• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edkuatorja emocionohet në gjykatë: Ja çfarë ndodhi në të vërtetë me fëmijët

by A R
08/06/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denida Rexhepi, edukatorja e një kopshti privat në Tiranë, e dyshuar për ushtrim dhune ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës së saj, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

edukatorja e arrestuar
edukatorja e arrestuar

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për lënien në qeli të 30-vjeçares, të paktën deri në një vendim të dytë gjyqësor.

Edukatorja Rexhepi nga ana e saj mohoi kategorikisht dyshimet e Prokurorisë, duke pohuar se nuk kishte dhunuar të miturit që kishte në përkujdesje.

Edukatorja duke dale nga gjykata
Edukatorja duke dale nga gjykata


Pretendimet e të dyshuarës dhe avokatit të saj nuk bindën gjyqtarin e gatshëm, Altin Shkurti. Rexhepi u paraqit në sallën e gjyqit rreth mesditës, në një gjendje tejet të rënduar emocionale.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun. Burime brenda sallës bënë me dije se përfaqësuesi i Prokurorisë i ka thënë Gjykatës se ndaj 30-vjeçares janë depozituar kallëzime për të paktën dy raste të ushtrimit të dhunës prej saj ndaj fëmijëve të mitur.

Sipas prokurorit, nga analizimi paraprak që u është bërë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit, është krijuar dyshim i arsyeshëm se Rexhepi ka konsumuar elementë të veprës penale të “keqtrajtimit të të miturit”.

Për këtë shkak, duke iu referuar rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrethanave të ngjarjes, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të. Pretendimi i tij është kundështuar me forcë nga ana e avokatit të Rexhepit.

Sipas burimeve, avokati ka pretenduar se e mbrojtura prej tij nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe ka kërkuar lirimin e saj nga qelitë e paraburgimit.

“E mbrojtura prej nesh nuk ka ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj të miturit. Ajo është edukatore e përkushtuar dhe gëzon dashurinë e fëmijëve të kopshtit ku ka ushtruar detyrën”, është shprehur mbrojtësi.

Në lidhje me episodin e përmendur nga prokurori, i filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, avokati ka pohuar se ka qenë vetëm një tërheqjeje vëmendjeje nga ana e edukatores dhe jo një veprim i dhunshëm.

“Dy fëmijët kanë qenë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe edukatorja vetëm u ka tërhequr vëmendjen, asgjë më shumë”, është shprehur mbrojtësi.

Pretendimet e avokatit janë konfirmuar më pas edhe nga e dyshuara Rexhepi. “Nuk është e vërtetë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj asnjërit prej fëmijëve në kopsht”, ka pohuar ajo nga kafazi i xhamtë i sallës së gjyqit.

Pasi është njohur me pretendimet e palëve, gjyqtari Altin Shkurti vendosi lënin e saj në paraburgim deri në hetimin e plotë të rastit. Ngjarja u denoncua nga prindërit e disa fëmijëve që thanë në polici e më pas në prokurori se kishin parë ndryshimin e sjelljes së të miturve dhe shenja dhune te fëmijët.

Po kështu, verifikimi i kamerave të sigurisë në kopsht, sipas Prokurorisë, nxori në pah faktin se fëmijët ishin dhunuar në disa data të ndryshme nga ana e edukatores./Panorama

Next Post
Reali nuk e konfirmon më De Gean

Reali nuk e konfirmon më De Gean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In