• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edy Reja e nis me humbje, Shqipëria mundet nga Islanda

by A R
08/06/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajner i ri, avaz i vjetër! Shqipëria nuk ia del as ndaj Islandës dhe humbet me rezultatin 1-0 me një gol të Gudmundsson në minutën e 22′. Ekipi ynë dhuroi një tjetër paraqitje të shëmtuar me gabime në mbrojtje dhe pa dëshirë e grintë. Reja nuk ka shkopin magjik dhe e nis me humbje.

Ekipi ynë bëri mjaft mirë në minutat e para të ndeshjes duke bërë presing lart dhe duke qëndruar në gjysmëfushën e kundërshtarit. Hysaj në minutën e 4′ dha një shkëndijë të mirë duke gjuajtur nga larg. Goditja e shkodranit gjeti reagimin e mirë të portierit vendas.

Islanda reagoi në minutën e 22′ me anë të Gudmundsson. Ai mori një top në mesfushën tonë dhe çan mbrojtjen e formuar nga Ismajli dhe Dermaku. Lojtari del përballë Berishës dhe e dërgon topin në rrjetë për 1-0. Pjesa e mbetur e minutave nuk solli ndonjë rast tjetër të rrezikshëm dhe kemi 45 minuta për të kthyer rezultatin.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shqipëria duhej të fitonte një penallti në rast se gjyqtari i sfidës, Madden, do të tregohej i saktë. Rrëmujë në zonë dhe topi i krosuar gjen dorën e një prej lojtarëve të Islandës. Kapiteni e ndal me dorë dhe gjyqtari me pamje të qartë nuk e akordon si të tillë.

U mendua se pjesa e dytë do të shihte një ekip me agresiv në fushën e lojës, por nuk ndodhi ashtu. Ekipi ynë nuk ia doli për asnjë moment që të rrezikonte seriozisht portën e Islandës. Lojtarët tanë nuk u treguan të saktë dhe nuk dolën përpara portierit. Kuqezinjtë u munduan të luanin me topa të gjatë dhe krosime në zonë kur përballë kishin një ekip shtatlartë. Strategji e gabuar.

Aktivizimi i Kaçes, Ndojit dhe Sadikut nuk ndryshoi asgjë në fushën e lojës dhe përfundimisht, Shqipëria merr një humbje që dhemb 1-0 ndaj Islandës. Keqardhje për kuqezinjtë, pasi përballë kishim një rival shumë të dobët. Islanda u shfaq shumë larg nivelit të Botërorit dhe nuk na rrezikoi aspak.

Shqipëria ndodhet në vendin e 4 pas 3 ndeshjeve të luajtura duke koleksionuar 2 humbje dhe 1 fitore. Një nisje shumë e dobët, duke qenë se skuadra jonë nuk ka luajtur ende me Francën. Takimi i radhës është kundër Moldavisë, aty ku fitorja është detyrim.

Next Post
Maduro hap pas tre muajsh kufirin Venezuelë-Kolumbi

Maduro hap pas tre muajsh kufirin Venezuelë-Kolumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In