Peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, i nënshkruar në korrik të vitit 2014 nga më shumë se 100 qytetarë, nuk ka arritur ende në adresën për të cilën ishte dërguar.
Dorëzimi i tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte paralajmëruar se do të bëhej në shtator të vitit 2014, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, shkruan “Koha Ditore”.
Nënshkrimet e 115 mijë e 759 qytetarëve të Kosovës, që kërkojnë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë Luftës në Kosovë, sipas kryetares së Bordit që kishte organizuar nënshkrimin e peticionit, Edita Tahiri, janë duke u injoruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.