• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edit Harxhi, e besuara e Berishës, me mision sekret në Moskë në prill 2012

by Java News
04/12/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet 2011-2012 Shqipëria përpiqej të vinte në funksionim të gjitha nivelet e marrëdhënieve me Rusinë, duke siguruar një ftesë për kryeministrin Berisha në Petërburg dhe një vizitë të kryediplomatit rus Lavrov në Shqipëri. Këto fakte bëhen të ditura në një intervistë që i ka dhënë agjencisë shtetërore ruse të lajmeve ITAR-TASS zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi, më 12 prill 2012.

Ndërkohë është i pashpjegueshëm fakti që ndërsa MPJ-ja dhe mediat ruse i bënë jehonë vizitës të Harxhit në Moskë, vartësit e saj në Tiranë nuk e pasqyronin në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme veprimtaritë në “Romën e Tretë”.

Për më tepër që Harxhi, një nga njerëzit më të besuar të Berishës dhe PD-së, kishte arritur sukses, teksa siguroi një ftesë për Kryeministrin shqiptar në forumin ekonomik të qershorit 2012 në Shën-Peterburg. Po hedhim dritë për një vizitë të gjatë të ish-nr. 2 të MPJ-së, Edith Harxhi në Moskë, por që nuk është bërë publike as nga MPJ-ja dhe as nga mediat shtetërore.  Përtej misterit që shkakton ky fakt, ngjallin interes deklarimet e Harxhit në vendin e stepave të pamat.

Tatim pulsi

“Tani në kuadrin e NATO-s po formohet në mënyrë aktive sistemi evropian i mbrojtjes nga raketat. A po planifikon Shqipëria t’i bashkohet kësaj strukture, a do të instalohen në të ardhmen në territorin shqiptar elemente të sistemit pan-evropian të mbrojtjes nga raketat?”, kjo ishte një nga pyetjet e porositura nga lidershipi i Rusisë për agjencinë e shtetërore telegrafike ITAR-TASS për t’iu bërë zëvendësministres shqiptare të Jashtme Edith Harxhi.

Por, ajo, me elegancë, përdori një dredhi ala Berishë në përgjigjen e saj: “Që nga viti 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Angazhimi ynë në Aleancë nuk konsiston vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë në tërësi, si edhe në rajon, por edhe në pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse. Do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në kuadër të ISAF-it në Afganistan, si dhe në operacione të tjera të NATO-s në të gjithë botën.

Shqipëria është një vend i cili jo vetëm garanton siguri, por edhe e prodhon, dhe, duke qenë një shtet i tillë, ne kemi instrumentet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve të agjendës ndërkombëtare.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar lidhur me çështje të ndryshme në OKB, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Në bisedimet me Vladimir Titovin u konstatua se negociatat në kuadër të Këshillit Rusi-NATO duhet të vazhdojnë, nuk ka rëndësi se në çfarë niveli do të bëhen”. Rusia tatoi pulsin për faktin se në vitin 2008 Berisha kërkoi që radarët amerikanë anti-raketë të instaloheshin në Shqipëri, gjë që solli reagimin e ashpër të Moskës. Se sa me merak e ka këtë problem, mjafton të citojmë radion shtetërore “Golos Rossii” (Zëri i Rusisë) në një lajm të 17 prillit: “Rusia synon të vendosë një radar mbi-horizontal në territorin e Transnistrias.

Stacioni i ri i radiolokacionit, i përfshirë në sistemin e paralajmërimit të sulmeve raketore, do të jetë një nga përgjigjet e Rusisë ndaj vendosjes së Mbrojtjes Evropiane Antiraketë dhe krijimit të bazave ushtarake të NATO-s në Rumani”. Sikurse ka dalë nga dokumentet e shklasifikuara amerikane, në vitin 1961 Presidenti Xhon Kenedi anuloi një bombardim atomik të Shqipërisë për shkak të një radari sovjetik të Paktit të Varshavës në ishullin e Sazanit, me t’u prishur marrëdhëniet e Hoxhës me Hrushovin.

Por Moska e sotme është dhe pragmatiste. Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së ruse, në konsultimet midis Titovit dhe Harxhit, më 4 prill, “u diskutuan çështje të ndërveprimit të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kontekst të kryesimit të ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, një numër çështjesh të politikës globale dhe gjendja në Evropën Juglindore”. Me sa duket, Rusia mund t’i jepte kënaqësi Tiranës duke i çuar ftesë Kryeministrit Berisha për një forum ekonomik në qershor dhe ku të takonte kryeministrin e ri rus. Të paktën, kështu del nga intervista e Harxhit që priste të realizohej ky event.

Nostalgjia

“Po bëjmë përpjekje të aktivizojmë lidhjet tona”, tha në intervistë Harxhi, e cila 9 ditë më parë, më 3 prill, në universitetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse MGIMO, në një leksion kushtuar zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Shqipërisë, tregoi me hollësi mbi bazat e bashkëpunimit, që u vendosën në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet 1940-50.

Harxhi nënvizoi se kujtimi për këto tradita është ende i gjallë në Shqipëri. Por. me sa duket, rusët janë mosbesues. Në një shkrim të 19 gushtit 2009 gazeta zyrtare e qeverisë ruse botoi artikullin me titullin “Kryeministri shqiptar akuzoi Rusinë se po përpiqet “të kthejë Bashkimin Sovjetik”.

Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, me t’u kthyer nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, në një konferencë shtypi të improvizuar, e gjykoi ashpër agresionin e Moskës kundër shtetit të lirë të pavarur dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhynte me urgjencë për të rregulluar gjendjen.

Sipas fjalëve të kryeministrit të Shqipërisë, Rusia ne veprimet e saj nuk do as më shumë as më pak “të kthejë Bashkimin Sovjetik”. Për Kremlinin,“hipokrizia e shqiptarëve, natyrisht, shpjegohet me faktin se ata thjesht përsërisin fjalë për fjalë çka u thonë amerikanët”.

Por Berisha ka ndryshuar. Madje, ai u tregua tejet i sjellshëm, kur priti një vit më parë në një audiencë drejtorin e Antidrogës Ruse dhe urdhëroi aderimin e Shqipërisë në Pesëshen e udhëhequr nga Rusia dhe Serbia për të rrethuar Kosovën me një “kordon sanitar” për luftën kundër narkotrafikut. Jo vetëm kaq, Harxhi u udhëzua të deklaronte në intervistën e cituar se Shqipëria beson që “ndërveprimi në Ballkan krah për krah me Rusinë ka shumë rëndësi për garantimin e sigurisë në rajon”. Berisha u ka kërkuar rusëve të fusin në Shqipëri një degëzim të gazsjellësit rus “Rryma Jugore”./ Shqiptarja.com

Next Post
‘Çakejt’ e internetit/ Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

'Çakejt' e internetit/ Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

February 4, 2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

February 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kënga e Sprasme e Saljanjit

February 4, 2026
Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

February 4, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

February 4, 2026

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In