• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edukoni djalin që të mos na përdhunojë vajzën”

by Çapajev Gjokutaj
02/06/2021 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

“Protestë me moton ‘Eduko djalin!’”. Ky titull përsëritej javën e kaluar në disa prej lajmeve që pasqyronin tubimet e shoqërisë civile në Rrëshen, Tiranë, Shkodër, Fier dhe qytete të tjera. U organizuan këto tubime për të protestuar kundër përdhunimit të një 15-vjeçareje mirditore, përdhunim i bërë nga pesë burra dhe të rinj të fshatit Tarazh, që për disa muaj me radhë e kishin kaluar minorenen dorë më dorë, duke e shantazhuar me publikimin e një videoje.

Kjo puna e edukimit të djalit si ilaç për të kuruar plagën e përdhunimit e ka një motivim logjik. Kultura e përdhunimit lidhet edhe me prirjen e mashkullit për dominim, dhunë dhe agresivitet, prirje që ngjan tej njerëzores me që haset edhe te gjitarë të tjerë. Pas gjasash kemi të bëjmë me një predispozitë natyrore, por që tek njerëzit merr trajta më të theksuara dhe doemos edhe më të sofistikuara ngaqë ushqehet edhe nga faktorë kulturorë si patriarkalizmi, seksizmi, misongjia, pornografia etj.

Është investim i dobishëm social nëse e edukojmë djalin e sotëm që tek vajza të shohë një variant të vetes, një shoqe që jeton e vepron përbri tij, një etnitet intelektual dhe shpirtëror që gjykon, vlerëson e ndjen si ai, me një fjalë ta edukosh që të shohë te shoqja TJETRIN, disi të ndryshëm, por shumë të barabartë me të. Edukimi i djalit kësisoj do të përbënte një investim të çmuar, që do të ndihmonte të zbuteshin shumë probleme të marrëdhënieve gjinore, të bashkëjetesës në familje përfshi edhe plagë si përdhunimi, që fqinjërojnë me barbarinë. Për të mos thënë pastaj që vetë djali do dilte i fituar ngaqë aftësia për të ndërtuar marrëdhënie me shoqen a partneren dhe për të ndjerë empati të zbukuron jetën e ta bën më të pasur ngaqë të shtyn të përjetosh edhe hallet e gëzimet e tjetrës.

Gjithsesi, edukimi i djalit me normat e barazisë gjinore vështirë se do të zgjidhte problemet që porsa përmenda, madje vështirë se do të sillte ndonjë ndryshim të ndjeshëm. Për të mos e humbur toruan në qendrime teorike le të qasemi më thjesht e më konkretisht.

Njoftohet se familja e minorenes së përdhunuar në Mirditë ka kërkuar të largohet nga fshati. Të njëjtën gjë kërkoi dhe realizoi edhe familja e vajzës së përdhunuar në Babrru kohë më parë, madje edhe ajo e Kavajës. Madje familjes së fatkeqes së Kavajës nuk i mjaftoi trauma e bijës së keqtrajtuar, por iu desh të përballej edhe me miniprotesta banorësh, që kërkonin largimin e saj si masë për të mbrojtur namuzin e qytetit.

Reagime të tilla që ndjekin një pjesë të mirë të abuzimeve seksuale me të mitura, dëshmojnë se tek ne, duke filluar nga kryqyteti e deri në fshatrat e periferisë, mbetet i fortë e thuajse mbizotërues mentaliteti që fajëson vajzën a gruan për çdo anomali e skandal në marrëdheniet gjinore.

Ishte gjë e mirë dhe doemos edhe e dobishme reagimi i shoqërisë civile kundër përdhunimit të minorenes mirditore.  Qindra të reja e të rinj morën pjesë në protestat e organizuara  në disa qytete. Problemi është se krahas këtij qendrimi qytetar që dënon përdhunuesit dhe kërkon rritjen e masave parandaluese nga shoqëria dhe shteti, gjallon edhe mentaliteti që fajin ia hedh vajzës, qasja që fajëson viktimën dhe në një mënyrë a tjetrën merr në mbrojtje dhe amniston abuzuesit dhe kriminelët.

Madje pas gjasash, qasja amnistuese ngjan të jetë ku e ku më veprues se qasja qytetare. Kjo e fundit, manifestohet një herë në mot, në veprimtari të organizuara nga shoqata të ndryshme që janë më shumë jashtë sesa brenda komunitetit. Qasja amnistuese, përkundrazi vepron nga brenda e në vazhdimësi, pa pritur thirrje e organizime, dhe të sjell ndër mend molën a ndryshkun që brejnë pa pushuar asnjë çast.

Mentaliteti që amniston përdhunuesit a dhunuesit dhe fajëson vajzat e gratë, ngjan të jetë më veprues ngaqë ushqehet përditë prej një vargu faktorësh realë të një game të gjerë që ze fill me mbetje patriarkale të kohës së Baba Qemos dhe ngjitet tek dukuri ‘moderne’ si seksizmi, pornografia, trafikimi dhe të tjera që kanë prirjen t’i paraqesin vajzat dhe gratë si objekte në funksion të burrit a të djalit.

E keqja është se për dukuri të tilla mediat dhe në përgjithësi shoqëria flasin pak dhe kryesisht kur ka ndonjë sebep si përdhunim a vrasje. Shpesh të krijohet përshtypja se flasim për dukuri të tilla vetëm kur jemi të detyruar ngaqë na pëlcet skandali i radhës në dorë. Lëvizja ‘#metoo’ psh që denonconte abuzimet seksuale u përhap gjerë, përfshiu edhe vende të tilla si Irani, Palestina e Turqia, madje edhe fqinjë tanët si Serbia e Greqia, por në Shqipëri nuk erdhi dot. Jo se nuk kemi patur e nuk  kemi abuzime seksuale gjithfarë llojesh, por se vazhdojmë me prirjen e qëmotit që tema të tilla t’i kthejmë në tabu.

Flasim shpejt e sipërfaqshëm vetëm për skandalet e momentit, ato që shpërthejnë dhe s’i fshehim dot më, pastaj kthehemi tek telenovela politike e ditës me personazhet e përjetshëm Rama, Berisha, Meta, Basha e më the e të thashë. Ky lloj ligjërimi kapso politik, jo vetëm që u hyn në pjesë halleve që kemi në rrafshe të ndryshme të jetës, por shërben edhe si hashash. Ka të ngjarë që në ligjërimin mediatik kultivojmë shumë më tepër kanabis sesa në skërkat e fshehura pyjeve…

Next Post
Pse u qëllua për vdekje babai i dy vajzave në Tepelenë? Policia shoqëron një person. Fqinjët e Çajup Selimit: U tronditëm, ishte punëtor

Pse u qëllua për vdekje babai i dy vajzave në Tepelenë? Policia shoqëron një person. Fqinjët e Çajup Selimit: U tronditëm, ishte punëtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In