Nga testet e kryera në 24 orët e fundit në Lezhë për koronavirusin ka rezultuar pozitive edukatorja e kopshtit ‘Skënderbeg’. Së bashku me të edhe bashkëshorti i saj, i cili tregton qofte në qytet.
Menjëherë janë marrë masat dhe është bërë dezinfektimi i kopshtit, i cili ka qenë i mbyllur për fëmijët për shkak të pushimeve të verës. Ndërkohë janë bërë tamponët për pjestarët e stafit përgjigjet e të cilëve nuk kanë dalë akoma.
g.kosovari