Sali Berisha ka rënë përsëri pre e lojës që e vendos shpesh herë i ashtëquajturi “qytetari dixhital”, shkruan Tema.
Ai ka shkruar sot në Facebook se shefi i qeverisë ndodhet në Dhërmi duke pushuar.
“Flaket po shkrumbojne Llogarane, Edvini freskohet ne Dhermi! I papergjegjshem! sb” shprehet Berisha me siguri.
Ndërkohë, Rama ka qenë pjesë e Samitit të Kartës së Adriatikut i cili zhvillohej në Malin e Zi.
Pas samitit, kryeministri u takua edhe me numrin dy të SHBA-së Mike Pence. /b.d