Deputeti Socialist Eduart Ndocaj në një intervistë televizive ka deklaruar se kreu i PS-së Edi Rama ka përçarë Partinë Socialiste dhe në Lezhë kjo parti nuk ekziston.
“Marrëdhëniet me PS i kam shumë të mira, por PS në Lezhë nuk egziston. Duhet të ndërtohet një strukturë e re kemi zgjedhur një grua të re shumë të mirë, por po e ndajnë në shumë degë PS në Lezhë. Kjo ndarje do të çojë në dështim të plotë, prandaj duhet të reformohet, duhet të thirren njerëzit që janë larguar. Ata që e kanë marrë peng PS në Lezhë kanë larguar njerëzit me kontribute dhe e kanë marrë disa njerëz të pavlerë që s’kan asnjë votë dhe nuk i shkon kush mbrapa”, tha Ndocaj.
Deputeti Socialist nga ana tjetër ka kërkuar që PS dhe LSI të hetojnë dhe sqarojnë kërcënimin që LSI i ka bërë Ndocajt nëpërmjet Dritan Kabës.
“LSI nuk më ka marrë kurrë seriozisht se i duken të pamundura, të paarritshme ato që unë dhe qytetarët dëshirojmë.
Një sekretar i grupit të LSI Dritan Kaba, ky është i autorizuari më i madh për kërcënimin që sillet, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në FB. Zotit Ndocaj t’i përgatisim ta bëjmë hero, të lajmërojmë dhe qeverinë të jetë në gadishmëri kurdo që të ndodhë ky atentat. Kërkoj të merren masa urgjente nga LSI për deklaratën e këtij zotërie dhe patjetër që kërkoj që PS ta hetojë dhe më thellë dhe ta shikojë këtë individ që është një njeri një ushtar i Fatos Nanos dhe tani ushtar i Metës, por një njeri parazit të cilin unë e shoh në parlament që merr rrogën kot”, shprehet Ndocaj në intervistën e tij.
Nga ana tjetër Ndocaj i kërkoi kryeministrit Rama të mbajë premtimin ndaj emgriantëve që ata të kenë të drejtën e votës. “Unë do të jem gjithmonë njeriu kritik kundrapedal për çdo gjë, nëse emigrantët nuk do të votojnë dhe nuk do të bëhet një ligj, deri në 2017 kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme”, tha Ndocaj.
Nga ana tjetër Ndocaj thotë se qevria e Ramës do të ishte meë e sukseshme pa LSI-në në qeverisje.
“Shpreh bindjen se Edi Rama do të kishte një mbështetje të madhe qytetare në të ardhmen nëse ai nuk do të jetë më në koalicion me LSI. Jam i bindur se qytetarët do ta votojnë se kjo qeveri ka mundësi të qeverisë, por gjithmonë pa aleatin LSI, i cili na ka dëmtuar totalisht nga qeverisja dhe imazhi”, shprehet Ndocaj.