• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edward Hopper, piktori që nuk bëhet dot i treti

by Java News
26/10/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enton Panariti*

Hera e parë që do shihja një album me pikturat e Edward Hopperit  ishte  nga fundi i viteve 80″ si një përpjekje personale në kërkim të diçkaje tjetër, më moderne se sa ishte dhe kërkohej nga  kurrikula e kohës. I velur me realizmin e kohës dhe me euforinë moshës nuk më tërhoqi shumë , por më la me një “por” të madh në mendje, më risolli ankthin  e filmave të Hichcocut.

Ngacmim ishte mbresëlënës.

Nuk isha në gjendje të gjeja lidhjen, por as  nuk i  largoja dot nga mendja  ato faqe albumi.  Kjo  mardhënie e çuditshme  do vazhdonte për shumë e shumë vite me rradhë deri sa nga fundi i viteve 90′ do gjendesha  fizikisht afër me vendlinden e tij.

Hopper ka lindur në veri të NY në një qytet që quhet Upper Nyack . Talentin për artin ai e shfaqi që në fëmijeri dhe vazhdimisht pati suportin e familjes, e cila i përkiste shtresës së mesme me rrënjët në Hollandë.

Për 6 vjet ai do studjonte në N Y School of Art and Design me emra te njohur si W.M. Chase dhe Robert Henri, emra që do linin mbresa në memorjen e tij profesionale.
Motoja  e viteve të shkolles do ishte shprehja e R. Henrit:
” lëreni artin, por pikturoni piktura për çfarë ju intereson ju në jetë”, në sinkron të plot me Charles Baudelaire  i cili i keshillonte artistëve të njëjtën gjë në Paris .
Gjatë këtyre viteve bëhet anetar i Ashcan School of American Art.
Vitet e shkollës dhe eksperianca e fituar në të do sherbente për tu punesuar si ilustrator në një agjensi reklamash. Megjithëse nuk I pëlqente të bënte ilustratorin prap kjo gjë i  jepte një të ardhur të vazhdueshme  dhe të mjaftushme për të kursyer dhe bërë plane për udhetime jashte Amerikës. Parisi ishte qytetit i preferuar .Por kryeqyteti evropian  dhe qytetet e tjera në kontinentin e vjeter ,  jeta në to, teatrot, baletet dhe show-t e kohës ishin ato që do ndikonin mbi Hopperin më shume se sa era e vajit të linit i holluar me terpentine në pikturat e mjeshtërve të kohës.

Vite më vonë në një intervistë ai do shprehej se gjatë atyre viteve ai nuk e dëgjoi asnjëherë emrin Pikaso. Fakt është që ai nuk pati asnjë influence nga rrymat moderne që ishin në qarkullim në  Parisin e kohës . Por Parisi në vetvete ishte një histori tjeter. ” Mu desh 10 vjet për të larguar Parisin nga mendja” kështu do ta perkufizonte ai vetë efektin që ai qytet kishte lënë mbi të vite më vonë.

Hopper i përkiste brezit të parë të artistëve amerikanë që kërkonin një ndarje të përnjëhershme dhe pa kushte me Parisin. Klima artistike në Amerikë ishte e ndryshme me atë në Evrope kështu që personaliteti dhe cilesitë artistike të tij do të zhvilloheshin në përputhje me kohën dhe vendin në të cilin ai jetonte.

Në vitet 20″ realizmi ishte shpallur si e vetmja rrugë  e artit amerikan dhe si modernizmi i ri i cili shkonte mjaft mirë me karakterin e tij të fortë , individualist dhe me plot kurajo për ti shkuar gjërave deri në fund edhe kur i duhej të zbulonte bukurine e një realiteti pa shumë ngjyra.

Pasioni  për letërsin , teatrin dhe filmin si atë amerikan ashtu edhe atë francez do ta afronin atë gjithmonë e  më shumë me atë realitet që ishte në fakt brenda  në shpirtin  e tij dhe që do behej çelsi  suksesit artistik. Realiteti ishte  i  rendesishme dhe nuk mund ta anash kaloje dot,  por shumë I mërzitshem po të mos kthehej në art. Parisi  ia kishte mprehur  konfidencën dhe llogjiken analitike për tu përballur me realitetin amerikan, dhe  mbase kjo do ishte e vetmja influence nga realizmi francez i llojit të Degas. Aftësia e tij për ta asimiluar, transformuar dhe sintetizuar realitetin  duke krijuar imazhe që kushdo mund të ndihet familiar me to lidhet me kohen kur ai ishte ilustrues për revistat e kohës. Etching, akuarelet dhe ilustrimet në përgjithesi e pregatiten dhe inkurajuan atë për të krijuar kompozime realiste me  mister brenda nga ato që thonë pak më shumë se sa tregojnë. A ishte Hopperi  vallë një pesimist i lodhur nga realiteti apo një realist I madh I mbushur me mister?

Periudha e udhëtimeve piktorike në Gloucester and Cape Cod ku aquareli dhe etching ishin mjeti I tij kryesor me skenat e bregdetit dhe varkat e peshkimit do ja linin vendin vajit me skena nga New Jorku, por ai nuk ishte aspak  I interesuar në madhështinë e qytetit, dritat vezulluese ose turmat e zhurmshme të Manhattanit.

Ai nuk kishte për qëllim ti jepte Manhattenit atë mondanitetin francez me kafe të mbushura me intelektuale që gëlojnë nga ide pa fund dhe që trefishohen mbas çdo gote alkooli .

Amerika nuk ishte Europë dhe New Jorku nuk ishte Parisi.

Në fillim të viteve 30′ ai  kishte  analizuar dhe sintetizuar gjithshka që i pëlqente nga arti francez   dhe po  përshtaste me sukses gjithë njohuritë e grumbulluara në një skene klasike amerikane me pjesë nga jeta e përditshme newyorkeze e pikturuar me ngjyrat dhe dritë-hijet e kohës.

Po në këto vite do vine ekspozita e parë në Moma dhe   nga fundi I këtyre viteve bashkë me rritje e produktivitetit do rritej edhe statura e tij si artist.

Vitet 40″ do ta gjenin Hopperin duke krijuar veprat  e tij më të rëndësishme si

Nighthawk, hotel lobby, Girle show, Morning in a city, office at night,  me të cilat do vuloste të ardhmen e tij si artist.

Hopper ishte një vëshgues i kujdeshëm i modës, i sjelljeve të  publikut dhe I pozicionit social të personazheve të tij. Asgjë nuk është kot dhe asgjë nuk shkon për asgjë.

Në këtë mënyrë ai kujdeset që të krijojë  karaktere në skena të thjeshta por shumë intriguese.

Figurat e tij duken të vizatuar Jo korrekt dhe me pak difekt por në fakt kjo jokorrektesi vihet në funksion të atmosferes që ai krijon. Pikturat e tij janë gjithmonë të hapura për interpretim dhe në përgjithësi ato janë në pritje të diçkaje që mund të ndodhi nga minuta në minute,  heshtje e mbushur me erotizëm, ankthi është në ajër,  ajri në to është I mbushur me ndjenja e mendime që rrjedhin e ja lënë  vendin njëra tjetrës nga melankoni e thjeshtë në përhumbje totale.

Përtej atij xhamit të lokalit, ballkonit të shtëpise, ambjentit të një dhome është presente dicka tjetër e pa konkretizushme që sillet rrotul por nuk ndodh.

Kritika e ka lidhur këtë me personalitetin dhe mënyrën e jetës së tij. Ai ishte një personalitet I mbyllur në jetën e përditshme  i painteresuar për jetën e të tjerve , por edhe nje vëzhgues i kujdeshëm i cili jo gjithmonë  mbante gjithshka përbrenda.

Kompozimet janë tipike amerikane me Fusha dhe hapsira të mëdha pa fund dhe kjo ndodh edhe kur ka si subjekt vetëm njê shtëpi , një  tren, një  femer nudo  në një  dhome, e vetme, ku edhe muret janë bosh. Tensioni nervor është i njëjtë në të gjitha pikturat e tij , dhe vjen duke u rritur, dicka është  gati për të ndodhur, njeriu është  vetëm me veten e tij edhe kur ka më shume se një figurë, në kuadër mungon komunikimi frymor, midis personazheve ka një heshtje që i imponohet  shikuesit, ambjenti është kërcënues edhe kur është i ndriçuar mire dhe pa ndonjë shkak konkret  të dukshëm. E gjitha kjo ndodh me një  pikturë ku  nuk ka në fokus një figurë të vetme ose një  motiv qëndror rreth të cilës  rrotullohet gjithshka.

Personazhet nuk pozojne ata janë kapur në një moment skenik si në një sekuence filmi. Ndërsa ,ai,  spektatori, artisti, vëzhguesi është i lire I pa vëshguar nga askush , I lirë nga çdo kufizim për të parë jetën në skenë deri në detaje.

Mbas vitit 1940 hopper do krijonte një grup pikturash që kishin në qender të vëmëndjes figurën e femres disi të vetmuar dhe disi të shqetsuar diku me doza të theksuara sensualiti dhe diku jo por e përbashkëta është se të gjitha janë të mbyllura në veten ose në hallin e tyre. Evidente kjo është te Girle show ku figurës I mungon gjalleria dhe enthusiasmi I shfaqes megjithëse është stripclub.

Te Office at Night heshtja dhe tensioni janë teresisht sensual. Një figure bossi I ulur në tavolinën e tij Te punës , një sekretare bjonde dhe belholle me fustan te derdhur mbas trupit që vë në dukje linjat seksi të pjesës së  mbrapme të saj qëndron në këmbë duke parë vjedhurazi diku poshtë një leter- dokument të rënë nga tavolina. Mbase e hedhur me qëllim poshtë pranë tavolinës të bosit që duket sikur nuk ka vënë re  asgjë se çpo ndodh ose thjesht po pret reagimin e sekretares ose asnjëra nga keto.

Do ulet sekretaria ta marri?

Ata janë vetëm në zyre dhe jashte është natë. Dëshirë, heshtje, vetpërmbajtje, desiluzion dhe tension erotik që do priste hekurin me qime .

Do perkulet sekretaria për t’ja dhënë ” letrën” bosit ?

Hopper është mjeshtër i situatave me dy kuptime. Ai e dinte mirë që fantazia ngacmohet më së miri nga realiteti i interpretuar pak ndryshe dhe skena te lëna gjysëm në mister por me dozen përkatese. Si një entuziast për filmin dhe teatrin ai arrin  ta pasqyrojë me force errësirën dhe dramacitetin e skenës në pothuajse të gjitha pikturat e tij. Nata I bën gjërat më misterioze.Misteri I drites në errësirë ishte interesi I tij por mbi të gjitha  ai i dritës artificiale të cilën ai e përdor shumë në shumicën e pikturave të tij.

Dritaret luajnë një rol të rëndësishëm  njësoj si drita dhe hija që perplaset në to. Ai arrin ta interpretojë dritën dhe reflekset e pasqyrimit të saj në xhama dritaresh mure dhomash ambjete të mbyllura dhe të hapura të ndriçuara mirë ose të lëna në gjysëm errësirë me forcën e dramacitetit filmik . Hopperi nuk tregon burimin e dritës por vetem efektin e saj. Nje  nga piktura e tij të preferuara ishte   “night watch e Rembrandtit “.

Tek The Nighthawk ai krijon dhe realizon   një prespektive fluide pa një pikë të vetme orintimi . Kompozimi është i bazuar në një geometri vijash vertikkale që rrinë mbi grup linjash horizontale që mbushin  hapsirën vizuale.

Elementi kompozicional i dritareve imponon një element shumë modern mbi konceptimin e hapsirës. Personazhet dhe ngjyrat janë zgjedhur në funksion të idesē. Shikimi perplaset në godinën e lënë në hije dhe kthehet në xhamat e ndriçuar të lokalit duke vallëzuar me këte ritem deri sa gradualisht fillon dhe rilaksohet duke u përqëndruar te personashet e pikturës të cilët janë të ngrirë  dhe izoluar në mendimet e tyre për gjithmonë por të lidhur me ne nepermjet asaj heshtje magjike që ndez pëshpëritje dhe tension, është  ai zëri që dëgjojmë gjithmonë kur jemi vetem . Dhe ky zë është i pranishëm  në të gjitha pikturat e tij.

Dritat skenike, sipërfaqet e ngjyrave që kufizojne njëra tjetrën nën një ritëm vertikal horizontal dhe duke eleminuar detajet e panevojshme e bëjnë këtë vepër unike amerikane në subjekt dhe në atmosferën që krijon dhe  realizmi me të cilin është realizuar nga ana e tij është i një lloji aspak tradicional. Hopper pikturon realitetin jo siç e shikon syri por siç e ndjen shpirti në kohë krizash dhe në prag lufte me ngjyrat e botës së përditshme materiale .

Nighthawk ishte menjëherë një pikturë popullore. Në më pak se një vit ajo u kthye në një ikon të artit amerikan. E tillë ka mbetur edhe sot.

Me këtë pikturë Hopper kishte arritur atë çfarë gjithë artistët amerikan ishin duke kërkuar : “amerikanizmin” e artit dhe shkëputjen  e tij nga arti  francez, ai kishte kapur esencën e  atmosferës  dhe karakterin e njerezve dhe një kulturë individualiste në kohë krize , e kishte parë realitetin si një mënyrë për të bërë  art me të dhe jo si një të vërtetetë realiste e cila në shumicën e rasteve është më e mërzitsheme se sa  është në të vërtetë vetë realiteti.

Në vitet mbas luftës së dytë boterore krijimtaria e tij do ndikohej shumë nga  përkeqsimi I shëndetit, kohët po ndryshonin me shpejtesi ,  abstract ekspresionizmit po shfaqej  në skenën artistike amerikane me forcë, krijimtaria e tij dukej e kaluar dhe e lënë mbrapa nga kritika dhe mbi të gjitha ai vete i harruar. Por nganjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Në fund të viteve 48 ” The Nighthawks” ishte akoma një ndër pikturat më të rëndësishme dhe Hopperi vetë një ndër 10 piktorët më të famshëm në amerikë. Në 1952  ai do përfaqsonte ShBA në biennalen e venecias  me pikturën “room by the sea” e cila me siguri ka  ndikuar në artistët e viteve 50″-60″ të shekullit të XX përfshirë këtu Mark Rothkon. Në historinë e artit american Hopper është një artist i vecantë, një individualist i përsosur, një realist misterioz dhe një pesimist të cilit I pëlqente ta imagjinonte  realitetin sipas versionit tê tij personal. Me pesimizmin e tij artistik  realizmi ishte i mbushur përgjysem me mister të cilin ai e perdori më së miri, por kurrë nuk pati për qëllim në vetvete të bindi publikun por thjesht  ta  bejë atë  ta shikojne pak ndryshe këtë realitet.

Kur Hopperi vdiq në moshën 84 realizmi i tij misterioz ishte më  modern se kurrë dhe i pranuar botërisht nga kritika. Sot ai renditet  midis atyre që pikturuan me përkushtim skenën amerikane në një nga periudhat më të rëndësishme artistike të ” botës së re”. Në sondazhet e vazhdueshme që bëhen nga muzeumet amerikane për treshen e piktoreve  më të rëndësishme të të gjitha kohrave në ShBA  Hopperi ndan vendin e parë dhe të dyte vetëm me Jackson Pollock.

I treti nuk ka rëndësi.

* Piktor

Next Post
Tahiri takon gjimnazistët: Njihuni me problemet e Policisë, nesër do t’i zgjidhni ju

Tahiri takon gjimnazistët: Njihuni me problemet e Policisë, nesër do t’i zgjidhni ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

December 20, 2025
“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

December 20, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Berisha i trajton gjithë opozitarët si Salianjin

December 20, 2025
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas/ INSTAT: Shumica e emigrantëve, në Itali dhe Greqi

December 20, 2025
Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In