · fikse per nje ton mineral · sipas pronesise · e perzier 3 % shtuar sipas fitimit neto dhe zvogeluar sasise se produktit |
Fakti qe kemi nje mori formash aplikimi te kesaj takse apo, qe disa vende e kane disa jo, si dhe baze te tatueshme apo menyra te ndryshme te perllogaritjes nga vendi ne vend (vlere fikse mbi njesi produkti; vlere fikse sipas vleres se prodhimit te realizuar ne nje periudhe te caktuar; ne varesi te fitimit te realizuar; ne perqindje te vleres se shitur; jo si takse e vecante por pjese te takses se pergjitheshme; vlera specifike sipas tipit te vendburimit dhe madhesise se tij; e perzier vlere fikse e shtuar me vleren e prodhimit; me nje vlere minimale te detyrueshme per raste kur mungon fitimi e shtuar ne baze te prodhimit; jo e aplikuar, etj), tregon se vleresimi i kesaj takse eshte i veshtire pasi ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne nje seri indikatoresh ekonomik te lidhur me aspektet financiare, zhvillimore dhe te perceptimit te te berit biznes, si dhe vete klimes se biznesit ne ate vend.
Niveli i kësaj takse ne shumicën e vendeve ne bote varion nga 1.5-7.5 % te vleres se mineraleve te shitur. Kane vlera me te larta vendet e zhvilluara, qe ne politikat e tyre zhvilluese aktiviteti minerar ze pjese te vogla te GDP ose eshte i paperfillshem, por ky nuk mund te quhet kriter universal pasi kjo është e kushtezuar jo rralle dhe nga vete rezervat e limituara te mineraleve ne keto vende. Europa eshte pothuaj 100 % deficitare per metalet, por perseri i ka te larta perqindjet e rentes, politika pragmatiste e momentit eshte per te dekurajuar prodhimin ne vend, pasi politikat ambientale jane shume me strikte, por eshte fakt gjithashtu qe dhe sasine e rezervave per metale e ka te limituar. Ne periudhen e rritjes se cmimit te metaleve ne vitet 2009 politika europiane u tregua me e hapur per rifillimin e veprimtarise minerare, me incentiva stimuluese taksash, pra kerkohen politika pragmatise, koherente, pasi nje vleresim fiks per kete takse do te shpinte ne mosbalancimin e efekteve fiskale dhe atyre te zhvillimit.
Nga ana tjeter nje percaktim i tille nuk eshte i lidhur thjesht me nivelin e zhvillimit te ketij apo atij vendi, pasi ka vende te zhvilluara si Australia, Kanadaja, Amerika qe kane nivele te larta te rentes minerare, qe tregon se kjo eshte bazuar ne politikat qe ndjek cdo vend per industrine nxjerrese, ate te perfitimit maksimal financiar te drejtperdrejte, te zhvillimit ekonomik me perfitim te terthorte, te garantimit te furnizimit te zinxhirit te industrive te tyre, zhvillimit te rajoneve me mundesi te vogla biznesi, etj.
Ne përgjithësi ne vendet ne zhvillim ku hyn dhe Shqiperia (qe ne pergjithesi kane rezerva minerale te pavleresuara dhe te pashfrytezuara, nivele prodhimi te pakta, teknologjia e kerkim-zbulimit dhe ajo e shfrytezimit nuk jane te avancuara, produktiviteti eshte ne nivele te ulta, etj), vlera e kësaj rente shkon 2% – 5% , ( aktualisht ne Shqiperi varion 4-10%). Keto vende e shohin me shume industrine minerare si promotor te zhvillimit te tyre ekonomik, shoqeruarme ate te perfitimit ekonomik, si burim financiar te ardhurash te drejtperdrejta e te terthorta nga zinxhiri i industrive te lidhura me industrine nxjerrese, fale dhe rezervave te medha te mineraleve qe ato kane. Politikat e tyre per orientim ne drejtim te perpunimit ne vend te mineraleve duke stimuluar me nivelin e taksave ben, qe perfitimi i terthorte te mund te kombinohet me zhvillimin industrial, aplikimin e teknollogjive te reja, zhvillimin e infrastruktures, etj.
Ne vendin tone aktualisht kerkohet nje analize per percaktimin e kesaj takse: 1) modelit qe kerkojme te aplikojme; 2) ne aspektin e perqindjeve per llojin e mineralit, 3) bazes mbi te cilen kryhet perllogaritja, 4) menyres se perllogaritjes dhe 5) mbledhjes e shperndarjes se saj ne autoritetet qendrore e lokale. Kjo analize qe duhet te marre ne konsiderate keta elemente duhet te vleresoj njekohesisht efektin e tyre ne indikatoret ekonomike reale dhe ata te perceptimit.
Pas kolapsit te industrise minerare pas viteve 90, me ligjin e ri minerar u pa e domosdoshme qe ky legjislacion te ndikonte ne ringritjen e biznesit minerar kalimin e tij nga nje zhvillim sipas nje ekonomie te centralizuar ne nje ekonomi te lire tregu. Mungesa totale e investimeve shteterore ne sektor ate kohe beri qe kërkesa për investime private vendase e te huaja te ishte imediate dhe legjislacioni dhe fiskaliteti i ri qene mjetet e rendesishme për tërheqjen e tyre.
Taksa e rentes minerare sipas eksperiences se shumices se vendeve ne bote u kerkua te aplikohej nga shteti shqiptar, krahas elementeve te tjere si aplikimi i nje baze te re ligjore, privatizimi, fillimi i funksionimit te shtetit ligjor mbi bazen e nje ekonomie te lire tregu, promovimit te sektorit minerar per te krijuar nje menyre te re perceptimi dhe mundesi te reja te te berit biznes ne Shqiperi, etj (vlera takses se rentes minerare e aplikuar (sipas modelit ad-valorem – vlera e produkteve te shitura) prej 2 % te vleres se shitjes per te gjithe mineralet u përcaktua ne menyre krahasimore me vende te tjera ne situata te ngjashme zhvillimi, mbi bazen e nje balance te perfitimit fiskal por dhe atij zhvillimor e te perceptimit te te berit biznes, te vleresuar me metoda krahasimore dhe per nivelin e eksperiences qe zoterohej ne ato momente). Kjo reforme dhe baza e saj legjislative krahas tyre dhe percaktimi i takses se rentes minerare ndikuan qe industria minerare te kapërcente krizën e tranzicionit, te ringrihej, zhvillohej, diversifikohej, te ndryshonte strukture duke ju pergjigjur me mire kerkesave te tregut vendas e global e te krijonte kushte optimale për bashkëveprim rajonal dhe më gjerë. Ajo filloi te zhvillohej tërësisht me kapital privat vendas e te huaj në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut duke aplikuar një strukturë të ndryshme nga ajo tradicionalja, por duke ruajtur thelbin e saj e me një prespektivë të qartë rivleresimi në treg me të gjithë potencialin e saj.
Përcaktimet per modelin, bazen vleresuese, vleren e perqindjeve, menyren e llogaritjes, grumbullimit dhe shperndarjes te takses se Rentës Minerare (ROYALTY), ne Shqiperi jepen ne Legjislacionin Minerar (Në përcaktimet e nenit 40 “Renta minerare” te Ligjit Nr.10304, date 15.7.2010 “Për Sektorin Minerar ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku eshte e përcaktuar modeli se: “Renta minerare llogaritet në përqindje të vlerës së siguruar nga shitja e mineralit të papërpunuar, të prodhuar nga zona e lejuar minerare, dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit dhe në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore përkatëse. Vlerat e përqindjeve, forma, mënyra e ndarjes dhe afatet e pagesës së rentës minerare përcaktohen në legjislacionin për taksat kombëtare”, dhe Legjislacionin Fiskal te Republikës se Shqipërisë ku percaktohen perqindjet sipas tipit te mineraleve shtojca 2 e ligjit “Për taksat Kombëtare”, i ndryshuar, ku intervali i perqindjeve sipas grupeve te mineralave eshte 4-10%, dhe ne nje seri vendimesh te Keshillit te Ministrave, udhezimesh te DP Doganave qe lidhen kryesisht me procedurat e mbledhjes se kesaj takse, si dhe akteve te Komisionit AD-HOC per vleresimin e bazes se rentes minerare dhe procedures se perllogaritjes se saj per minerale te vecante.
Megjthese aktiviteti minerar sot nuk eshte ne objektivat strategjik zhvillimor te vendit, (te ardhurat qe ai krijon karshi PBB tashme jane modeste 2-3% me dhjetra here me te vogla krahasur me vitet 90), gjykoj qe duhet rivleresuar dhe pare si promotor i mundshem i zhvillimit ekonomik, pasi Shqipëria është një vënd i pasur me burime minerare (pavaresisht nivelit te madhesise se vendburimeve), verehet nje kërkese gjithnjë në rritje për lëndë të para minerale ne vend e rajon, aktualisht aktiviteti minerar është një burim punësimi dhe ne zonat rurale ngelet pothuaj i vetmi burim punesimi, ndikon ne përmirësim te bilancit import-eksport, eshte nje bazë e fuqishme për veprimtari të metejshme në fusha të tjera të industrisë, mund te ndikoje ne zhvillimin teknollogjik me futjen e teknollogjike te reja dixhitale, te inteligjences artificiale, komandimit ne distance dhe te behet pioner per aplikimin e tyre dhe ne sektore te tjere. Keta indikatore duhen rivleresuar dhe analizuar se bashku me faktin perse tashme industria minerare eshte e paperfilleshme ne PBB, çfare eshte bere keq, çfare duhet te ndryshojme nepermjet nje diskutimi real e transparent. Ne kete kontekst si hapje te debatit per fiskalitetin e industrise nxjerrese, me poshte po analizoj taksen e rentes minerare.
Ne kete analize perfshihet periudha 2001-2019 e bazuar ne raportet e publikuara te Nismes per Transparence ne Industrine Nxjerrese (Tabela 2, grafiku 1 , 2, 3 dhe 4), te institucioneve minerare dhe institucioneve financiare, si Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve ne te cilat verehen mosrakordime, por qe gjithsesi japin tendencat dhe nxjerrin ne pah fenomenet per te hartuar analiza ne lidhje me kete takse specifike.
Tabela.2. Te dhena mbi sektorin minerar dhe taksen e rentes minerare sipas raporteve te ALBEITI dhe institucioneve minerare
Vitet | Te ardhurat nga industria minerare
(ne USD) |
Prodhimi nga industria minerare
(ne ton) |
Renta nga industria minerare
(ALBEITI) (ne USD) |
Renta nga industria e naftes
(ALBEITI) (ne USD) |
Renta ne total
(ALBEITI) (ne USD) |
Renta nga industria minerare
(raportimet e institucioneve minerare) (ne USD) |
Renta nga industria e naftes
(raportimet e institucioneve minerare) (ne USD) |
Renta ne total
(raportimet e institucioneve minerare) (ne USD) |
Renta minerare
(DPD ) (ne USD) |
Renta minerare
(DPT ) (ne USD) |
Renta minerare ne total
(DPD+DPT) (ne USD) |
2001 | 26 184 500 | 1 294 228 | N/A | N/A | N/A | 288 030 | 0 | 288 030 | N/A | N/A | N/A |
2002 | 35 411 500 | 1 750 294 | N/A | N/A | N/A | 485 138 | 0 | 485 138 | N/A | N/A | N/A |
2003 | 44 478 800 | 2 198 465 | N/A | N/A | N/A | 667 182 | 0 | 667 182 | N/A | N/A | N/A |
2004 | 60 540 000 | 2 992 327 | N/A | N/A | N/A | 1 392 420 | 0 | 1 392 420 | N/A | N/A | N/A |
2005 | 85 900 000 | 4 245 802 | N/A | N/A | N/A | 2 577 000 | 0 | 2 577 000 | N/A | N/A | N/A |
2006 | 36 823 100 | 4 700 810 | N/A | N/A | N/A | 1 141 516 | 0 | 1 141 516 | N/A | N/A | N/A |
2007 | 46 015 500 | 6 286 855 | N/A | N/A | N/A | 1 472 496 | 0 | 1 472 496 | N/A | N/A | N/A |
2008 | 59 309 960 | 12 051 633 | N/A | N/A | N/A | 2 253 778 | 1 027 624 | 3 281 402 | N/A | N/A | N/A |
2009 | 128 571 429 | 10 500 880 | 1 591 692 | 6 165 744 | 7 757 436 | 1 457 610 | 7 862 390 | 9 320 000 | N/A | N/A | N/A |
2010 | 414 285 714 | 8 287 446 | 2 795 576 | 27 607 250 | 30 402 826 | 4 225 372 | 17 094 628 | 21 320 000 | N/A | N/A | N/A |
2011 | 310 714 286 | 9 011 265 | 5 774 875 | 40 708 132 | 46 483 007 | 4 519 060 | 37 120 940 | 41 640 000 | 34 855 769 | N/A | N/A |
2012 | 221 428 571 | 9 738 821 | 6 896 552 | 60 651 866 | 67 548 418 | 7 320 000 | 64 210 000 | 71 530 000 | 22 012 282 | N/A | N/A |
2013 | 201 428 571 | 11 794 633 | 8 092 205 | 67 932 250 | 76 024 455 | 5 576 903 | 94 793 097 | 100 370 000 | 30 365 207 | N/A | N/A |
2014 | 251 428 571 | 11 068 606 | 5 293 109 | 46 934 192 | 52 227 302 | 7 030 379 | 90 269 621 | 97 300 000 | 54 326 130 | N/A | N/A |
2015 | 132 821 082 | 13 197 227 | 8 782 892 | 32 163 129 | 40 946 021 | 2 375 242 | 39 724 758 | 42 100 000 | 30 797 361 | 10 136 894 | 40 934 256 |
2016 | 105 758 564 | 15 370 804 | 6 092 685 | 17 678 344 | 23 771 029 | 7 023 003 | 20 377 726 | 27 548 000 | 21 866 958 | 5 681 042 | 27 548 000 |
2017 | 164 545 185 | 17 393 830 | N/A | N/A | N/A | 6 599 310 | 28 514 740 | 35 114 050 | 20 999 100 | 14 114 950 | 35 114 050 |
2018 | 213 405 540 | 18 324 622 | N/A | N/A | N/A | 6 783 720 | 29 311 550 | 36 095 270 | 24 281 209 | 11 814 060 | 36 095 270 |
Gjashte mujori
2019 |
165 134 761 | 15 502 538 | N/A | N/A | N/A | 3 476 879 | 15 145 870 | 18 622 749 | 12 288 481 | 6 334 268 | 18 622 749 |
Grafiku 1. Te dhenat per prodhimin minerar ne vite (ne ton minerale) dhe vleres se mbledhur te rentes minerare (ne dollare).
Grafiku 2. Tendencat e rritjes se te ardhurave nga renta minerare ne vite
Grafiku 3. Renta minerare nga eksportet e industrise nxjerrese
Ne vleresimin e te dhenave nga ky informacion (duhet permendur qe informacionet nga institucione te ndryshme jane te ndryshem, dhe jo rralle krijojne konfuzion per vleresime, analiza te gabuara per fenomene te ecurise se biznesit qe shpien ne konluzione dhe parashikime te gabuara, problematikat me statistikat tashme te bartura qe nuk paraqesin realitetin bejne qe te dhenat te mos i sherbejne analizes per te zgjidhur problemet, por i majisin problematikat, duke bere qe dhe konkludimet e ekperteve te ndryshem te mos rakordohen dhe te jene ne kontradite me njeri tjetrin, te krijojne nje debat shterpe duke lene shteg populizmit dhe politikave te papergjegjshme. Informacion i sakte dhe transparent eshte informacioni qe jep zgjidhje reale), verehet qe ecuria e te ardhurave nga taksa e rentes minerare shkon me ate te ecurise se prodhimit minerar dhe kjo verehet qarte nga tendencat e rritjes se prodhimit dhe te ardhurave nga renta minerare, por kendi i rritjes nuk eshte i njejte, si dhe ka luhatje ne vite te caktuara. Analiza perse ndodh ky ndryshim ne tendencat e rritjes nxjerr nje seri arsyesh si:
- Luhatjet e cmimeve te produkteve minerare (luhatjet e cmimeve jane fenomene qe po behen me pak te parashikueshme dhe per kompanite lider ne rang global -grafiku 4-, pasi jane cmime ku Shqiperia me nivelin e prodhimeve eshte e paparefillshme per te ndikuar, dhe ne te ardhurat nga renta minerare efekti i tyre perben rreth 70-80 % te vleres, pasi kjo eshte vlera e mineraleve qe eksportohen karshi vleres totale te mineraleve te prodhuar, dhe kjo verehet ne ecurine e rentes nga eksportet grafiku 3);
— Te ardhurat ne Bilion $
— Shpenzimet kapitale ne Bilion $ — Dividenti ne Bilion $
|
Grafiku 4 Luhatja ne nivelet e performance se 40 kompanive me te medha minerare ne bote. (BHP Group Limited, Rio Tinto Limited, Vale S.A, Glencore, jangxi Copper Company Limited, etc)
- Struktura e ndryshme e prodhimeve te cdo viti ne varesi te kerkesave te tregut (kjo e lidhur me prodhimin e mineraleve sipas kerkeses per tregun vendas dhe ate te huaj, rritjen e kerkeses se ndertimeve, rritjen e kerkeses per perpunim te mineraleve te varfera ndikuar dhe nga mbeshtetja e dhene per produktet e perpunuara me pergjysmimin e takses se rentes minerare);
- Paqendrueshmeria e zhvillimit te sektorit, ndikuar nga ecuria globale e biznesit minerar; informaliteti, lehtesirat apo veshtiresite qe krijohen nga formulimi legjislacionit, (kjo takse eshte e trajtuar ne shume akte, tre ligje, kater VKM, tre udhezime) duke krijuar konfuzion ne institucionet shtetërore te taksave dhe biznesin per aplikimin e saj, ndryshimet e vazhdueshme ne drejtim te rritjes se perqindjeve te pamenduara, te pavleresuara te realizuara nga interesa buxhetore te momentit, zbatimi i ligjit;
- Tendenca ne drejtim te prodhimit te produkteve minerare me pak cilesore me me pak vlere ne shitje, si rezultat me pak te ardhura nga taksat (po prodhojme minerale me cilesi te ulet kjo e kushtezuar nga zvogelimi i rezervave, futja e tyre ne thellesi dhe rritja e kostos se nxjerrjes, koncentrate me cilesi te ulet per shkak te nivelit te ulet te rikuperimit ne fabrikat e pasurimit nga teknollogjia jo e pershtatshme e aplikuar dhe perdorimit te lendeve te para me cilesi me te ulet, kjo sidomos me kromitet, nivel i ulet professional i punonjesve)
- Puna e institucioneve te vjeljes se takses, dhe tendenca te biznesit per ta fshehur ate kur ndryshimet ne vlere kane tendence rritje (kjo e kushtezuar dhe nga veshtiresite e pa marra ne konsiderate nga politikat zhvilluese, veshtiresi afatshkurtera qe has biznesi sidomos ai perpunues, per te qene kompetitiv pasi kosto e produktit, pavaresisht faktit qe vendi yne me mundesite specifike te prodhimit te tij eshte konkuruese ne rajon por globalisht konkurueshmeria jone ulet, kjo kosto kushtezohet shume nga elemente te tjere te saj si lendet e para shtese per produktin, cmimi i energjise, ujit, etj).
- Rritja e tonazhit te mineralit te prodhuar jo domosdoshmerisht do te rris vleren e tij, pasi kjo eshte e lidhur me cilesine e produktit dhe fenomenin e perpunimit, (tashme ka nje tendence ne rritje per perpunimin e produkteve, per mineralet ndertimore kerkesa per mallra cilesore, konkuruese e tregut te huaj ka bere qe tonazhi lendes se pare te rritet, ne menyre qe produkti cilesor te mos zvogelohet ne sasi pas perpunimit, duke rritur humbjet dhe shkaktuar nje perdorim irracional te rezervave minerale, per mineralet e kromit tonazhi raportuar rritet por sasia e produktit koncentrat ska ndonje ndryshim te madh, kjo e kushtezuar nga lende e pare e varfer dhe rikuperim i ulet, por per vleren e rentes minerare efekti ndikohet jo thjesht nga keta elemente teknike por dhe fenomeni i transferimit te cmimeve, informalitetit, mungesen e konkurueshmerise, etj).
- Vleresime te gabuara ne bazat referuese dhe ndryshimi i shpeshte tyre, paqartesi ne specifikimin e mineraleve qe krijon konfuzion tek biznesi dhe institucionet shteterore, veshtiresite ne aplikimin e metodikes se llogaritjes se vleres te rentes minerare nga biznesi dhe institucionet shteterore nga organet doganore për produktet qe dalin ne eksport dhe ato tatimore per produktet qe shiten brenda vendit, (kjo ul konkurueshmerine, krijon mundesi per elemente korruptive nga institucionet shteterore, krijon mundesi per fshehje te taksimit real nga ana e biznesit);
- Elemente te mungeses se profesionalizmit dhe ata korruptive ne vleresimin e: sasise se produktit ne rast te një kontrolli jo efektiv te organeve tatimore dhe doganore; efektit te çmimit te transferuar i pare si nga regjimet e ndryshme fiskale te vendeve me kompanitë mëma per produktet ne eksport ose nepermjet blerësit e ndërmjetëm per produktet brenda vendit, si dhe mungeses se çertifikimit cilesor te produkteve sidomos te atyre te shitur brenda vendit, qe ndikon ne abuzimet për çmimin e shitjes se tij si nga ana e biznesit por dhe e strukturave tatimore.
- Mungese e kordinimit midis institucioneve shteterore.
Ky vleresim i ecurise se te ardhurave nga biznesi minerar dhe specifikisht nga renta minerare, ne konceptin e vizionit te ecurise se sektorit minerar qe ka si objektiv final “Perfitimin maksimal te shtetasve shqiptare nepermjet zhvillimit te qendrueshem, vizionar dhe afatgjate, nepermjet realizimit te nje shfrytezimi racional, te sigurte, vajtjes drejt produkteve perfundimtare, energji-efiçente, te mbikqyrur, te monitoruar rigorozisht, jo demtues ndaj mjedisit dhe te certifikuar nga komuniteti, duke marre ne konsiderate perfitimet e ketij brezi dhe brezave te ardhshem”, gjykoj qe kerkon analize komplekse per nje pakete fiskale te vecante per sektorin e industrive nxjerrese e cila te jete pjese e ligjit minerar, qe te mos jete pre e situatave te qeverive per ndryshime ne varesi te kerkesave te buxhetit por te reflektoje veprimtarine globale te biznesit minerar. Ne menyre te vecante kjo analize te prek taksat e RENTES MINERARE DHE TATIM FITIMIT si elementet fiskale me te rëndësishëm për industrinë nxjerrëse, pasi efekti i tyre ne bazën e te ardhurave qe krijohen eshte me i rëndësishmi, per renten minerare te behet nje percaktim i ri per metodiken apo modelin e aplikimit, bazen llogaritese, percaktime te perqindjeve nese do te pranohet nje metodike e perqindjeve te shitjes, menyrave te perllogaritjes, vjeljes e shperndarjes se saj dhe te gjithe keta elemente te jene pjese e nje akti te vetem ligjor, pjese e pandashme e ligjit minerar.
Duke qendruar ne taksen e rentes minerare ky rivleresim duhet te perqendrohet ne:
- Percaktimin e sakte te metodikes dhe modelit qe do te aplikonim per kete takse dhe mund te rikonsideroje eksperienca te reja te aplikimit te saj ne vende te ndryshme. Verehet nga disa eksperienca ne bote, qe modeli i rentes bazuar ne perqindje te perfitimit vjetor eshte ai qe ka dhene me shume te ardhura ne kohe afatgjate dhe qe ka garantuar nje zhvillim te qendrueshem. Ky model aplikohet ne vendet me industri minerare te avancuar (Nevada-Amerike, Bitish Columia, Ontario -Kanada, Australia). Koncepti I vleres 25 % te perfitimit si perqindje e rentes minerare per nje perfitim normal biznesi prej 10% qe aplikohet kudo ne vendet e zhvilluara, dhe ne keto te permenduara me siper, jep nje vlere prej 2.5 % si vlere perqindje karshi vleres se produktit te shitur. Shpesh ka diskutime qe vlera 25 % te mund te rritet deri ne 33%, per bizneset minerare ku perfitimi dhe ritmi i kthimit te investimit eshte me i larte (perfitim mbi 15%), per te bere nje rishperndarje me te drejte te perfitimit midis kompanise investuese dhe pronarit te te mirave materiale-mineraleve, pra perqindja e rentes te jete ne intervalin 2.5%-5%. Por dhe sistemi i bazuar ne kombinimin e perqindjes mbi fitimin me ate te perqindjes se vleres te produktit te shitur i aplikuar ne vende dhe me pak te zhvilluara (India, Zambia, Gana, etj) kane dhene perfitim me te madh per shtetin nga kjo industri dhe gjithashtu kane promovuar zhvillimin e saj. Thene kjo, percaktimi i modelit te kesaj takse per te pasur balancen egzakte midis perfitimit financiar dhe zhvillimit duhet te marr ne konsiderate nivelin e profesionalizmit dhe aftesite e sistemit te grumbullimit te taksave te vendit, si dhe faktin se industrite nxjerrese jane sektore qe kane:
- një periudhë e gjatë kerkim-zbulimi gjatë së cilës nuk ka të ardhura;
- vlera te medha investimi me risk te larte, sasia e kapitalit që kërkohet per investim (ndërtimi dhe operimi), dhe fazat e zhvillimit jane relativisht më te madha, se në shumicën e bizneseve të tjera dhe vlera e kapitalit te investuar ne miniere perfundimisht eshte e bllokuar nuk eshte e transferueshme;
- pajisjet qe perdoren janë të specializuara dhe janë në dispozicion vetëm nga disa prodhues në të gjithë botën, kështu që duhet të importohen dhe kane nje kosto relativisht te rritur dhe per shkak te efektit monopol;
- veprimtaria minerare eshte e gjatë dhe i nënshtrohet ndryshimeve të legjislacionit minerar, mjedisor, financiar qe ne Shqiperi aplikojne ne pergjithesi efektin prapaveprues te ligjit dhe paqëndrueshmërise se politikave;
- të ardhurat janë ciklike sepse çmimet e produkteve kane oshilacione ciklike qe po behen gjithnje e me pak te parashikueshme, më shumë sesa përjetohet nga shumica e bizneseve të tjera;
- ndryshimet e taksave ndikojne ne ndryshimet e vleres kufi te cilesise (cut off) duke ndryshuar percaktimet per rezervat minerale;
- shpenzime të mëdha, qe ndodhin në kohën kur mbyllet projekti, si detyrim I rehabilitimit te zones se lejuar minerare kosto qe do te shkojne ne rritje per te perbushur kerkesat e proceseve integruese per ruajtjen, mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit, sigurimin teknik dhe trajtimin e punonjësve;
- aktiviteti minerar per certifikimin social ka dhe kosto te tjera thelbësore të palidhura me prodhimin, të tilla si investimi në infrastrukturë ose programe të komunitetit.
Per Shqiperine aplikimi i nje sistemi te kombinuar do te ishte me i pranueshem per nivelin e institucioneve financiare, informatizimit te sistemit financiar te taksave, nivelit te zhvillimit te vendit, si dhe nivelit te vendburimeve tona minerare. Vleresimi i efekteve ekonomike, zhvillimore e te perceptimit duhet te ndikoje ne zgjedhjen e modelit dhe formulimet legjislative per kete takse, për të:
- reflektuar objektivat e politikës zhvillimore, garantuar barazine në ndikimin e taksave dhe siguruar qe legjislacioni të zbatohet e administrohet;
- garantuar konsultimin me grupet e interesit te industrise, shoqerise civile, eksperteve dhe hartimin transparent duke konsideruar dhe parimin e befasive;
- modeluar ndikimin e ndryshimeve para zbatimit të tyre;
- zgjedhur sistemet e taksave me mundesi të qarta llogaritje e auditimi, qe te garantojne transparencen dhe shmangin rregjimet fiskale të sofistikuara qe vijnë me një kosto administrative;
- zgjedhur rregjimin e duhur, të qartë dhe të qëndrueshëm të taksimit të mineraleve ku jane te percaktura ne vleresime te bazuara pjesa optimale e perfitimit te qeverisë dhe biznesit. Renta duhet te pasqyroje nivelin e perfitimit dhe kostove, duhet te konisderohet si nje menyre e shperndarjes se perfitimit, duke marre ne konsiderate dhe lekundjet ne tregjet globale;
- garantuar koordinimin real midis institucioneve të përfshira në politikën e taksimit, institucioneve teknike të minierave dhe atyre të sistemit per administrimin e ndarjen;
- garantuar maksimizimin e te ardhurave nga kjo takse, optimizimin e bazes se taksueshme dhe lehtesim te perllogaritjes, efektivitet ekonomik nga efektet e saj, te ardhura te qendrueshme, barazi ne shperndarjen e perfitimeve dhe barazi midis taksave, transparence, qendrueshmeri ne legjislacion te pa ndikuar nga populizmi politik, efektivitet administrativ.
- Percaktime te qarta mbi bazat e vlerave te perllogaritjes te kesaj takse eshte detyre imperative pasi ka krijuar konfuzion tek biznesi, per paqendrueshmerine saj duke dhene imazhin e paqendrueshmerise se legjislacionit dhe rritur ne menyre fiktive vleren e riskut gjate hartimit te projekteve te fizibilitetit te objekteve minerare. Baza e vleresuar rast pas rasti nga Komisioni AD-HOC duhet te jete koherente, duhet te marr ne konsiderate certifikimin e produktit jo qellimin e perdorimit (te kemi një tabele njehsuese emërtimesh për te gjithë mineralet dhe nënproduktet, pasi eshte pjese e certifikimit te produkteve dhe nënprodukteve minerare për lehtësi verifikimi dhe përllogaritje, dhe eliminuar përfitimet e larta per minerale te veçante me vlere fitimi për efekt te tipit te mineralit), dhe duhet te perllogaritet ne baze te sasise se produktit jo te sasise se transportuar qe permban lageshtine.
- Metodike perllogaritje te thjeshte te per bizneset dhe institucionet e vjeljes se takses. Pjesa teknike te vendimeve te komisionit AD-HOC mbi bazen e rezultateve mbi 10 vjecare te aplikimit te takses duhet te rivleresohet per tu thjeshtuar dhe konvertohet ne formule llogaritje me koeficiente qe te marrin ne konsiderate elementet teknike te procedures se deritanishme (si rasti per mineralet ne perpunim normativat ton mineral(produkt)/ton nënprodukt minerar, e vlerësuar nga eksperte teknike te fushës duhet te zevendesohet me vendosjen e koeficenteve qe konvertojne vlerën e mineralit (produktit) me vlerën e nënproduktit), dhe te garantojne nje shperndarje sa me te balancuar te perfitimit ekonomik midis shtetit dhe biznesit. Shteti, si perfaqsues dhe mbrojtës i interesave të të gjithë shoqërisë, duhet të jetë njëkohësisht arbitër i pa anshëm dhe të respektojë të drejtat e biznesit privat, dhe për këtë arsye duhet ti kryejë funksionet e tij në partneritet me këtë të fundit, që në perputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjehere atë, të siguroj harmonizimin e interesave të shtetit me ato të privatit, duke ja lehtesuar punën këtij të fundit, per te rritur perfitimin dypalesh.
- Procedure e vjeljes dhe shperndarjes se takses e thjeshtezuar, pa mbivendosje udhezimesh, qe krijojne konfuzion, kosto e humbje kohe si per biznesin por dhe per institucionet shteterore, per te garantuar pagesa te shpejta dhe shperndarje ne kohe te perfitimeve karshi institucioneve perfituese qendrore dhe lokale.
Sektori minerar nga viti ne vit po humbet potencialin e tij ne ekonomine shqiptare. Ecuria pergjate ketij dhjetevjecari me ulje ngritjet sipas ecurise globale te sektorit, pa ndonje impakt te spikatur ne ekonomine e vendit, me nje perceptim ne rritje ne drejtim te veshtiresise se te berit biznes ne kete sektor, veshtiresise se gjetjes se financimeve per te, pa asnje te re per tu shenuar ne drejtim te shfrytezimit te burimeve te reja apo mineraleve te rinj, me tendenca ne renie te numrit te bizneseve te perfshira dhe renie te punesimit, rritje te perqindjes se numrit punonjesve te nentokes karshi numrit total te punonjesve, qe tregon se mineralet e pasura po shkojne drejt thellesise dhe shfrytezimi i tyre do te jete me kosto te rritura, biznesi po orientohet ne minerale te varfera me kosto te larte perpunimi duke na bere keshtu joefektiv, jokonkurues kerkon nje pergjigje te shpejte, pragmatiste te shtetit ne aspekte ku roli i tij eshte vendimtar si ne:
- Ndryshimet legjislative per nje pakete fiskale te vecante te industrise nxjerrese pjese te legjislacionit minerar dhe jo te referuar llegjislacionit per taksat kombetare per te garantuar qendrushmeri ne taksen e rentes minerare. Te perdoret vlere e takses dhe menyre llogaritje qe te mos konfuzoje sistemin e taksave. Vlera e takses ne konceptin e perfitimit financiar duhet te varet nga kriteri i te ardhurave, perfitimit, investimit, dhe prodhimit dhe ne konceptin zhvillimor te perdoret per te ndryshuar sjelljen dhe perceptimin e biznesit, te kete konceptin e incentivave per minerale qe duam te promovojme, apo minerale ku verehen pakesim i rezervave.
- Aplikimin e politikave pragmatiste taksash për projekte që përjetojnë një shtrëngim të rëndë financiar afatshkurtër, mbeshtetje për të përshpejtuar rikuperimin e kostove kapitale dhe fillimin e prodhimit, incentive lehtesuese qe te perballohen luhatjet ciklike te cmimeve nga biznesi minerar si: lejimi ne kete periudhe afatshkurter te vlerave te ulta se taksimit, shkalle te ndryshme e rentes minerare sipas madhësisë së prodhimit, duke perjashtuar operacionet në shkallë të vogël nga disa lloje të taksave per te mundesuar mbijetesen e nje grupi tashme te madh biznesesh te sektorit deri ne perfundim te zonave te miratuara minerare, dhe moslejim ne te ardhmen te copezimit te vendburimeve, rimbursim i shpejte ose përjashtim, për taksën e tvsh, zbritje ndaj detyrimit të tatimit mbi të ardhurat pasi veprimtaria minerare paraprakisht ndan fonde per pagesat e garancive financiare per investimin dhe rehabilitimin, garantimi me ligj per mosndryshime ne nivelin e të gjitha taksave për pjesën e periudhes se kthimit te investimit të minierës sepse projektet minerare kanë jetëgjatësi të madhe dhe kompanitë stepen per te investuar kur shohin mundesi qe qeveria do të ndryshojë ligjin e taksave, duke ndikuar negativisht në kthimet e kapitalit te tyre. Aty ku niveli i investimit eshte i madh (një megaprojekt), kontrata koncesionare mund te perfshije nje sistem tatimor te modifikuar vetem per ate projekt.
- Transparencen gjate hartimit te legjislacionit se bashku me debatin e hapur publik ne lidhje me te, per percaktimin e opsioneve optimale dhe nje vendimarrje per nje zhvillim te qendrueshem. Nje informacion i pa diskutuar dhe aq me keq i munguar ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne pamundesine e kuptimit te te mirave dhe demeve qe vijne nga zhvillimi i sektorit. Informacioni, transparenca do te garantojne maksimizimin e efekteve dhe kontributeve pozitive në shoqëri ne drejtim te zhvillimit te qëndrueshëm. Transparenca i ben qeveritë te pergjegjeshme, ndihmon ne ngritjen e vetëdijes per aktorët ne industrinë minerare dhe se si ata mund të adresojnë mundësitë, sfidat.